Shoqëria civile peticion: Të shpëtojmë Veting-un

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

50 organizatat më në zë të Shoqërisë Civile u janë drejtuar ditën e sotme krerëve të politikës shqiptare dhe ambasadorëve të huaj përmes një letre publike.

Shoqëria civile po përgatit një peticion Pro reformës në drejtësi. Me anë të letrës së firmos sot, ju bëhet apel deputetëve të Kuvendit të shpëtojnë Vetting-un dhe reformën në drejtësi.
Me një gjuhë diplomatike, ky peticion i drejtohet qytetarëve, për tu shprehur kundër bojkotit dhe bllokimit që Basha dhe Berisha po i bëjnë Vetting-ut dhe reformës në drejtësi në tërësi.

Burime bëjnë me dije se shoqëria civile nga nesër do të nisë mbledhjen e firmave duke patur si synim shprehjen e qytetarëve ndaj Vetting-ut, duke e shpëtuar këtë të fundit njëherë e mirë nga bllokuesit Basha-Berisha.

Letra i drejtohet krerëve të grupeve parlamentare, atyre të partive politike, Presidentit të Republikës si dhe ambasadorëve Lu, Vlahutin dhe Borchardt.

Deklarata e plotë:

Pas miratimit të reformës në drejtësi me unanimitet në korrik të 2016 dhe pas konvalidimit të kushtetueshmërisë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, shoqëria shqiptare kërkon zbatimin sa më të shpejtë dhe të plotë të hapit të parë të reformës: ligjit të vetting-ut. Ngritja e institucioneve të vetting-ut i hap rrugën reformës rrënjësore të sistemit gjyqësor, duke qenë edhe kushti kryesor për avancimin e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioneri për zgjerimin, i cili shprehu edhe gadishmërinë e Komisionit Europian për të shtyrë përpara këtë proces sapo të ketë filluar funksionimi i vetting-ut.

Për këtë arsye, u bëjmë thirrje palëve politike të shpejtojnë me zbatimin e ligjit!

Të mos ngatërrojnë axhendat partiake dhe llogaritë zgjedhore të politikës së ditës, me një prioritet strategjik të vendit sic është hapja e negociatave për anëtarësim!

Shqipëria ka humbur shumë, tepër kohë, në këtë rrugëtim. Mos u bëni ju muri i fundit që pengon realizimin e ëndrrës së gjithë shqiptarëve, të aspiratës sonë legjitime dhe të merituar për një Shqipëri Europiane!

Respektoni zgjedhësit tuaj dhe mandatin e marrë, duke qenë se më shumë se 90% e qytetarëve duan zbatim të shpejtë të reformës në drejtësi!

Tregoni përgjegjshmëri politike dhe integritet, duke u angazhuar për formimin e institucioneve të vetting-ut gjatë ditëve në vijim!

Qëndrojini rezolutës së miratuar në parlament për vendosjen e procesit të integrimit mbi cdo debat e betejë politike! Qëndrojini vullnetit të shprehur për reformën me votimin me unanimitet në korrik 2016!

Qytetarët dhe shoqëria shqiptare meritojnë një sistem gjyqësor profesional, të pakorruptuar dhe të pavarur. Politika e ka në dorë ndreqjen e këtij sistemi dhe qytetarët do gjykojnë dhe votojnë sjelljen dhe angazhimin tuaj politik në këtë moment vendimtar për vendin. Pas nënshkrimit të MSA dhe anëtarësimit në NATO, ky është hapi më historik drejt të ardhmes euro-atlantike të vendit dhe ju duhet të vendosni në cilën anë të historisë do jeni.

Gjejmë rastin të falënderojmë partnerët dhe miqtë e Shqipërisë, në vecanti Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, për përkushtimin dhe vendosmërinë e shfaqur në angazhimin e tyre për këtë reformë vendimtare. Të bindur se politika duhet t’i bindet vullnetit të qytetarëve, organizatat e shoqërisë civile do të vijojnë të ngrenë zërin në mënyrë të pandalshme për të nxjerrë para përgjegjësisë politikanët shqiptarë për detyrat e tyre politike, institucionale dhe morale, në lidhje me zbatimin e ligjit të vettingut dhe integrimin europian.

Agjencia e Zhvillimit Rajonal, Durrës

Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë

Albanian Community Assist

Aleanca Gjinore për Zhvillim

Balkan Youth Link Albania (BYL-A)

Brave Neë Generation

Business Improvement District Shkodra

Creative City, Shkodër

Epoka e Re, Fier

Fondacioni Gjirokastra

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Fondacioni Syri i Medias se Re, Gjirokastër

Forumi i Mendimit të Lirë

Green Line Albania

Gruaja Intelektuale Pogradecare

Gruaja ne Zhvillim Korce

Instituti AGENDA

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi

Instituti Shqiptar per Zhvillim Politikash

Intelektualet e Rinj Shprese (IRSH), Shkodër

Klubit Ekologjik, Elbasan

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme

Kongresi Rinor Kombëtar

Legambiente Vlore

Lëvizja MJAFT

Lëvizja Evropiane (EMA)

Levizja Rinore Puke

Lions Club Pogradec

Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm (ESD)

Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm(ESD)

Neë Bridged, Berat

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve

Organizata “Green Vision”, Vlorë

Organizata Reforma Reale

Partnerët Shqipëri për Ndyshim dhe Zhvillim

Projekte Vullnetare Nderkombetare

Qendra “Grupimi Ekolevizja”

Qendra e Zhvillimit të Shoqerine Civile, Durres

Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Korcë

Qendra Genesis, Shkodër

Qendra Rinore Vlore

SEEP

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)

Shoqata Artizanatit Pogradec

Shoqata e Grave Profesioniste, Afariste & Zejtare, Shkodër

Shoqata Gruaja drejt Integrimit, Pukë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Shoqata per Integrimin e Zonave Informale (SHIZI)

Tjetër Vizion, Elbasan

#ZeriIntegrimit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Shoqëria civile peticion: Të shpëtojmë Veting-un”

  1. vjola says:

    Po shyqyr qe ju doli gjumi me ne fund .

    1. Eduardi says:

      Këto nuk janë shoqëria civile… por armatat Sorosiane, që thiren t’u kundërvihen, lëviejeve për një Shqipëri pa plerah, pa korupsion, pa mafiozë të drogës, pa politikanë kriminela dhe të kapur nga krimi, që po bënë kërdinë ndaj këtij populli mjeran….. Pse tani ??.. o mender shoqta civile??.. ku ishit deri më sot ??!! Sa shumë problème ka patur dhe ka ky vënd, ju ç’farë keni bërë deri më tani ??!!..Turp,turp për të gjithë ju o plerah Sorosiane….

  2. albani says:

    Shoqeria civile tu beje thirrje se njerzit jane gati te dalin ne shesh 10 here me shume se mitingu i lules se i ka ardhur ne maje te hundes nga thirrjet e hadutit qe thote “kapeni hajdutin”. E kuptojne qe populli nuk i perkrah keta super hajdut votash si Ristani apo i zgjedhur me vota te vjedhura si lulja ti bejne moral per vjedhje zgjedhjesh dhe te dalin garant per zghedhje te ndershme …KULMI. Cfare kerkojne? .. te bejne Minister te Brendshem Flamur Noken apo financash Ridvan Boden?
    Shoqeria civile duhet te mbledhe ne shesh popullin dhe ti terheqe zvarre plehrat qe po zvarrisin drejtesine. NUk behet ndryshe vendi me popul amorf qe e perdorin partite

  3. tr says:

    KU ESHTE AMBASADORI DONALD LU ,QE NUK PO DEL NE SKENE ?? MOS VALLE PD KA DERGUAR ANKESE NE SHBA DHE AMBASADORI ESHTE DISTANCUAR ????

  4. Agimi says:

    Me ne fund u reagua. Le te jete kjo edhe vetem nje pjese e shoqerise civile. Le te jene edhe me orientim te majte, mjafton qe me ne fund u reagua.
    Amerika dhe BE na ofron ndihme dhe mbeshtetje politike per te ber reformen ne drejtesi, pa te cilen nuk mund te kesh shtet modern, nuk mund te kesh zhvillim, ndersa shqiptaret rrine duarkryq!!!
    Kjo gjendje ne te cilen ndodhemi ne esht gjendje e rende. Populli shqiptare nuk ka energji, nuk ka guxim ta beje kete reforme.
    Rrofte USA

    1. ari says:

      Po u reagua vertetet nga shoqeria civile (shoqatat e Pukes, Frrokut dhe TLAS ish hetuesi V. Kosta) apo ju jeni p.erdhur me keto teorite e revolucioni kinezo kroat

  5. Bardhi Tolabi says:

    Shyqyr qe ju ardhi goja,sepse deri tani kane qene ne gjume…
    Ku ishit deri me sot,apo prisnit si do merrnin rrjedhen ngjarjet,cfare qendrimi do mbanin nderkombetaret,do braktisnin maxhorancen apo opoziten etj si keto?
    Tani qe eshte e qarte si drita e Diellit qe maxhoranca eshte ne rruge te mbare dhe po kryen detyrat e saj per Vetingun,edhe ju dolet si ligavecet mbas shiut kunder qendrimeve bllokuese te opozites…
    Por sic thote populli,me mire vone se kurre…

  6. Kaci says:

    Te dalim te gjithe ne bulevard 100 fish me shume se ata kriminele qe pengojne vetingun. Ne jem shume.

  7. Shyqyr o gjumash qe ngelet kafeneve ngrihuni nga gjumi i dimrit dhe boll u perdori politika por ngrihuni mbushni rruget, qe nga presidenti dhe pd nuk duan shtet nuk e kuptoni kaq?!!! E kane te shkruajtur ne ball prandaj hedhin vickla si ai qeni qe po ngordh!!
    Ngrihuni per veten tuaj dhe te femijeve te shqiperise dhe kerkoni te drejten tuaj, boll me dele ??????

  8. shqip says:

    Atehere te behet diçka e zgjuar. Te grumbullohen te gjitha shoqatat, artiste, gazetare, popull i qyteteruar qe duan vetem paqe e prosperitet. Te rrethohet çadra ne menyre simbolike. Te kerkohet zbatimi i vetingut pa asnje ekuivok. Atehere te merren ne proteste ose manifestim me mire , trupi diplomatik dhe mediat e huaja . Pastaj do shohim , do bejne me thirrje per lufte , apo do zbuthen nga çadra si skutha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *