Zbulohet lojtari që Ronaldo iu drejtua: Unë shënova gol, por ti çfarë bëre?

E përditshmja spanjolle Marca, ka zbuluar lojtarin të cilit Kristiano Ronaldo iu drejtua pas ndeshjes me Valencian, ku ekipi i Zinedine Zidane humbi 2-1.

Gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjeve, Kristiano Ronaldo u pa duke thënë: “Unë shënova gol, por ti çfarë bëre?”

Fillimisht u mendua se portugezi iu kishte drejtuar një bashkëlojtari me këto fjalë dhe se Madridi kishte filluar të përçahet, por Marca ka zbuluar të kundërtën.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle, Ronaldo i ishte drejtuar me këto fjalë në formë shakaje Luis Nanit, me të cilin ka luajtur për një kohë te Manchester United dhe se nuk kishte të bënte asgjë me ndonjë lojtarë të Realit.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...