Fevziu tregon përse u përplas me Bashën: Nuk jam penduar…

Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu flet për incidentin e një dite me parë kur kishte të ftuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Basha i kërkoi një qytetari të afrohej dhe të tregonte historinë e tij, por kjo nuk u lejua nga Fevziu.

Pasi i kërkoi Bashës që të mos ia jepte mikrofonin, Fevziu e mbylli emisionin.

Ja çfarë thotë Fevziu për Panorama, lidhur me incidentin e mbrëmshëm.

Ka ngjallur debat incidenti i mbrëmshëm në fund të emisionit Opinion, kur ju nuk pranuat qe te fliste nje nga protestuesit ne cader gjate intervistes me Bashen. Pse moret ate vendim, ne nje kohe kur qytetari mund te kishte nje histori interesante per emisionin?

Unë isha duke zhvilluar një intervistë me Kreun e PD, sipas një formati të përcaktuar prej 20 vitesh në Opinion. Formati është strikt dhe nuk ndryshon. Qytetari mund të kishte një histori interesante, por duhet ta rrëfente atë në vendin që duhej, mbase edhe në Opinion, por një ditë tjetër. Ai nuk mund të ndërhynte në formatin e intervistës dhe në asnjë rast nuk do ta lejoja këtë. Do ishte shpërdorim dhe shkelje e një marrëveshje të vendosur më parë. Ne kishim intervistë dhe jo miting.

A jeni penduar per formatin e intervistes qe zgjodhet dje me kryetarin e opozites ne cadren e protestuesve duke pasur parasysh qe shpesh -here u nderprete nga turma qe mbeshteste Bashen?

Jo, fare. As gjatë emisionit dhe as sot. Që prej vitit 2005 unë kam ndërtuar emisione të tilla në fushatë elektorale. Kur liderët vijnë të shoqëruar nga mbështetës në studio që gjithë kohën brohorasin apo hedhin parulla. Kjo i bën liderët më agresive, por njëkohësisht edhe gazetarin. Eshtë një format ndryshe, që nuk e bën dot ç’do javë, por që herë herë është tejet tërheqës. Mjafton mos të ndikohesh nga kori i mbështetësve dhe mos trembesh prej tyre. Dhe të bësh pyetjet që ke vendosur. Nëse ja arrin, është gjithmonë më interesant se sa një format i zakonshëm. Por është padyshim i lodhshëm. Një format i tillë shumë interesant ka qenë më Ilir Metën në zgjedhjet e 2015.

A do ishte edhe Rama pjesë e një formati të tillë?

Nëse flisni për mbështetësit, ka qenë. Edhe ai në 2015 ka ardhur me mbështetës dhe ka qenë pak a shumë kjo situatë. Nëse flisni për një situatë me më shumë mbështetës do isha vërtet i kënaqur nëse ndodhte.

Rama nuk ka pasur një intervistë të tillë në 2010?

Rama nuk vinte në Opinion në 2010. Grevën e atëhershme e kemi mbuluar me lidhjet live të Desada Metës njësoj si edhe këtë grevë. Nëse Rama do jepte intervistë padyshim që do ishte live edhe prej aty. Po atë vit mbaj mend që kemi intervistuar nga kioska promocionale në Sheshin Skënderbej arkitektët belgë që Rama kishte zgjedhur për të rindërtuar Sheshin Skënderbej. Por besoj se situatat ndryshojnë dhe besoj se të gjithë do kenë mundësi të jenë në ato rrethana.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Fevziu tregon përse u përplas me Bashën: Nuk jam penduar…”

  1. Tani says:

    Fevziu nuk duhet ta kish bere kete interviste ne cader. Ishte pjese e skenarit. Ai gjoja kundershtonte Bashen por ne fund te fundit e beri te gjithe intervisten. Kjo qe beri fevziu eshte inkurajim i protestes anti-Veting dhe anti-Drejtesi. Sigurisht media Klan ka qene dhe vazhdon te jete pjese e klanit Berisha e kompani dhe nuk mund te benin ndryshe. Kane marre miliona nga Berisha dhe nuk mund te silleshin ne menyre te paaneshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *