Mandati i Prengës, ç’ndodhi në KQZ dhe pse u shty vendimi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur dje të shtyjë vendimin për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga. Shkak për këtë shtyrje është bërë propozimi i anëtarëve të propozuar nga maxhoranca, të cilët janë shprehur se informacionet e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Prengës janë të pamjaftueshme për të kaluar në vendimmarrje, shkruan “Panorama”.

Anëtarët e propozuar nga e majta votuan me 4 vota pro kërkesën e tyre për të kërkuar dokumentacionin e detajuar për dënimet e Armando Prengës në Itali. Por kolegët e propozuar nga e djathta janë shprehur kundër këtij propozimi, duke votuar kundër.

Anëtari i KQZ-së, Klement Zguri, e ka quajtur të panevojshme kërkesën e KQZ-së ndaj Prokurorisë, duke thënë se edhe në rastet e ngjashme që këtij institucioni i janë kërkuar materialet e detajuara, ato nuk kanë ardhur.

.Anëtari i propozuar nga opozita tha dje se shkresa e Prokurorisë për Armando Prengën, i cili rezulton se është dënuar në Itali për vjedhje dhe falsifikime të ndryshme, duhet të jenë të mjaftueshme për t’ia hequr mandatin.

“Nisur nga materiali që ka sjellë Prokuroria, për mua është tronditëse. Janë shkresat e Interforcës italiane dhe Zyra shqiptare e Interpolit, në të cilat bëhet fjalë për vepra penale për mallra të vjedhura, vepra penale të falsifikimit dhe shkelje të ligjit të emigracionit etj. Është një kontrast absolut mes asaj që Prokuroria na ka sjellë. Për mua është e tepërt kërkimi i informacionit shtesë nga Prokuroria”, ka thënë dje anëtari i KQZ-së.

Por për kryetarin e KQZ-së, Denar Biba, edhe pse Armando Prenga ishte një “pistolero” në Kuvend, ndaj tij duhet të merren dënime të sakta.

“Jemi duke diskutuar për një deputetët të Parlamentit, por jo për një deputet të zakonshëm, por për një individ që edhe sot e kësaj dite është në gjykim në Gjykatën e Lartë për një ‘pistolero’ në Parlament. Vepra për të cilën akuzohet subjekti aktual, vjedhja dhe falsifikimi, e para nuk janë fare në pikën dy, pra nuk listohen, nuk identifikohet cili nen, po thuhet vjedhja në përgjithësi. Nuk kuptohet vjedhje e thjeshtë, vjedhje me armë duhet të dimë”, tha Denar Biba, shkruan “Panorama”.

Por në debat ka ndërhyrë sërish Zguri, i cili i ka quajtur akuzat e ngritura nga Prokuroria si të papranueshme për një person që ushtron funksionin e deputetit.

“Po flet për deputet, mor burrë i dheut. S’po flasim për një njeri të lagjes, po flasim për një deputet”, u shpreh Zguri.

Por për anëtarët e propozuar nga maxhoranca, qëllimi i shtyrjes ishte saktësimi i ndalimit të kandidimit që do t’i bëhej Armando Prengës.

“Zotëria dhe sikur të bjerë tek ata deputetë që ne do t’ia shpallim mandatin të pavlefshëm, ne duhet të themi për sa vite, sepse veprat për të cilat ai akuzohet nuk është për ndalim të përjetshëm. Do duhet të vendosim një afat, 20-vjeçar, apo sa, deri në rehabilitim, në kuptim të veprës, por ne këtë nuk e bëjmë dot”, u shpreh Biba.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *