Martesa me Gaçin, flet Olta Xhaçka: Kodi etik i PS për bashkëshortët deputetë, ju tregoj të vërtetat…

10 Tetor 2016, 08:40Politika TEMA

Anëtarja e kryesisë së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, sqaron nenin e ri të Kodit të Etikës të Asamblesë Parlamentare, i cili nuk lejon bashkëshortët si anëtarë të saj.

Xhaçka shprehet se përcaktimi përjashtues nga asambleja për një nga bashkëshortët nuk është i vlefshëm për deputetët, të cilët janë automatikisht anëtarë dhe jo të zgjedhur.

“Kam parë shumë keqinterpretime të këtij neni nëpër gazeta e portale të nesërmen e Asamblesë Kombëtare. Unë dhe Artani jemi anëtarë exofficio të Asamblesë Kombëtare, si pasojë e të qenët deputetë të Partisë Socialiste.

Kodi i Etikës tenton të rregullojë disa marrëdhënie etiko­morale për ta bërë sa më të drejtë  vendimmarrjen e këtij forumi dhe nuk është as rregullore, as kod etike për veprimtarinë e deputetit”­ thotë ajo për Panorama.

Sipas Xhaçkës, deputetët dhe veprimtaria e tyre rregullohen nga kodi i tyre, jo ai i Asamblesë Kombëtare të PS­së.

“Ndaj edhe kuptimi se ky kod etik i Asamblesë Kombëtare rrezikon mandatin e deputetit të njërit prej nesh është një keqkuptim i madh, pasi pika 3 e nenit, e cila citohet në këtë rast, nuk është për deputetët, por për papajtueshmërinë e mandatit të kryetarit të PS-­sënë bashki apo komunë me funksione të tjera politike, të zgjedhura apo të emëruara në parti”­ thotë ajo.

2 komente në “Martesa me Gaçin, flet Olta Xhaçka: Kodi etik i PS për bashkëshortët deputetë, ju tregoj të vërtetat…”

  1. Qifi says:

    Ti olta dhe elisa spiropali jeni te dyja shoqe te ngushta dhe si rrjedhoje edhe mendimet inkeni njeso. Psh burrat qe ju keni i moret pasi ata kane lek me thase jane te martuar nga 2 here dhe mbi te gjitha jane burra lehtesisht te manipulueshe pasi jane beme t pra te çmendur. Realisht jeni deshtake dhe opurtuniste qe siç duket Rames i pelqen ky stili juaj se edhe ai eshte i shkaterruarr familjarisht dhe psikologjikisht.

  2. ylli dervishi says:

    Artan Gaçi pa shkolle me diplome falco te Kristalit.Gjeja me e thjeshte e verfikueshme shkoni shikoni regjistrin e asnje nuk e njeh se ska qene kurre aty po bleu diplomen!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Ky duhet te shkoj ne burg!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje