Moska, Trump-it: Riarmatimi nuklear do të rikthejë luftën e ftohtë

24 Shkurt 2017, 17:31Bota TEMA

Disa deputetë të Dumës ruse kanë reaguar pas deklaratave të presidentit të SHBA-ve Donald Trump se ai kërkon që vendi i tij të jetë numri një sa i përket arsenalit bërthamor.

Qëndrimi i ligjvënësve rusë është se nëse Amerika rinis të armatoset, kjo do të risjellë luftën e ftohtë.

Ata kujtojnë se midis fuqive të mëdha ka një traktat për çarmatimin e armëve bërthamore e kjo tendencë duhet që të vazhdojë.

Ndërkohë, Në fjalimin e tij të parë presidencial përpara grumbullit më të madh të aktivistëve konservatorë të kombit, Donald Trump përshkallëzoi ndjeshëm kritikën e tij ndaj medieve informative, e në mënyrë të drejtpërdrejtë sulmoi përdorimin e burimeve anonime.

“Reporterët nuk duhet të lejohen të përdorin burime, për sa kohë që nuk përdorin emrin e dikujt”, deklaroi ai, vetëm pak orë pasi pjesëtarë të stafit të tij patën një seancë informimi për mediet dhe në fakt refuzuan të lejonin përdorimin e emrave të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje