Thirrjet e Bashës për dhunë, Bushati: PD, qëndrim të pakuptueshëm. Synon bllokimin e Vetting-ut

Pas thirrjeve te liderit te opozites Lulzim Basha për dhunë, ka reaguar Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. “Thirrjet për destabilitet për të bllokuar Reformën në Drejtësi.

Thirrjet për kaos nuk nderojnë askënd aq më tepër kreun e opozitës. Kërkesa e PD për qeveri teknike është jo politike e jo logjike. PD me një qëndrim të pakuptueshëm, synon bllokimin e Vettingut”, tha Bushati.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rritur ndjeshëm tonet në ditën e shtatë të protestës përpara kryeministrisë. “Kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë.

Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë.

Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet. Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”, tha Basha

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *