Mustafa Nano rrëfen: Ja telefonata ime me Lulzim Bashën. Protesta është qesharake

24 Shkurt 2017, 09:27Politika TEMA

Gazetari Mustafa Nano, në një koment të radhës te Mapo, shkruan se vendi ka nevojë dramatike për zgjedhje të lira, por ai shton se protesta është qesharake.

Në shkrim, Nano rrëfen një telefonatë që ka pasur me kreun e PD, Lulzim Basha, por dhe jep komentet e tij ne lidhje me protesten.

Ai e cileson protesten qesharake, por nuk mohon nevojen per zgjedhje te lira dhe demokratike.

Nevoja për zgjedhje të lira është dramatike, por protesta është qesharake

Nga Mustafa Nano

Përpara disa kohësh, pas një shkrimi timit kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, më bëri një telefonatë kreu i PD-së Lulzim Basha. Ishte një telefonatë që nuk e prisja. Kisha rreth 10 vjet pa ia dëgjuar zërin në telefon. Dhe nuk kanë qenë 10 vjet dosido. Përkundrazi, kanë qenë 10 vjet të mbushura me ngjarje të mëdha, të rënda, për të cilat një politikan ka plot arsye për të biseduar me një gazetar që për të gjitha këto ngjarje ka patur qëndrimet e veta. Telefonata e fundit para kësaj ka qenë, me sa mbaj mend unë, pas një shkrimi, ku rrëfeja një ngjarje me një polic pranë Muriqanit, i cili më ndaloi pa asnjë arsye teksa kthehesha natën nga Mali i Zi, më kërkoi dokumentet, u hodhi një sy atyre, m’i afroi kryet te fytyra për të verifikuar nëse ajo puqej me emrin që ai shihte në pasaportë, e më tha: Kur del fytyra jote në TV unë e ndryshoj kanalin. Kjo m’u duk një ngjarje e rëndë, dhe me t’u kthyer në Tiranë, të nesërmen u ula, e hodha në letër atë ndodhi dhe e publikova në gazetën “Shqip”. Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm atëmot. Nuk u kujtua të më bënte një telefonatë që të tregonte se ishte i shqetësuar që kishte ende policë të tillë bashibozukë. Biseda telefonike për të cilën po flas ndodhi pak më pas, dhe në atë rast ra fjala edhe për shkrimin tim mbi atë policin barkderr, që ngatërronte pa të keq shijet e simpatitë e veta për fytyrat me funksionin e vet zyrtar. Më la të kuptoja se nuk kishte se ç’të bënte, e se këto punë kështu janë.

Po kthehem te telefonata e fundit tani. “Është koha të reagojmë përballë kësaj bande; duhet të takohemi; duhet të bëhemi bashkë”, më tha. Dhe fliste nga pozitat e një njeriu të shqetësuar për fatet e vendit, e një njeriu që në kokë ka vetëm ideale e që nuk është gati të bëjë asnjë kompromis mbi kurrizin e këtyre idealeve. Ishte pak a shumë ky Bashë që njerëzit shohin në TV, madje edhe në këto ditët e protestës, që është një nga protestat më të gabuara e më budallaqe që është bërë ndonjëherë në Shqipërinë postkomuniste. I ngjan mentorit të vet në këtë pikë. Sa më shumë e trashin zullumin, aq më shumë shiten si idealistë. Gjë më bezdisëse nuk mund të ketë.

Por sidoqoftë, unë Bashën nuk e dalloj për keq nga të tjerë si ai, me të cilët hahet për të marrë pushtetin. Përkundrazi, edhe pse nuk jam hiç dakord me ata që po përpiqen ta shesin si kryetar të PD-së, në një kohë që veç kryetar nuk është (do kthehem pak më poshtë te ky argument), pak gjëra kam për të thënë kundër tij. Në një farë kuptimi, më duket më gentleman se shumë të tjerë, të them të drejtën. Mirëpo, paradoksalisht nuk ka arsye për t’u mburrur për këtë gjë. Basha është gentleman nga pafuqia, e jo nga virtyti. Ai është gentleman jo për shkak të një personaliteti të hijshëm, por për shkak të mungesës së personalitetit. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi i tij. Të gjithë eksponentët e tjerë të politikës shqiptare që kemi njohur deri më sot kanë demonstruar të kenë një personalitet të fortë, shpeshherë edhe të ekzagjeruar, gjë që iu ka bërë të mundur të arrijnë çfarë kanë arritur. Basha është i vetmi që nuk e ka këtë gjë, i vetmi që çdo sukses e arritje i ka ardhur në tepsi, pa asnjë meritë, pa asnjë lodhje, thjesht duke i fituar zemrën mentorit të tij. E fati – për të gjithë ata që bien dakord se jeta e Bashës është e mbushur me arritje – i ka dhënë një dorë të madhe. I mësuar aq keq me këtë, i ka mbushur mendjen vetes se “kjo jetë e suksesshme e tij” është një gjë e parathënë, me të cilën duhet të pajtohen të gjithë. Dhe kështu, është duke kërkuar fare pa të keq që të largohet nga pushteti ai që ka ardhur me votë e në vend të tij të vijë ai, ja ashtu, në tryezë, ose me anë të një proteste, d.m.th. pa zgjedhje, ose me zgjedhje që e kanë paracaktuar atë si fitues. I ka ndodhur aq shpesh që të arrijë të pamendueshmen, sa i duket çudi se si mund të mos arrijë një gjë që ka filluar ta mendojë.

I thashë Bashës, megjithatë, në atë telefonatë, se unë jam kaq shumë i zhgënjyer nga sundimtarët e rinj të Shqipërisë sa jam gati të bëj sikur nuk di e nuk shoh, jam gati të bëj sikur nuk shoh që në PD ligjin e bëjnë ende ata, për të cilët PD-ja u ndëshkua, jam gati të shtirem sikur e kam harruar që më 21 janar ju keni qenë ministër i Brendshëm (ju kujtohet, i dashur Basha ajo ditë? Është dita kur njerëzit u sulën me çadra-pistoletë e stilolapsa me helm, dhe ca prej tyre gjetën vdekjen në bulevard), jam gati të harroj atë farsën, pas së cilës ju u bëtë kryetar Bashkie (nuk mendoni, i dashur Basha që atë mandat duhej ta kishit refuzuar?), jam gati të harroj që në krye të bashkisë veç vegjetuat (kurrë nuk është parë një i dytë që të vegjetojë, ashtu si ju, në krye të një institucioni shqiptar gjatë dy dekadave e gjysmë; Erion Veliaj po u duket tiranasve si një superman, edhe pse e krahasojnë me ju e me dembelhane të tjera shqiptare), jam gati të harroj që bashkëpunëtorë tuajt, kremi i kremit të PD-së, janë Flamur Noka, Ed Paloka, Genti Strazimiri, Kreshnik Spahiu, Arben Ristani, Aldo Bumçi etj., jam gati të harroj edhe plot gjëra të tjera, e për këtë arsye ta bashkoj zërin tim me tuajin. Por kam vetëm një kusht, një palo kusht e që, po të ma plotësoni, qari do të jetë i juaji më së pari, e pastaj i imi apo i të tjerëve: ‘Deberishizojeni partinë, shkëputuni nga Sali Berisha. Nuk po ju them që të dilni në TV e të thoni për Berishën ato që them unë, nuk po ju them që t’i shpallni luftë atij, jo, jo, nuk jam aq koqe që t’ju kërkoj gjëra të tilla, e di që kjo është e pamundur, në mos një Zot e di se ç’mund t’ju ndodhë, po ju them thjesht që t’i thoni se misioni i tij ka mbaruar (misionzeza!) e t’ia bëni me dije se kryetari i PD-së jeni ju. Ju duhet të mundni Berishën. Pa bërë këtë, nuk do të mundni dot askënd tjetër. Përgjigja e Bashës ishte: “Jo, lidhur me Berishën kemi mendime të kundërta”. U kapa në befasi nga nguti e vendosmëria për të marrë në mbrojtje mentorin e tij edhe në një bisedë telefonike të shpenguar. “Kushedi si e ka hallin ky djalë”, mendova. Ndërsa atij i thashë: “Më vjen keq, atëherë! Ju falënderoj për telefonatën e ju uroj suksese”.

Qysh prej atij momenti kanë kaluar nja tre muaj. Kanë ndryshuar shumë gjëra, me përjashtim të njërës: kryetar i PD-së vijon të mbetet Sali Berisha. Askush nuk merret me Lulzim Bashën. Askush nuk e ka në konsideratë. Askush nuk e merr seriozisht. Duke përjashtuar nja dy-tre vetë që këmbëngulin ta shpikin “leader-in Basha”, të gjithë të tjerët merren me leader-in e vërtetë, me Berishën. Dhe Basha nuk shqetësohet për këtë gjë. Ai duket se ka vetëm një qëllim: të sillet në një mënyrë që Berisha të mbetet i kënaqur, të bëjë gjërat që Berisha do që të bëhen, e të bëjë lojërat që Berishës i interesojnë. Një nga këto lojëra është edhe bllokimi i Vettingut (duke mos qenë PD-ja në parlament, Vettingu bllokohet). Dhe ky është qëllimi i protestës që po bëhet. Nëse Basha do kish për qëllim betejën kundër blerjes së votave me paratë e kanabisit në zgjedhjet e ardhshme, do ishte mjaft të kërkonte që Kuvendi të miratonte sanksione të forta kundër atyre që kapen a filmohen duke u dhënë pará votuesve, siç mund të ishte dënimi automatik me burg, qofshin ata edhe deputetë, apo heqja një herë e mirë e së drejtës për të konkurruar në të ardhshmen për funksione zyrtare të çfarëdo niveli. Kjo mund të ishte një ide. Por mund të ketë edhe ide të tjera. Mirëpo, Basha nuk ka dalë në protestë për zgjedhje të lira e të ndershme. As që i interesojnë ato. E ka treguar që nuk i interesojnë ato. Sikur ne të bënim një manual për zgjedhjet e vjedhura e të manipuluara në Shqipëri, për ilustrim të kësaj dukurie në këtë manual nuk do gjenim një gjë më të përshtatshme se sa zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës. Ishte vjedhja më brutale që mund t’i jetë bërë ndonjëherë votës së qytetarëve. Ne duhet të bëjmë çmos që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Dhe kjo, aq sa e bën të nevojshme betejën për votën e lirë, po aq e bën edhe qesharake protestën e Lulzim Bashës.

 

35 komente në “Mustafa Nano rrëfen: Ja telefonata ime me Lulzim Bashën. Protesta është qesharake”

  1. REZI says:

    Merre me mënd c’mund të presësh nga një që pretendon për kryeministër, kur jo vetëm ka lejuar korrupsionin por dhe e ka miratuar atë. “Kështu e kanë këto punë” ka thënë për policin që ka kryer një veprim të dënueshëm në shërbim. Dhe ti prisje Nano të ndryshonte Luli? Ju kujtohet ju analistëve të mediave, dhe neve që ju dëgjonim, se si thonit se Saliu ka ndryshuar, s’është ai i 92-97-ës kur Sala po luftonte të merrte pushtetin në 2005-ën? Ja bëtë kokën daulle popullit dhe erdhi ai në pushtet. Erdhi për të vjedhur e vrarë, për të pasuruar fëmijët e tij dhe për të forcuar korrupsionin që kish ushqyer që në 1992-dyshin dhe për t’i vënë Shqipërisë shkopinj nën rrota në integrimin drejt Europës.
    Ju lutem shumë mos vini shenjën e barazimit mes PD-së dhe të tjerëve, nuk gjen etalon si PD-ja nën Salën në Shqipëri, Mafie e gjallë, duke barazuar të gjithë, ju s’bëni gjë tjetër vetëm propogandën e tyre. Nëse shteti kërkon të ndajë drejtësinë nga politika, do të thotë se s’ka interes të mos ketë zgjedhje të lira. Të uroj për shkrimin dhe që e ndave me ne. Me keqardhje them se mungon në media edhe zëri i Andrea Stefanit.

    1. Skypion says:

      C’mjeran gazetar!
      C’gazetari mjerane!
      Kush e lexon kete shkrim te Muc Nanos, sa do trushpelare te jete,e kupton se kushti i vetem i tij,qe do ta bente te konsideronte perkrahjen e protestes,na qenkesh …. Sali Berisha!
      Ne fakt,jo se thote ndonje gje te re.Kete e thote perhere.Por,te vesh nje kusht te tille,eshte pak te thuash qesharake.Eshte me shume se kaq.Eshte e mjere,kaq e mjere!
      Urrejtja patologjike qe ka per individin Berisha,per krahinen nga vjen ai (nuk eshte e rastit qe edhe shembullin e rastit te pare te telefonatave me Bashen,e merr pikerisht nga nje polic ne Veri!), i’a ka tkurrur aq shume trurin,sa per cdo gje qe ndodh ne politiken shqiptare, e jo vetem, e lidh me Sali Berishen,duke e gjetur si pergjegjes dhe fajtor!
      Eshte pikerisht kjo urrejtje per Berishen,qe i’a kane zene syte e thare mendjen deri ne ate pike,sa te mos shohe e kuptoje se eshte bere qesharak ne syte e opinionit publik,sidomos te kolegeve te tij,qe nuk lene rast pa e qesendisur e tallur me kete fiksim te tij te cmendur.
      E mbaroi mandatin e pare Edi Rama,e mbaruan mandatin e pare socialistat.Ne menyren me te keqe, me te shemtuar,me te korruptuar dhe me kriminalen te mundshme,qe nuk ishte pare keto 25 vite demokraci, dhe prape Muc Nano thote “Fajin e ka Sali Berisha”!
      E fton Basha t’i bashkangjitet shqetesimit mbarepopullor – ky e refuzon,duke i kujtuar Sali Berishen!
      …duke e sqaruar,se do t’ia mirekuptonte te gjitha mekatet,te gjitha paperjashtim,vec te denoje Sali Berishen!
      Me nje fjale,Muci yne i thote Bashes: une behem me ty ne proteste,nese ti behesh me mua kunder Berishes!
      Po te mos ishte qesharake,une do t’i keshilloja Bashes : behu bre me Mucin kunder Berishes!Shaje njehere Sali Berishen se nuk behet nami,perkundrazi i qeteson shpirtin Mucit te gjore!
      Pertej humorit qe te shkakton ky fiksim i cuditshem , kjo ka edhe anen e vet te shemtuar.Te keqe.Te lige.
      Sepse,nuk eshte thjeshte nje fiksim e aq.Edhe une,edhe cdokush nga ne,ka fiksimet e tij,ndonje qe e urren apo thjeshte e antipatizon,ashtu,kot se koti apo per ndonje arsye banale.
      Por fiksimi i Muc Nanos, eshte nje urrejtje.Nje urrejtje krahinore.Nje urrejtje,jo ashtu kot se koti.Por,nje urrejtje e kultivuar.Nje urrejtje e estetizuar madje (ka shkarrashkruar edhe do libra ky abrazh).
      Eshte kjo urrejtje e madhe qe e beri Muc Nanon t’i bente thirrje Edi Rames dhe socialistave,qe te bente aleance me gjithe llumin e llumit te Shqiperise ,me gjithe halabakerine dhe rrugecerit e Shqiperise,me gjithe te korruptuarit dhe te inkriminuarit e Shqiperise,me gjithe banditet dhe kriminelet e Shqiperise,dmth,me gjithe Qelbesirat e Shqiperise,per te marre pushtetin!
      Dhe,me te vertete ndodhi.Ashtu sic donte Muc Nano.
      Rama dhe socialistat e tij bene aleance me gjithe boten e krimit.Fitoi me boten e krimit.Po qeveris me kete bote kriminale.
      Aq shume zullume ka bere Rama keto kater vite ne pushtet,aq shume krime kane bere shoket e tij kriminele,sa,edhe pa qejfin e tij dhe me dhimbjen me te madhe,Muc Nano ,duke pare se gjithe koleget po c’meriten nga kjo zezone, po i ben ca kritika qeverise …
      Por,urrejtja e tij patologjike per Sali Berishen,urrejtja e tij patologjike krahinore,eshte aq e madhe,sa ia ve si kusht kujtdo qe i thote te pozicionohet kunder qeverise!
      Eshte epike deklarata e Muc Nanos ne TopStory te Balles : “po ta ndesh ne rruge Elvis Rroshin, un i fut krahun atij”!
      Aq e madhe eshte urrejtja e tij ndaj individit Sali Berisha,sa vetem per ta demostruar kete,do t’i fuste krahun nje perdhunuesi ne grup …!!!
      Sa per telefonaten e Bashes,ashtu si edhe ne rastin e Blushit apo Metes,une do te doja,qe ai t’u bente thirrje te gjitheve,absolutisht te gjithe atyre qe nuk jane me “rilindjen” e Rames.
      Nuk ka rendesi se c’pergjigje merr.Pohuese apo refuzuese.Aspak.
      Pergjigjet nderojne apo turperojne ata,te cileve u behet thirrja.Por,jo thirresin.Jo Lulzim Bashen.
      (P.S: do ta keshilloja Mucin qe te hiqte dore sa me pare nga ky fiksim,per te shmangur ndonje damblla a kancer…)

      1. timo says:

        (P.S – Do të këshilloja Muçin që të hiqte dorë sa më parë nga ky fiksim, për të shmangur ndonjë damblla ,a kancer)…
        Ky zoti Skypion është një k¨rcënim i hapur që banda e juaj i bën Mustafa Nanos. Unë do ti sugjeroja prokurorisë të meret në mbrojtje Zoti Nano dhe personi me nofkën Skypion të hetoet për këtë deklaratë.
        Me sa duket Saliu ka hedhur skalionet e kriminelëve në veprim. ” Jetë a vdekje”.

      2. Lal Prenga says:

        Skypion
        Nuk don o nuk mundesh ta kuptosh z.Nano!
        z.Nano ne dallim nga ti eshte shqiptar, kurse ti e lloji yt jeni thjesht talebane.
        Jeni ju ata qe keni shkaterru kombin nga themelet, dhe na keni be qesharak ne syte e gjithe botes!
        Kurse tregimin mbi policin ne Muriqan e lidh direkt me ndarjen krahinore, jeni kampion dhe ne kete drejtim, pa diskutim!
        Juve, per fat te keq as ilaqe e as psikolog nuk ju zgjidh pune! Per fat te keq dhe Vlad Tepes ka vdek qe te merrej pak me ju!

      3. pjeter says:

        Je ti shoku qe je verbuar dhe nuk e ke lexuar mire artikullin ne fjale, te gjithe e dine dhe ndoshta edhe ti vet, qe basha nuk eshte lider, ky nuk eshte nje opinion eshte nje fakt, dhe ky gazetar po liston faktet, dhe me keq akoma, po i le te kalojne shume marresiar te pd-se, te gjitha ata qe permendi jane kori i papagajve te sales, nuk te kujtohet ai bumci c’beri ne bruksel? aksion antikombetar, votoi kunder, pse? kesaj klike me salen ne krye, del pa asnje vlere ne qofte se shqiperia hyn ne be, jane te vleresuar ne te kunder nga sy lesha si ti, apo mekeq akoma, bashkepuntor ne vjedhjet e tyre,ose nje nga pjestaret e korit famekeq te papagajve e tellaleve, te stilit paloka noka.

      4. NjeQytetarOptimist says:

        Ste lexova se e di cfare trangulli je por sa shume paske shkrujt tregon se te paska djeg..

        1. Grigor says:

          Ha ha ha. Je i madh. Ketu kungullit Skypion nuk ka nevoje t’i pergjigjesh. Mjafton nje “sa trap qe je”.

      5. Bushi says:

        Bravo zoti Nano! Nje shkrim brilant.Te gjitha ato qe shkruan,qendrojne.Pd-ke njerzeve te saj u ka marre koka ere dhe jane bere si te çakerdisur nga frika a vetingut.Zgjedhjet do behen patjeter,dhe pd-ke do humbas shume thelle.Kete e ndjejne ata dhe ngren ca njerez ne proteste,ku Basha nuk mungon t’u thote ju jini populli.Ata nuk jane populli,jane disa njerez te paguar,ca rrugaç qe nuk marin vesh se çfare behet dhe qe nuk marin vesh nga politika e vertete.

      6. Budallaii says:

        O ti, Artan… Skypion! Me fal. Ne pergjigjen per ty po komentoj dhe shkrimin e Nanos: I mrekullueshem! Nga me te bukurit e tij. Tani po te drejtohem ty qe ne kete teme ke detyren me te veshtire. Po qe se paguhesh mire, beje, por nuk ka me te sikletshme se mbrojtja e nja 10 personave ne historine e njerezimit, ku ben pjese dhe padroni yt. Nuk eshte problem per shqiptaret urrejtja e Muc Nanos per Berishen. Dashuria e Bashes per Berishen, po, ky eshte problemi! Mua me vjen ta rrah me shpulla ate Mustafa Nanon qe nuk del ta mbroje por rri koke ulur si i turperuar per shprehjen e tij per aleancen e qelbesirave. Ajo eshte nje nga perkufizimet me te sakta. Ikja e Berishes ishte aq e domosdoshme, aq jetesore, aq e nevojshme sa edhe me koston qe te mblidheshin tere qelbesirat ai duhet domosdo te qerrohej nga jeta e shqiptareve! Se Berisha ishte edhe eshte me i qelbur nga tere qelbesirat bashke! Dhe sic desh Muci, ashtu ndodhi. Dhe ky eshte nje hap perpara jo ashtu si e gjykon ti. Ajo aleance e shemtuar Rama-Meta, ai parlament i neveritshem me kriminela, hajdute, matrapaze, drogaxhinj e tutore me nga shtate emra e me nga dhjete pasaporta, eshte turpi i Shqiperise. Po prape me mire se me pranine e Berishes.

      7. 7574 says:

        Duke lexuar keshillen e ketij plehres per Muc Nanon mu perforcua dyshimi qe kisha se Andrea Stefani ishte viktime e ndonje helmimi te porositur nga qoftelargu.

  2. Arjan says:

    Per njerez te tille ka nevoje Shqiperia duke mos pare as majtas as djathtas por vetem drejt me gazetare te tille Shqiperia mund te heci perpara .Gazetaria loz rol te vecante ne ecurine e nje vendi.

  3. Kris says:

    Urime “Tema” dhe Z. Baze! Lexova Muc Nanon dhe lexova edhe Fugen! Adhuruesin e Lul Bashes! Nuk e fsheh me pelqen Nano per menyren direkte te dhenies se opinionit te tij! Por Fuga e merr e kap me buze, kafshon me dhembe , ja kalon dhemballeve, e pertyp e ripertyp si lopa dhe e nxjer dmth e thote!Me falni Z.Fuga por, jo vetem media eshte e shekullit te kaluar ! Edhe Saliu,Luli, Tosi por edhe ju vete jeni ne shekullin e 19te! Keni ngelur osmanllinj! Kur, nje “profesor” si pune juaj, i thote Lulit se :- ju,Luli, jeni jurist dhe i dini keto gjera me mire se une-,tregon se sa naiv ose injorant eshte nje “profesor” si puna juaj! Ne Shqiperine tone te mjere te gjithe mendjet e ndritura perulen para politikes…?! Kur nje “profesor” si puna juaj nuk e kupton diferencen qe ka midis hajdutit dhe vrasesit, me njerezit normale tregon se sa demokrate jeni?!

  4. fcb says:

    Si gjithmone qyrranjos e buzethare ngele or Muc , mjere ne kush na ka rene per pjese me lexuar , robt ku ti kete Lul Basha nqs te ka marre ty ne telefon , mgjs nuk e besoj kurre , ti ne telefon merresh vetem me pastru halet o fare e keqe spiuni.

  5. bandilli says:

    Thjesht përfekte…! Bravo, Nano…!

  6. Mallakastra says:

    O Muçi vellaj ju them me bindje dhe hapur fare eshte fatkeqesi qe ulesh ne nivelin mizerabel te Fahri Balliut. Intelekti dhe pamvaresia juaj si person vihet ne diskutim nga nje njeri i kapur dhe qe eshte pasuruar vetem si bythlepires i Sali Berishes. Te lutem mos pranoni te uleni ne panel me te till njerez se mbi te gjitha ulni nivelin tuaj.

  7. Kris says:

    Bravo “Mallakastra”! Por nuk eshte faji i Nanos qe “Kol Balla” do ta mbaje mire me te gjithe,sepse nuk i dihet? Neser fiton PD,jo Basha,por PD dhe Koli ,ashtu si Blendi jane me te gjithe! Pra ftesa e Balliut, Lela dhe Agroni jane te ftuarit e tij startegjike!

  8. Ardi says:

    Bravo Bravo Mustafa . I sakte si gjithmone edhe ne kete analize.BRAVO…

  9. legenburre says:

    Muc,je nje ze i vecante ne Shqiperi,do doja qe te kishim sa me shume si ty.

  10. Fieri says:

    Sa mire ke shkruar,O Skypion! Ashtu eshte,po ka nje ndryshim te madh,se Ju nuk dilni me emrin tuaj te vertet,kurse Mustafa Nano ka dal e del me emrin e tij te vertet. E kjo o i skopjuar nga trute e kokes eshte nje realitet. E realiteti se cili eshte Berisha e Lulzim Basha duken ashiqare ,jo vetem ne ditet me diell,por edhe ne netet e errta pa hene, ata i dallon kollaj se cilet jane. Mjeran je ti,o ditezi ejo ata qe shkruajne hapur ………..

  11. pa emer por me zemer says:

    bravo Muci….kush ka mendje te te kuptoje se….ketyre pd-isteve qe dalin aty ne proteste u ka shpelare trurin lulushi me salen..qe i shpelafte mortja ishalla, nuk shpetojme dot nga keta njerez budallenj….qe me budallallekun e tyre duan te mbajne peng vendosjen e shtetit ligjor…Bravo muci, Bravo

  12. bedriu says:

    Sidomos ajo puna e menyres se si Luli ka bere kariere eshte perfekte dhe sikur ta kisha shkruar vete. Cdo gje gati; do kryetar Bashkie?, ç’e ku e ke! Do kryetar partie? , çe ku e ke! A thua do ti ece edhe per Kryeminister? Ca s’ben vaki. Edhe mundet.

  13. crix-crax says:

    Mustafai i renditi drejt gjerat kur i ka thene se kur do e jete me Bashen, po ketu lexon komente qe ne lexim te pare menjehere te ngjallin dyshimin se mund te jete kopil i Saliut, aq i dhemb permendja e emrit te tij.

  14. Agim Boraku says:

    Te me falte “me noter” Sala, Xeni dhe Argita gjysmen e pasurise se perbashket, nuk do te shkruaja nje koment si ai i Zoti Skypionit.
    Cfare fatkeqesie kombetare qe gati gjysma e shqiptareve mendojne e votojne si ai!
    Bravo Zoti Nano jeni ne rreshtin e pare te kolumnisteve te pavarur dhe te drejtperdrejte. Shendet ju dhe familjes tuaj.
    Gimi

  15. çiço says:

    Mos o r muço se do te haje kanceri si ai kolegu tend, nga urrjteja visherale qe ke per jBerishen!!

  16. nano,nje gazetar qe dashuron veten,gje qe s e le te shikoj per rreth.Si nuk pyet vehten se kush eshte ne krahasim me lulzim bashen.lLulezim Basha,bene dhe gabime,por eshte skandaloze te krahasohet me te Nano.Duhet te mos kesh llogjike fare

  17. niki says:

    Per mua skypion eshe familjar iSaliut , dyshoj per te bijen, ngaqe ka perdorur ne fund fjalen kancer.Shprehje qe perdoren nga grate.

  18. Treviso says:

    Zoti Nano, Ju pershendes per artikullin qe keni botuar. Ju nuk keni thene me shume se çfar kan shprehur qytetaret per Per Lulzime Basha, qe eshte nje lolo qe e terheq Kryekrimineli prej hundesh. Basha duke ditur se ka qene agjent i zellshem i UDB ka fytyre para shqiptareve te kerkoje postin e kryeministrit? Bashen une e faqsoj per spjunazh dhe pervjedhjen e fondeve terruges se Kombit. Per vrasjet e 21 Janarit nuk e faqsoj dhe pse ishte minister i Brenshem. Pse? Per vrasjet e 21 Janarit ka qene urdheri i ish kryeministrit, kryekriminelit te shqiptareve. Basha ka qene figurant ne ato momente dhe pse ka pasur portofolin e ministrit te breshem.

  19. emigranti says:

    Ne se ka ne historine njerzore nje veprim me qesharak,sot vendin kryesor e zene thirrjet e Lulezim Bashes ne mes te bulevardit te Tiranes ne Shqioperine tone.Kjo thirrje eshte si vazhdim normal I thirrjes se Sali Berishes dikur ne Parlament:”te armatoset populli per revolucion”Keto thirrje ne shkalle boterore jane te denueshme dhe penlizohen ,kudo ne bote,por jo ne Shqiperi.

  20. Gora says:

    Zullumet e zulumqarit Berisha ju shkojne pershtat dhe kundershtarve te tij.- duke u marr me zullumet e zullumqarit mazhoranca ben shoun e saj duke I lene hallet e popullit dhe duke ja hedhur fajet Zullumqarit,dhe pa marre asnje mase izolimi, ne kete rast I bie qe dhe kjo mazhoranc eshte zullumqare sepse nuk denon dot zullumqarin. Dhe sa koh do te vazhdoje kjo skene qe eshte teatrale populli do ta ket ne kurriz, dhe aktoret tane vashdojn akterimin.

  21. Margarita says:

    Gazetari duhet te jete pa dyshim intelektual dhe i respektuar biles,qe me mire se te dominoje ndjenjat i ndihmon ato qe te mendoje i lire dhe me force. Mendimet e gazetarit duhet te dijne te alternojne madheshti, fisnikeri, ironi, sens kritik , dhe bon sens. I tille eshte Mustafa Nano! P.S. Shpesh here me sinqeritetin e tij ,eshte edhe modest.Pike!

  22. Labi says:

    Qe nga fjala “ilaqe” kuptojeni se c’fare intelekti ka o njerez (per skopijonin???)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje