Drejtuesja e Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar (OMN) i ka dërguar një letër Avokatit të Popullit Igli Totozanit.
Aty shkruhet se OMN ka tashmë në dorë listën e kandidatëve për organet e vettingut, dhe konfirmon se është duke i vlerësuar ato.
ONM thotë gjithashtu se është duke vlerësuar edhe vëzhgimin e Avokatit të Popullit për procesin e formimit të këtyre organeve.
ONM vlerëson punën kyçe të Avokatit të Popullit në këtë proces, “Pa paragjykuar vlerësimet e vazhdueshme dua të përfitoj nga ky rast për t’ju përgëzuar për punën tuaj, përkushtimin dhe kontributin profesional në kryerjen e detyrave të parashikuara në Kushtetute dhe ligjin e vettingut”, thuhet në këtë letër.