KQZ nuk ndërpret mandatin e Armando Prengës, kërkon materiale shtesë nga Prokuroria

24 Shkurt 2017, 12:13Politika TEMA

Me 4 vota pro dhe 3 kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t’i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme duke kërkuar materiale më të hollësishme lidhur me dënimet e deputetit Armando Prenga, për të cilin organi i akuzës ka kërkuar ndërprerjen e mandatit për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Anëtarët e propozuar nga mazhoranca ishin kundër këtij vendimi, duke kërkuar heqjen e mandatit.

Por, kryetari i KQZ-së, Denar Biba, argumentoi se e njëjta procedurë është ndjekur dhe pak javë më parë, kur i është hequr mandati deputetëve Selami dhe Tahiri.

Prokuroria ka kohë deri të hënën për t’i vënë në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të gjitha materialet informuese mbi Armando Prengën, pasi, sipas Bibës, me materialet e paraqitura nuk mund të merret një vendim.

1 komente në “KQZ nuk ndërpret mandatin e Armando Prengës, kërkon materiale shtesë nga Prokuroria”

  1. LORA says:

    Lajm i mire.
    Armando Prenga eshte tmerri i langaraqve te shqup-it,,,,,ai ua njeh mire zanatet antishqiptare dhe ua jep cmimin qe meritojne.Prandaj i jane sulur si hiena,me ndihmen e lllallerise,t’a fundosin dhe te trimerojne keshtu veten.
    Big like per Armando Prengen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje