Pandi, merre me sportivitet

Nga Astrit Patozi

 

Po të kishte ndjekur kriterin e Pandit, që i kërkoi “Rilindjes” ndjesë për të birin, Namik Dokle duhet ta kishte vrarë nja 10 herë deri tani vajzën (Anika Dokle), dhe prapë të mos ishte shlyer tamam me partinë e vet.

Kjo do të thotë se edhe në PS nuk kanë “rilindur” të gjithë në të njëjtën masë, pavarësisht se sa kohë e ngrejnë të gjithë njësoj kartonin ditën e enjte e ke vështirë t’i ndash.

Protesta jonë mund ta ndihmojë edhe Pandeli Majkon ta marrë më me sportivitet, jo vetëm shakanë, por edhe zgjedhjen kundër bindjeve të tij politike të të birit, në rast se kjo do të ndodhte një ditë.

Sepse zgjedhjet e lira me sa duket paskan një kuptim edhe më të gjërë, se sa thjesht vota në kutinë e fshehtë një herë në katër vjet.

Ato të ndihmokan për të njohur dhe kuptuar më mirë edhe familjen.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Pandi, merre me sportivitet”

  1. Nestori-Mitrovicë says:

    Po, vërtet do të ishte mirë të kishim në të dy shtetet zgjedhje të lira dhe të besueshme. Të LIRA e të BESUESHME, por, jo ashtu të lira siç i doni vetëm Ju që pretendoni të viheni në krye të shtetit e pushtetit.
    Mendimit të qytetarit, me çdo mjet të mundshëm, të ligjshëm e të paligjshëm (kryesisht të paligjshëm), ia mbivendosni, ia mbindërtoni mendimin tuaj, tekat tuaja, inatet tuaja, interesat tuaja dhe përtej kësaj, përpiqeni të na bindni se jeni ju ata që duhet të na “ndihmoni” të dallojmë se ç’është e mirë e çka nuk është, kë ta duam e kë jo, kë të shajmë e kë të tërheqim zvarrë.
    Se cilat janë zgjedhje të lira e të ndershme, madje “më të ndershmet në histori”, sipas kutit dhe terezisë tuaj atë e dimë tashmë, ashtu siç edhe atë “kuptimin më të gjerë, se sa thjeshtë vota” na e keni mësuar gjatë 25 viteve të shkuara. Prandaj ndodhemi në situatën kur na bëni thirrje, të thyejmë, të djegim, të godasim, të tërheqim zvarrë, të vrasim e të vritemi, sepse me ju në pushtet vjen selameti .
    Do të donim të ishit të urtë në kuptimin e plotë të fjalës, por ju vërtet nuk jeni. Do të donim të ishit parimorë e të ndershëm dhe, as kështu nuk jeni. Do të donim të ishit profesionist e korrekt por nuk u dëshmuat kurrë si të tillë. Do të donim të ishit të mirë e të dashur për njeriun e ju, deri në dhimbje, nuk jeni as ashtu.
    Shpresoj të ndërtojmë botë ndryshe nga e Juaja, jashtë ndikimit, interesave, huqeve, inateve, babëzisë, makutërisë… tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *