INTERVISTA/ Ideja e Astrit Patozit: Qeveri kujdestare dhe kryeministri të propozohet nga PS

25 Shkurt 2017, 09:39Politika TEMA

Nëse do të ishte në vendin e Bashës, deputeti Astrit Patozi do t’i propozonte kryeministrit Rama që pasi të pranojë qeverinë teknike, kryeministrin e ardhshëm të propozojë PS.

Deklaratën Patozi e bëri në studion e lajmeve në Ora News, i cili tha se  nuk beson në asnjë skenar të protestës.

Deputeti demokrat tha se  qëllimi është një dhe i vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nëse krijohet qeveria kujdestare, opozita do të votojë vettingun.

Pjesë nga intervista

Patozi: Unë nuk besoj që ka interes publik që ne të diskutojmë kaq gjatë për stilin apo për retorikën e Bashës përsa kohë që nuk ka asgjë të re në kërkesat tona. Ne thjesht duhet të diskutojmë çfarë po ndodh me protestën dhe kush është përgjigja nga ana tjetër. Kjo i intereson publikut dhe jo stili apo retorika që përdor Basha.

Janë të parëndësishme këto thirrje?

Patozi: Edhe ato kanë kuptimin e tyre përsa kohë protesta nuk do provokohet ajo do të vijojë e qetë, por përsa kohë do përballet me shurdhërinë me fyerjen e palës tjetër sigurisht do ketë një reagim tjetër. Nuk ka asnjë nevojë për të diskutuar retorikën e Bashës sot përsa kohë ishin mijëra shqiptarë në 18 shkurt që marshuan të qetë. Ata ishin në një numër të tillë për të përmbysyr 10 qeveri.

Këto thirrje kanë një skenar?

Patozi: Unë nuk besoj në asnjë skenar. Protesta është solide në kërkesën e vet. Opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithçka tjetër që presupozohet është thjesht anashkalim i thelbit.

Deklaratat e ambasadorit të OSBE në Tonight Ilva Tare

Patozi: Nuk do merrem me ratifikimin e ambasadorit. Ajo që ka rëndësi te deklarata e tij është që ajo shkon në një linjë me frymën e protestës. Protesta ka në vetëvete një shqetësim social, politik në Shqipëri dhe që nuk është vetëm i PD. Pra ambasadori i OSBE tha që qarkullojnë 2 mld euro në ajër që mund të përdoren për zgjedhjet. 2 mld euro është një shifër e frikshme e cila do përmbyste rezultatet e zgjedhjeve në SHBA dhe jo më në Shqipëri që kemi një buxhet që nuk i kalon 4 mld dollarë. Ky është fiks reflektimi i gjendjes për të cilën  ne kemi ngritur shqetësimin. Ajo që duhet qartësuar është sesi do të dilet nga kjo. Pra opozita është e vendosur për ti shkuar deri në fund kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që pala tjetër nuk ka asnjë përgjigje. Ose ka një përgjigje që thotë respektojmëprotestën por jo përmbajtjen e saj. Ne nuk kemi nevojë për respektin e tyre. Në kemi dalë për një qëllim, për kauzën tonë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ju e mbani përgjegjësinë që këto 2 mld kanë qarkulluar në 2013?

Patozi: Kjo nuk ka lidhje. Është e pakrahasueshme. Boshart mund të dalë nesër dhe të thotë kjo është për 97, por kjo nuk ka më vlerë. Të gjithë shqiptarët e dinë që kanabizimi me bazë nga Shqipëria shqetëson gjithë Europën dhe nga 2013 deri sot janë 2 situata të pakrahasueshme. Pra atë 2 mld vereni në këtë situatë, pavarësisht se ambasadori tërheq deklaratën.

Shqipëria sot është në një situatë të nderë para elektorale. Ne na akuzojnë sot, qeveria po thotë që është e parakohshme. Pra ajo thotë që të presim që zgjedhjet të vidhen pastaj të reagojmë. Ne po bëjmë të kundërt dhe po e bëjmë në shërbim të vendit jo të PD. Ne po i kërkojmë qeverisë të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo gjë tjetër që thuhet për protestën është shumë më e parëndësishme sesa kauza jonë.

Çfarë kërkon PD?

Patozi: Të kërkosh zgjedhje të parakohshme është detyrë e çdo opozite dhe kërkohën kudo. Jo çdo kërkesë është e mundur. Që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme kjo është normale, por që zgjedhje të parakohshme të ketë sa herë kërkon opozita kjo nuk është normale. Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk është fundi i botës që nuk ka ndodhur.

Patozi: Qeveri teknik dhe kryeministri të propozohet nga PS

Patozi: Ne kërkojmë një qeveri kujdestare dhe po na thuhet që po protestokemi jo për zgjedhje të lira, por që të mbrohemi nga vettingu. Nëse është kështu atëhere cfarë e pengon qeverinë të japë qeverinë teknike dhe ne jemi gati të shkojmë të votojmë vettingun që nesër. Madje unë po të isha në vend të Bashës do ti thoja kryeministrit që jam gati që edhe kryeministrin e ardhshëm ta propozoni ju, pra ta propozojë PS, por kjo të jetë qeveri kujdestare që të mbështet nga të gjitha palët, sepse kjo na çon drejt zgjedhjeve të lira.

Ju keni kërkuar edhe rishim të 7 ligjeve?

Patozi: Po nuk ka rëndësi çfarë kemi kërkuar. Unë po them mendimin tim. Unë besoj se ne duhet të jemi të gatshëm të shkojmë deri tek vettingu. Sepse vetingu po përdoret për të njollosur thelbin e protestës që është zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë them se në rast se qeveria thotë se vettingu qënka më i rëndësishëm se zgjedhje të ndershme dhe të lira atëhere le të lëshojë vendin dhe t’ia lëmë vendin një qeveria kujdestare që të mbështet nga ne dhe forca të tjera.

LSI i ka interesat të lidhura me PS

Patozi: Nuk mund të përjashtojë askënd që tek kauza jonë të përfshihet, por nuk besoj tek ky skenar sepse interesat e LSI janë të lidhur me Ramën. Ka një llogari që i con të dyja partitë në të njëjtën frymë. Por do të ishte e mirëpritur çdo forcë politike

5 komente në “INTERVISTA/ Ideja e Astrit Patozit: Qeveri kujdestare dhe kryeministri të propozohet nga PS”

  1. coku says:

    hip ketu e shih stambollin!

  2. fisheku says:

    Gerrmo Tozi gerrmo se kockat e qeneve te ngordhur do te gjesh. A ke ndonje ide tjeter? Po sikur qeveria e sotme te ju jape nga 230 Milione dhe pastaj nuk keni me nevoje per SOROSIN??? Po cfare kujtoni ju more se kaq te trashe jane shqiptaret?
    Sot ka nje mazhorance te zgjedhur me shumicen e votes e cila ka per nder dhe detyre te realizoje misionin e dhene nga votuesit e tyre dhe kete deri ne qershor 2017. (pike) Sa here shihni ju endrra me sy hapur dhe tmerr per vetingun e nuk u rrihet pa karrige nuk ndryshojne gjerat si doni ju por ashtu sic duhet. Edhe nese ju do te fitoni ne 2017 ne do te ndertojme nje cader mbi ate te tuajen pasi jemi te sigurte se ne zgjedhjet e 2021 do te beni manipulime. Keshtu qe ose ju hiqni cadren ose ne do te blejme qe tani nje cader edhe me te madhe.

  3. Labi Vlore says:

    Shko mor katundar Vore. Edi Rama është votuar dhe zgjedhur në vitin 2013-të nga Shqiptarët. Do qëndrojë Kryeministër deri në fund të mandatit. Ti e di shumë mirë se PD-ja nuk e ka patur kurrë shumicën e votave në Shqipëri. Ky është problemi i PD-së.

  4. Kuq e zi says:

    Thuaj qe kryeministrin ta zgjedhe pd ose lsi
    Sepse ps e ka zgjedh kryeministrin
    Qellimi i pd nuk jane zgjedhjet por vetingu qe do kontrolloje figurat kandiduse ne zgjedhje ky eshte qellimi qe ai mos te funksionoje para zgjedhjeve
    Kjo per pd eshte shum here me e rendesishme se zgjedhjet aq shume sa pd nuk don te kete me zgjedhje sepse kjo trupe e kobshme do ishte ne protesten e saj te fundit
    Astrit duhet te jesh me trim me tuajt nuk vjen pushteti kot shqiperia ka nevoje per opozite te mire jo per lider qe maskohet ne petkun e antarit te thjeshte

  5. Urimi says:

    Eshte mire qe te ruhet kjo interviste e patozit qe po ban punen e mbrojtesit te sali berishes e lul bashes,dhe kjo ti kujtohet nese ndonjehere partia e tij i fiton zgjedhjet,qofte edhe me ndihemen e ndonje partie tjeter pasi PD tash e 25 vjet kurre sak fituar e vetme por as ne koalicion me mbi 30 partiqka,por edhe nese ndodhe qe ti fitoje zgjedhjet ateher do ti kerkojme qe mandatin tia dorezoi PS-s por jo Rames siq thot ai,ateher pse u dashka te behen zgjedhje,pse te torturohet populli ne fushate parazgjedhore,pse te mendoi njerezimi se ne daten ??? duhet te votoi por per ke,zgjidhja qenka e lehte,le ta beje PS qeverine thot patoz avokati i dyshes vrastare,por qe nuk pendohet as vet (patozi) per ato vrasje,prandai une mendoi se nese shumica e shqiptareve e qe eshte mbi 90% do te pranojne kercenimet e ksaj klike vrastare do ta paguajne edhe em shtrejte seq e kane paguar tash e 25 vjet me radhe,ku quditerisht kjo klike gjakpirese ku ban pjese edhe patozi nuk u ngopen gjak shqiptari,mallkaur qofshin per jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje