Dhuna nga emigrantët, Suedia vendos të limitojë lejet e punës për punëtorët jashtë BE-së

25 Shkurt 2017, 17:46Bota TEMA

Përplasjet mes policisë dhe emigrantëve në Suedi kanë bërë që qeveria e vendit të reagojë.

Sipas zyrtarëve shkak i reagimit të dhunshëm të emigrantëve është pamundësia e tyre për të punuar krahasuar me suedezët, e nisur nga kjo, duhen bërë ndryshime.

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, deklaroi se do e limitojë pranimin e punëtorëve nga jashtë, për të siguruar më shumë vende pune për suedezët e papunësuar dhe refugjatët që tashmë janë në shtetin nordik.

Në vitin 2016, Suedia ka garantuar lejet e punës për 12,000 njerëz të vendeve jashtë Bashkimit Evropian.

“Punët që kërkojnë pak apo aspak arsimin do të mbushen së pari nga personat e papunësuar që janë tashmë në vendin tonë,” tha Lofven për gazetarët në Stokholm, të premten.

“Është e paarsyeshme që të kemi një migracion për punë që konsistojnë në punonjës restoranti apo pjatalarës kur ne kemi persona të aftë që kanë ardhur tashmë si refugjatë”, u shpreh Lofven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje