“Trendi” i ri në Angli, fiton titullin, shkarkohesh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Largimi i parakohshëm i Claudio Ranierit nga Leicester City konfirmoi një trend të ri në Premier League. Në 5 sezonet e fundit, traineri i shpallur kampion është shkarkuar nga posti i tij. Përjashtim bën Sir Alex që u tërhoq pas 27 vitesh në krye të Red Devils. Por cilët janë themeluesit e këtij klubi fatkeq?

Ironikisht starton më një italian, Roberto Mancini-t nuk i mjaftoi titulli i 1-rë në erën e sheikut Mansour. Mungesa e mbrojtjes së titullit të fituar në sezonin 2011-’12 ishte fatale për italianin. I fundit sezon në stol si menaxher përkoi me fundin e karrierës së skocezit Sir.

Ferguson e trashëgoi titullin tek rivalët ndërqytetas por që në krye kishin kilenin Manuel Pellegrini. I mbiquajtur “inxhineri”, njeriu që u bë i njohur tek Villareal dhe Real Madrid përpara se të merrte drejtimin e Man City-t, nuk u konfirmua, në fundin e kontratës fillestare.

Periudha e dytë e Jose Mourinho-s në krye të Chelsea-t përfundoi më herët se c’ishte parashikuar. Portugezi i kthyer me bujë në “Stamford Bridge” e rishpalli skuadrën kampion, brenda një viti. Por mosmarrveshjet me lojtarët dhe rezultatet e dobëta, cuan në shkarkimin e dytë nga Abramovich.

Ranieri u bë italiani i rradhës dhe ajo cka po shkruhet në shtypin ishullor, ka të bëjë me ankesat e lojtarëve më të vjetër ndaj tij, tek pronarët e skuadrës. Nga goja nuk vjen gjë thuhet në Shqipëri, por Conte është i paralajmëruar. Chelsea me shumë gjasa do të fitojë titullin e 4-rt nën drejtimin e tij.

Por Roman, nuk e ka problem të të shkarkojë edhe me një status të tillë. Mourinho më shumë se kushdo e di mirë këtë./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *