Ndërmarrjet e të gjithë sektorëve i rriten investimet me 14 për qind më 2015 në krahasim me një vit më parë, sipas anketës strukturore të INSTAT.
Vlera e investuar arriti në 208 miliardë lekë.
Investitorët më të mëdhenj vijojnë të jenë ndërmarrjet e energjetikes dhe ujit. Më 2015 investimet në këtë sektor u zgjeruan me 13 për qind ose 7 miliardë lekë.
Gjithsej vlera arriti në 59 miliardë lekë ose 430 milionë euro.
Më 2014 dhe 2015 investimet gjithsej në këtë sektor arritën në 112 miliardë lekë.
Rreth gjysma e kësaj vlerë i dedikohet investimeve të kompanisë Statkraft, e cila vitin e kaluar finalizoi ndërtimin e HEC-t të Banjës në lumin Devoll, raporton Monitor.
Pavarësisht se më vlerë të vogël kompanitë shqiptare vitin e kaluar kanë dyfishuar investimet në sektorin e hotelerisë. Investimet arritën në 2.3 miliardë lekë nga 1.2 miliardë më 2014.
Fokusi i investimeve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit ka ardhur në rritje kohët e fundit për shkak të ofertës gjithnjë e në rritje nga të huajt për të pushuar në Shqipëri. Kjo tendence u nxit së fundmi edhe nga pasiguria në Turqi e cila po orienton pushuesit drejt vendeve të tjera të Mesdheut.
Sektori që pa rënie dramatike të investimeve ishte industria nxjerrëse. Rënia me 2015 ishte 35 % krahasuar me 2014, e nxitur nga rënia drastike e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Shumica e kompanive që nxjerrin naftë në vendin tonë u përballen me kosto më të larta se çmimet. Si rezultat i kësaj situate kompanitë panë rënie të fitimeve dhe investimeve.
Ndryshe nga industria nxjerrëse, ajo përpunuese ka parë një dyfishim të investimeve. Të nxitura nga kërkesa e jashtme në rritje sidomos ndërmarrjet e fasonit janë zgjeruar ndjeshëm. Më 2015 në linjat e industrisë përpunuese u investuan 21.1 miliardë lekë nga 9.8 miliardë lekë më 2014.
Investimet në sektorin e ndërtimit ranë gjithashtu. Moratoriumi i lejeve që është ende në fuqi për shumicën e qarqeve ka penguar investimet në sektor të cilat ishin 9 për qind më të ulta se më 2014.
Ndryshe nga treguesit e tjerë, prodhuesit e të mirave zënë pjesën më të madhe të investimeve të realizuara duke përbërë 61,8 % të investimeve gjithsej për 2015.
gjithnje e me shume po merren hapa shume te mire ne kuader te ekonomise eshte ne rrugen e duhur fale mbeshtetjes dhe reformat qe po kryen qeveria
pavaresisht problemeve punohet fort per rritjen e investimeve ne vend dhe permiresimin e imazhin e te berit biznes ne shqiperi duke e kthyer ne nje vend atraktiv per investitoret
Nje lajm shume i mire invetsimet e huaja jane nje shtyse e madhe per ekonomine sjellin me shume vende te reja pune dhe permiresim te jetes se qytetareve, uroj te vazhdohet ne keteo hapa.
super pozitive menyra me efektive per me shume zhvillim dhe mireqenie