Zhvillohet protesta antishqiptare në Shkup, mesazhe “kërcënuese” edhe ndaj Edi Ramës

24 Shkurt 2017, 19:54Rajoni TEMA

Ka përfunduar qetë protesta e nacionalistëve maqedonas në Shkup, të organizuar nga shoqata “Tvrdokorni”. Përfaqësuesit e kësaj shoqate, kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën, deri sa të mos shfuqizohet “Platforma Shqiptare”.

“Do ta shkatërrojmë këtë copë letre”, ka thënë një përfaqësues i protestuesve, lidhur me deklaratën e partive shqiptare të përgatitur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ata kanë kritikuar partitë maqedonase se pse nuk janë distancuar që në fillim nga kjo Deklaratë.

Protesta është e zhvilluar e qetë, por me disa brohoritje dhe këngë provokuese si: Jemi gati të vdesim për Maqedoninë etj.

Filluan protestat antishqiptare në Shkup

Disa dhjetëra njerëz u mblodhën sot në oborrin e Kishës Ortodokse në qendër të Shkupit për të shprehur zemërimin e tyre kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe, dhe siç thonë ata edhe kundër ndarjes së Maqedonisë.

Kreu i Organizatës “Të palëkundurit”, Dragan Ugrinovski, deklaroi se janë grumbulluar vullnetarisht për të mbrojtur Maqedoninë dhe apeloi tek mediat që të mos e etiketojnë ose ndërlidhin këtë Organizatë me partië politike.

9 komente në “Zhvillohet protesta antishqiptare në Shkup, mesazhe “kërcënuese” edhe ndaj Edi Ramës”

  1. rako ferra says:

    Po c antishqiptare
    Ne antishqiptaret i kemi ne Tirane
    Po bejne edhe protesta duke e mbajtur vendin ne tranzicion dhe bere thirrje per trazira dhe lufte vetem e vetem qe te vine ne pushtet
    Dhe themi pastaj per serbet maqedonasit dhe greket!!

    1. The Punisher says:

      Shqiptareve te Maqedonise vetem mos u prekni “xhamajat” se per gjera te tjera nuk e cajne shume bythen .

    2. me thene te drejten says:

      Hajt pra,me ne fund ne Makedhoni do jete gjuhe zyrtare makedhonishtja e lashte (shqipja) ?

  2. tropojani c100 says:

    hajdeni ketu ne tirane te çadra se keni perkrahes boll,nuk vuani hiç jani pini kendoni per qef

  3. ali vlora says:

    Mos u merzitni se dhe Saliu nuk po u harron. Sa here qe shqipetaret kane probleme ne rajon saleh qeni kerkon destabilizimin e Shqiperise . Tani i ka dale boja e rrezik ndo nje dite te afert kur tja degjojme kengen.

  4. ali vlora says:

    Mos u merzitni se dhe Saliu nuk po u harron. Sa here qe shqipetaret kane probleme ne rajon saleh qeni kerkon destabilizimin e Shqiperise . Tani i ka dale boja e rrezik ndo nje dite te afert kur tja degjojme kengen.

  5. Arber I says:

    Cudi, si nuk shkoi Ristani te ngrinte cadren e PD-se ne Shkup, ne mbeshtetje te sllaveve maqedonas???

  6. Mbreti says:

    Sa ishte Sali serbi me kliken e tij serbe ( lulzim, Noka etj) hidhnin valle keto qen! Tashi me Edi Ramen u ngeli sharra ne hekur!

  7. Jimi says:

    Aleatet e qoftelargut ne Maqedoni, sllavet ultranacionaliste ju pergjigjen thirrjes se tij, qe brenda apo jashte Shqiperise te protestojne kunder Rames. Bravo qoftelarg, te shkoka llafi edhe pertej kufirit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje