Militantët e PD-së shpërthejnë ndaj Bashës, pas thirrjeve për luftë: O Lule, çpo gomat e Brishës, Topallit, Bodes…

25 Shkurt 2017, 09:19Politika TEMA

Opinioni publik shpreh revoltë dhe kundërshtim ndaj thirrjeve të kreut të opozitës për luftë, për çarje gomash, thyerje xhamash e tërheqje zvarrë. Edhe militantët e PD-së në faqen e tij i bëjnë thirrje që të mbledhë mendjen liderit të tyre….

Treguesi i parë i opinionit publik janë bërë rrjetet sociale, ato të cilët sot Lulzim Basha bënte thirrje që të ndiqen duke braktis mediat tradicionale. Por në rrjetet sociale, ku Basha pretendon se ka mbështetësit e tij, rrallë gjendet sot një komentues që të ketë mbështetur thirrjet për luftë që bëri kryetari i opozitës nga çadra e protestës në shesh. Madje ata i kujtojnë vitin e mbrapshtë ’97 ku shqiptarët u vranë mes njëri-tjetrit pas krizës piramidale dhe për koicidencë ishte prapë e djathta me në krye Sali Berishën që e çoi vendin në anarki.

Sa herë ka ndonjë ngjarje të madhe, ndonjë emision politik, apo ndonjë lëvizje politike, njerëzit vërshojnë të komentojnë në facebook, në profilet e tyre apo në faqet e mediave online, si dhe në faqet zyrtare të politikanëve.

Pasi Lulzim Basha tha sot në shesh se; “Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak”, shqiptarët e kanë cilësuar tëçmendur dhe një kthim pas në kohë këtë retorikë.

Komentuesit në faqen zyrtare të Lulzim Bashës në facebook e kundërshtonin këtë thirrje dhe pse kishte disa militantë që i shprehnin adhurimin, fryma e përgjithshme ishte kundër.

Ja disa komente që i morëm nga faqja e Bashës:

-Parti demokratike me kryetar Gangster!!! Te lumte! Vazhdo shpoji gomat e Bodes, Berishave, Rulit Topallit…forca Basha!!!

 – Ypppp Lyli shume shpejt ke me hap krahun e me dal prej lojes kshtu si ja ke nis,o Lyl mos e kruj mutin me krande se ke me gjet te zezen tande

 -po me fal zoti basha po sot nuk jam fare dakord me kyt fjalim,nuk kena nevoj ma per shkaterrim te vendit e per dhun, un partin socialiste nuk e besoj se jan mafioza, po besoj europen edhe ameriken edhe un si demokrat du qe partija demokratike te rendittet ne krah te perendimit se per kyt gja kena votu partin demokratike

– ta sos durimi ty e sali berishes e klanit tuj z,basha po jo ne popullit nuk jemi dakord hiq me kyt gjuh qe flet ti

– ne nuk jemi dakord fare me kyt fjalim me bani shm pershtypje, kesaj i thojn me pas besim te ju se europa e amerika e ka gabim, jo more zoteri e kemi votu partine demokratike per me dal nga komunizmi e me ken afer europes e amerikes, e ju partia demokratike i keni shpall luft perendimit te jeni te sigurt se as ne demokratet nuk jena dakord me kyt parti demokratike, flm europes edhe ameikers qe po na i hap syt mir,

-te ke kapurpadurimi ty l.basha, po qa esht ky fjalim lufte, po ju doni destabilizmin e vendit e tani po e kpt i gjith populli ku paske frik srz nga vetingu e gjykimi, ta dini ju politikanet shqiptar se ne e kemi hup besimin te ju, e ne kena besim vetem qa thot europa edhe amerika. ne populli jemi pro vetingut edhe mos e vononi shmm

Për të parë se si ishte sensibiliteti në faqet më të frekuentuara online lexuam komentet në faqen JOQ, ku nga më shumë se 370 komente, 99 përqind e tyre shprehnin revoltë ndaj deklaratës së Bashës;

Një prej tyre jepte një ide për luftën që kërkon Basha duke kritikuar bashkë me të gjithë klasnë politike. “Duan luftë,jam shumë dakord,le ta fillojnë por më parë do të propozoja një ide.Armatosim të gjith parlamentar,gjykatës,prokuror dhe këdo tjetër që don luftë dhe i çojmë në Sazan,fitimtarëve u dhurojmë ishullin me kusht që mos ta braktisin kurrë”- shkruan komentuesi me emrin Ladi.

Të tjera komente kujtojnë vitin e mbrapshtë ‘97:

-Thirrja e Bashes per lufte civile strategji e qarte filoruse.

-Ky qe ju mendoni se mendon per ju nxit lufte …por lind pyetja :-Kunder kujt do luftojm mo lule???? Apo do kthesh 97 qe u vran qindra te rinj,ku shum nena i veshet me ne zi,ku familje hyn ne gjak,ku femij mbeten jetim….Turp te te vij e po je burr prit voten e prit te vendos populli per fatin tend por mos i vra….

-Sa bukur i meson bravo.dhe ca do fitojne te behen gjakpirsa si ju po lat nam.po ik atje ne parlament dhe bashkohuni te beni dica per vendin.po vetem helm nxirrni jeni njerez nje gjak pse vetem doni te hani per vete.

– Mos i bej thirrje popullit por dil vet tek e tek me Ramen dhe kush fiton te behet Kryeminister

– Ç’eshte kjo llogjike elefanti,,Po Kur ishit ju ne pushtet deputet e opozotes te benin thirje te tilla çfar do thoshit..populli ska nevoj per lufte e kemi kalur disa her nje kuris 97..21 janarin fal juve politikaneve.beni protest eshte e drejta juaj Po mos beni thirje per lufte dhe anarshi…

-Po ik o ne parlament atje dhe merruni me vetingun spo skini bythe se jini te tere per ne burg o plera nuk ka nge populli per lufte jemi bere me keq se afganistani ska populli buke te haje ju me llomotisni aty turp turp

– Rroft injoranca ?? n’fakt jemi në 2017 dhe jo në 1997 , 26 vite “demokraci pluraliste” 26 vite mbrapa jemi tu shku?? sa Të ketë turmë partiake kshu Ka me shku !?!!

-shko nzgjedhje or m…. leje luften se ne luft jemi xhdo dit, po tkan kap ethet e humbjes prandaj qa nuk mundon me bo po me kshu thirrjesh humbje do marresh , po partija e “madhe” ku ka ren ne vitin 2017 jemi o pall jo 91shin

– Mallkuar qofte ai bir shqiptari qe fton vete shqiptaret me u zene. Turp per te gjithe ju politikane qe dhe nenat tuaja nuk jua bejne hallall qumshin qe ju Kane dhene.Po jetoni si bosa,do treteni nga krimbat dhe do kujtoheni si ushujza te ketij atdheu.

– Me ne fund s’duroi shume e verteta dhe doli sheshit, e nxori kafsha fytyren e vertete! ehhh thuaj s’behemi ne !! Kafshe nga te gjitha anet si keta e si ata…

– E perse duhet bere lufta,te behet luli kryeminister..E po njerzit spo vene mend te ngrihen ne protesta per vete te tyre se po i shtypin kudo jo per politikane. (Tesheshi.com)

10 komente në “Militantët e PD-së shpërthejnë ndaj Bashës, pas thirrjeve për luftë: O Lule, çpo gomat e Brishës, Topallit, Bodes…”

  1. Peco says:

    Pritet nje marshim i madh i te gjithe gomisteve te Shqiperise drejt cadres se PD per te falenderuar Lulzim Bashen per nderin e madh qe ju beri me thirrjen per te shpuar gomat e makinave. Nje thirrje te tille ata as ne enderr nuk e kishin menduar. Por desh zoti qe ne krye te PD te jete nje individ me fantazi te pashembullt, te cilit i vajti mendja te mobilizoj anetaret e PD ne kete levizje te parrefyer. Gomistet kane premtuar gjithashtu se do te anetaresohen te gjithe ne PD dhe do te marrin pjese jo vetem duke aktivizuar cunat e lagjes se tyre por edhe vet ne kete aksion te pashembullt te shpuarjes se gomave. Natyrisht, ata do te marrin pjese edhe ne ngjitjen e tyre dhe ky eshte shkaku qe i bene gomistet entuziast. Dhe per ta mbyllur, po brohorasim: Rrofte shoku Lulzim Basha dhe programi i tij madheshtor qeverises gomcpues.

