“Lufta për të shpëtuar kokën zakon i mafias. ‘Strategu’ i çadrës Sali kërkon të trembë Amerikën, por nuk e ndal dot Vettingun. Do dorëzoni vilat e paratë”

24 Shkurt 2017, 21:22Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Para dështimit politik, qetësinë e ruajnë vetëm burrat e shtetit.

Kalamajtë nuk e kuptojnë dot që politika ka nje rregull: po humbe kohën duhet të ikësh, por jo të shpërthesh një luftë. Në fakt, lufta për të shpëtuar kokën nga ndëshkimi i ligjit, ka qënë tradite mesjetare dhe është zakon i Mafies. Këtë bëri sot edhe eksponenti kryesor qesharak i një çadre ku ka varur shpresat krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri.

Vërtet mendon krimi shqiptar se do të mundë politikën amerikane me një çadër mbushur me hallexhinj që nuk kuptojnë dot asgjë?

Ja, sot, shpërtheu më në fund çadra qesharake e Partisë Demokratike: kërkon luftë partizane sabotuese në Shqipëri !!!

Por, me kë do ta bëjë luftën kur policinë nuk e morën dot?

Kush janë trimat?

Shumë të revoltuar janë krerët çadrës, po pse?

Kanë humbur përfundimisht, shpejt do jenë të akuzuar për korrupsion, por nga strukturat e specializuara amerikane. Këtu është objekti i luftës: të shpëtojmë gjënë e vjedhur.

Janë shumë të tembur. Kot vuajnë: janë të kapur, dhe janë shumë: kanë humbur luftën me Amerikën. Vetëm një i fantaksur si Saliut i shkon mendja që të mundë Amerikën, pasi vetë është i inkriminuar.

“Strategu” i çadrës tha që të sulmojnë dhe te çajnë goma, të thyejnë xhama dhe të heqin zvarrë nga zyrat administratën shtetërore aktuale. Po pse?

Që të trembet Uashingtoni politik.

Hajde Sali, hajde, pse me zhurmë xhamash që thyen do të trembesh Amerikën ti?

Asgjë nuk do të arrijnë dot. As vetingun nuk e ndalon dot Saliu. Gjithçka do të ecë si në gjalpë.

Lodhen kot.

Shpresojnë kot.

Nuk kanë më kohë të korruptuarit. Janë të akuzuar për vjedhjet. Vilat dhe paratë do t’i dorëzojnë.

“Shqiptarë! tragjedia e hajdutëve do jetë gjëja më qesharake në këtë vend”: kështu shkroi një ekspert ndërkombëtar.

Kështu ka shkruar më parë ky ekspert edhe për kroatët, edhe për rumunët. Ja, tani ai iu drejtua edhe shqiptarëve.

Prandaj çadra e lirisë për të vjedhur, është në “grahmat e fundit”. Të gjitha do të mbarojnë sipas ligjit… edhe vetingu i gjyqtarëve, edhe vetingu i politikës së lartë. Asnjë lloj bllokimi nuk i bëjnë dot ligjit të vetingut për kanditaturat… Koha e pastrimit të Shqipërisë nga krimi i organizuar shtetëror erdhi…

22 komente në ““Lufta për të shpëtuar kokën zakon i mafias. ‘Strategu’ i çadrës Sali kërkon të trembë Amerikën, por nuk e ndal dot Vettingun. Do dorëzoni vilat e paratë””

  1. Nandi says:

    SHqëria civile,si për çështjen e plehrave duhet të rreagojë.S’mund të destabilizuarit mëndërisht
    të na destabilizojnë vendin.
    Ata duhet të përballen me drejtësinë.!
    NJERËZ, mos rrini indiferent!

  2. Endri says:

    Luli tani eshte KRYETARE I ÇADRES jo i PD.

  3. Aseni says:

    Nuk kane ku shkojme. Shqiptaret e vrare e te vjedhur nga PD nuk genjehen me.

  4. koha jone says:

    Thone qe e kemi rregulluar me Amerken , gjermanine ,ata gjoja i thone vazhdoni protesten mos u dorzoni dhe Basha si nje idiot tipik ,mori zjarr dhe tani eshte gati ,te filloje luften e tij me LLASTIQE TE GOMAVE TE SHPUARA . HA HA HA.
    SKANDALOZ !!!!

  5. Kuq e zi says:

    Bravo taku
    Si cdo vrasje ka nevoje per nje shkak , ashtu dhe cdo proteste ka nevoje per nje ideal
    Duke lexuar politiken e vitit te fundit del se ideali i ksaj proteste eshte pikerisht cke shkruar me siper

  6. Nari says:

    Avokat! U je qepur si Skëderbeu turqve.
    Sot kishin të shtatat.Ki ca mëshirë!
    PLEASEEEEE!!!!!!!!

  7. alphade says:

    Bravo Startak ! Nuk i heq as piken as presjen shkrimit te te mrekullueshem !
    Une do te shtoj dicka qe i vjen per shtat komentiit tend “flash” : Dhe per kete
    do t’referohem Napoleoni: “Me mire nje fund i tmerrshem ,se sa nje tmerr
    pa fun” ! Kjo eshte keshilla per kete tufe mafiozesh me ne kryekriminelin e
    Shqiperise dhe i shqiptareve ,Sali Berishovic- Fasllic- Milloshevici ,!!

  8. Sebbasstian says:

    Pjesa dermuese e atyre qe jane ne cader nuk besoj se i ha meraku per Lul shalngjiturin , duhet te jene nga ata pabuksit qe se ngopin barkun me buke dhe shfrytezojne rastin per tu ngopur.

  9. kozmo says:

    PERSE ESHTE LARGUAR PRESIDENTI I SHBA ,NGA KJO NGJARJE TEPER E RENDESISHME . CFARE KA NDODHUR VALLE ME DONALD LU ?????????????!!!!!!!

    1. Trimi says:

      Edhe nje here nje bravo e madhe per z. Spartak Ngjela. Dhelpra kur bie ne cark vetem ulerin dhe ulerin, por pa parur mundesi per te shpetuar. Problemi nuk eshte Luje Basha, por krimineli S. Berisha.

  10. Commando says:

    Pershkrimi i avukatit eshte teper i sakte , eshte aq i sakte sa nuk i heq ose i ve asnje presje , keta jane kreret e bandave te vjedhjes , shthurjes se shoqerise shqiptare , te krimit te organizuar , dhe tradhetise , dhe mos me thuni ku ???? Te lidhesh ma reveshje me fqinjin tende kundershtar ne epoka , dhe ti japesh te drejte te futet ne ujrat e tua , sepse keshtu do ti , ne minimum i thua tradheti , keta jane personifikimi i te babeziturit te vjechjes te tradhetise dhe krimit te oganizuar , dhe tani u erdhi fundi ,mundohen te hedhin letren e fundit qe kane ne menge , ate te destabilizimit ,genjehen ama , ajo nuk shkon me , koha iku , cdo gje eshte me kohe , dhe me botkuptim , nuk i shoqerojne me dhe nje grup simpatizantesh qe kane , ate duhet ta kishin te qarte qe asnje mbret , diktator apo udheheqes shteti , qe grabuti ,vodhi ,tradhetoi , dhe vrau , ne ghithe istorine e njerezimit nuk pati hapy end , te gjithe perfunduan ne koshin e plerave ta shoqerise , eshte kaq e thjeshte , kete nuk e filozofuan dot ?????? Tani eshte shume vone , dhe u takon parimi dhe fjala eurte popullore : luajten , dhe humben …….

  11. aron says:

    Shpalosja e programit zhvellimor gomshpues dhe xhamthyeres nga ana e zotit Basha eshte pritur me nje entuziazem te madh nga populli. Jehona e ketyre thirrjeve ka dhene efekte te menjehereshme. Ngado jane vene re levizje te panatyrshme nga ana e gomisteve, te cilet kane perveshur menget per ti bere balle fluksit te madh te punes qe u eshte hapur. Por ajo qe vlen te theksohet eshte hutimi dhe coroditja qe ky program ka shkaktuar ne radhet e kundershtareve politik. Sidoqofte, ajo qe mbetet per tu verifikuar eshte shkalla e ndikimit ne zgjedhjet e ardheshme, e ketij programi me te vertete ambicioz.

  12. tomi says:

    Avokat (te thencin); akoma se more vesh qe vettingu tashme eshte bllokuar? Ti qe na mburresh se flet politikisht, as kete se di?

  13. Z.Ngjela pershendetje! Cdo gje e shkruar nnga ju eshte perfekte i nderuar!

  14. XHIM XHIBOKSI says:

    TAKU JE strateg e ta befte zoti hallall se disa drejtues te PS po flene dhe Rama do dije si ta shperbleje kete qendrese kaq te forte e eraliste sa po bene ti te LUMTE JE PER PROKUROR I PERGJITHSHEM E TE PAFSHIM SA ME PARE,se ky qe fle gjume eshte fajtor qe nuk arreston ata qe bejne thirrje per lufte e prape fle.

  15. Drejtësia says:

    Shumë e drejt.

  16. j says:

    Menduam se diktatura ishte e keqja me e madhe për shqiptarët,
    por nuk kishim njohur kleptokracinë maloke që zbehu çdo të keqe të mëparëshme.
    Shpresojmë mos na vijë ndonjë gjëmë tjetër të na trondisë akoma më tepër.
    Per shqiptarët qenka shpikur thënia se “e keqja nuk ka fund”.

  17. alphade says:

    Sebbasstian ! Ju do te thoni se ne cader jane vetem ata qe jetojne
    nene kembet e urave …..ata qe vijne andej nga shpellat ?!!

  18. filan says:

    te lumt goja o Spartak ,kur do te vij ajo dite qe keta krima te dalin para drejtesise…..

  19. pokeristi says:

    Spartak!Mbetesh gjithmone impulsi baze i ngacmimit,i promovimit,i kethjellimit,i qartesimit,i ndergjegjesimit,te reformave te shumepritura ,ne sistemin e drejtesise.Dhe s’ka pse.Je profesionist,je qytetar,je intelektual,je patriot.
    Pershendetje

  20. Na bashkoj kenga popullore says:

    Zoti Ngjela, fakti qe me ben optimist per DREJTESIN nuk jan thjesht shkrimet e tua realiste,por ribelimi yt ndaj ish ortakut tend Saleh Berishoviçit ne kulmin e pushtetit te tija,dhe per kyt meriton respekt dhe komplimenta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje