“Lufta për të shpëtuar kokën zakon i mafias. ‘Strategu’ i çadrës Sali kërkon të trembë Amerikën, por nuk e ndal dot Vettingun. Do dorëzoni vilat e paratë”

Nga Spartak Ngjela

Para dështimit politik, qetësinë e ruajnë vetëm burrat e shtetit.

Kalamajtë nuk e kuptojnë dot që politika ka nje rregull: po humbe kohën duhet të ikësh, por jo të shpërthesh një luftë. Në fakt, lufta për të shpëtuar kokën nga ndëshkimi i ligjit, ka qënë tradite mesjetare dhe është zakon i Mafies. Këtë bëri sot edhe eksponenti kryesor qesharak i një çadre ku ka varur shpresat krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri.

Vërtet mendon krimi shqiptar se do të mundë politikën amerikane me një çadër mbushur me hallexhinj që nuk kuptojnë dot asgjë?

Ja, sot, shpërtheu më në fund çadra qesharake e Partisë Demokratike: kërkon luftë partizane sabotuese në Shqipëri !!!

Por, me kë do ta bëjë luftën kur policinë nuk e morën dot?

Kush janë trimat?

Shumë të revoltuar janë krerët çadrës, po pse?

Kanë humbur përfundimisht, shpejt do jenë të akuzuar për korrupsion, por nga strukturat e specializuara amerikane. Këtu është objekti i luftës: të shpëtojmë gjënë e vjedhur.

Janë shumë të tembur. Kot vuajnë: janë të kapur, dhe janë shumë: kanë humbur luftën me Amerikën. Vetëm një i fantaksur si Saliut i shkon mendja që të mundë Amerikën, pasi vetë është i inkriminuar.

“Strategu” i çadrës tha që të sulmojnë dhe te çajnë goma, të thyejnë xhama dhe të heqin zvarrë nga zyrat administratën shtetërore aktuale. Po pse?

Që të trembet Uashingtoni politik.

Hajde Sali, hajde, pse me zhurmë xhamash që thyen do të trembesh Amerikën ti?

Asgjë nuk do të arrijnë dot. As vetingun nuk e ndalon dot Saliu. Gjithçka do të ecë si në gjalpë.

Lodhen kot.

Shpresojnë kot.

Nuk kanë më kohë të korruptuarit. Janë të akuzuar për vjedhjet. Vilat dhe paratë do t’i dorëzojnë.

“Shqiptarë! tragjedia e hajdutëve do jetë gjëja më qesharake në këtë vend”: kështu shkroi një ekspert ndërkombëtar.

Kështu ka shkruar më parë ky ekspert edhe për kroatët, edhe për rumunët. Ja, tani ai iu drejtua edhe shqiptarëve.

Prandaj çadra e lirisë për të vjedhur, është në “grahmat e fundit”. Të gjitha do të mbarojnë sipas ligjit… edhe vetingu i gjyqtarëve, edhe vetingu i politikës së lartë. Asnjë lloj bllokimi nuk i bëjnë dot ligjit të vetingut për kanditaturat… Koha e pastrimit të Shqipërisë nga krimi i organizuar shtetëror erdhi…

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...