  2. Luli që QESH says:

    Në gjuhe vulgare i thone, kercnimeve te Lulit vocer, pjedh qe te çfryhesh. Ai injorant kamarjer, i etur per pushtet , kujton se vetem duhet te trash zerin dhe te tjeret duhet te ikin nga frika, dhe ai hop kryeminister, pika te rente ore luli i vocer, Saliu po te perdor per te mos bere reformat, se ne populli i thjesht , shpresojme qe me zbatimin e ligjit , do marrin pergjigje te gjitha ato pikpytje nder vite. PS jo se eshte me e mire, por e keqja me e vogel per tu besuar. Nese ketu tek ne nuk behet ndeshkimi sipas ligjit per te tere shkelsit, zullumqaret e ketij vendi, per te gjihe krahet, atehere kot lodhemi me mire te behet rremuje dhe te fitoj me i zoti, natyrisht ata qe kanë fituar gjithëmonë. Luli ruan bythen e vete dhe te Sales me kompani. Ligjin e duam

  3. gita says:

    Si thoshte Zheji : “L basha eshte krijese shume e bute dhe e sjellshme mos e kini frike ” . He mo zhele po keto thirrje per lufte cfare njeriu tregojne ? besoj se ate fytyre te 1997,1998. Gerdecin, shitjen e detit , 21 janarin dhe ja ku jemi sot ; thirrje per lufte, shkaterrim , tym e zjarr e per cfare ? per te mbrojtur b….. e tyre jo se u behet vone per popullin.

  4. Spartaku says:

    Ekstremizmi i Bashes nuk ka ku te shkoi me tej.Ky qelbanik qe bene thirrje per lufte,i ka hyre frika ne palce e po dridhet se humbjen ne zgjedhje e ka te siguret,dhe vetingu do behet,por shpata e madhe,e rende, dhe e mprehte e vetingut do bjere mbi koken e tij dhe te Berishes me kompani.Bastrdi.

  5. LULUQI says:

    LULUSHO!
    HAJDE ..oqe,hajde. Tani e …….., e kënaqe fare!???‍♂️????????

  6. EKZEKUTUSI says:

    UNE DO TE DOJA ME KENAQESI TE “CPONJA GOMEN” e Zonjes Basha??Pse jo ajo e ka te “Parfumosur” me Parfum Hollande….edhe keshtu do te “Plotesoja” Kerkesen e Lulic Bashovicit per “Cpuarje” Gomash!!!!!!!!….

  7. Lefter says:

    Me ne fund e nxori fytyren me te qarte se kurr ky mashtrues i lindur jo vetem i pergatitur nga tutori i tij Berishovic. Ja cfare ka mbjell e po korr partia demokratike, si duron kjo parti qe te drejtohen nga keta qe me vepra kane treguar e po tregojne se duan ta djegin perseri shqiperine dhe popullin shqiptar. Keta drejtues te partise demokratike vertetuar katerciperisht me fakte se jane armiq te shqiperise dhe duan ta shfarosin shqiperine duke i ven flaken, te shpetojne gjemat e tyre,por zjarrin tja vene ne dore popullit e ata te bejne sehire dhe te shpetojne.Keshtu eshte historia e tyre ,numuroini se sa here Berisha ka qene ne rrezik zjarrin i ka vene shqiperise, shqiperia eshte djegur e vrare dhe Saliu ka Shpetuar.Kjo eshte taktike e njohur e te liqeve, e mafiozeve, e sharlataneve,krimineleve. Mjere ata pa tru qe u shkojne pas krimineleve Berisha, Basha. Cfaredo thone neser?

  8. kombi says:

    THIRRJET JANE ARMIQESORE , DUHET TE DENOHET KUSH JANE ARMIQTE PER BASHEN POPULLI ??? NUK MUND TD FITOHET KESHTU , BASHA DUHET TE TREGOJE FORCEN NE VOTIME .

  9. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: February 24, 2017 at 8:25:04 AM EDTm

    LULEZIM BASHA + … NE PRANGA!

    Thirrjet per dhune e guerilje jane akte
    terrori

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pasi u zgerlaq edhe nga Opinion i Klanit te Klanit te Vicidolit , dje dhe sot, lideri de jure i SHQUP-it, Lulezim Basha hoqi edhe maskat e fundit te demokracise se rreme e te degjeneruar prej ” bandes se gangstereve” te Sali Berishes, Fatmir Mediut, Flamur Noke Stanishicit…. dhe korporates se Krimit.
    Dje ai deklaroi hapur e pa maska se krejt protestat dhe potera e Korporates se krimit te organizuar te Sali Berishes nuk jane zgjedhjet e lira por parandalimi i 7 ligjeve te Vetingut dhe rrenimi i Reformes ne Drejtesi.
    Sot qehajai i Berishes ne krye te PD-se se Berishes shkoi edhe me tej.
    Me nje gjuhe qe te kujton me teper thirrjet e Fidel Kastros dhe Chegevares, ISIS-it e Eskobarit ai Iu drejtua “Xhuponeve te zinj ” falangave te murrme ala neonaziste, skuadroneve te vdekjes dhe njesiteve guerile me thirrjet per dhune e terror te hapur kunder nje qeverie dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike!
    Ngrihuni ne kryengritje per permbysjen me dhune te rendit kushtetues te Republikes se Shqiperise eshte thelbi i kushtrimit te Bashes!
    ” Shpojuni gomat e makinave!
    ThyjunI xhamat e dritaret…
    Qelloni me grushta…
    Nxirrini jashte….
    … lufte do te kene!
    Adelante camaradas ! Perpara shoke lufte!
    Eshte thirrje e hapur per guerilje e terror e telallit te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve!
    Kryekriminelet me te medhenj te Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Medihoxha, Flamur Noke UDBa na bejne engjellin e antikrimit.
    Asnje i burgosur per krime te renda dhe i denuar me ndeshkimin maksimal , ate per jete, nuk ka kryer krime aq te renda sa secili prej cetnikeve dhe terroristeve te siperpermendur.
    Krime qe shkojne deri ne terror shteteror sic ishin ato te 28 majit 1996, katrahura me mbi 10 mije viktima e 97-es, nxjerrja ne prite dhe vrasja e Azem Hajdarit, grushti fadhisto- cetnik i shtetit i 14 shtatorit 1998, Gerdeci me qindra viktima, marreveshja Atdheshitese e Otrantos, ekzekutimi pa vendim gjykate e antikushtetues i Sali Bashes i 4 protestuesve te 21 janarit 2011 pikerisht aty ku kercet tallavaja e vallja e vdekjes se mercenareve te tyre!
    Asnje hajdut e bande kusaresh se denuar per vjedhje ne permasa te medha vec e vec e se bashku nuk kane vjedhur e plackitur sa cka vjedhur Banda familjare e politike e Berishajve vetem me Piramidat e Autostraden e Kombit.
    Po milionat e ” sypeshkaqenit” te Berishes dhe Fatmir Mediut ne Gerdec, interkoneksioni energjitik ne Kosoven i Shkerdhenit, tokat e helmuara te Argita Fazlicit e Lulezim Bashicit ne Durres !?
    Po CEZ- i Sali Kadafit dhe Shkelzen Milices!
    Mbi 3 miliarde euro u jane vjedhur ose tjetersuar shqiptareve dhe Shqiperise vetem gjate viteve 2008 – 2013 nga kjo Mafia e Kusarise, Vrastarise dhe Korrupsionit , MKVK, te Sali Berishes.
    E kryebanditet Berisha, Basha… dhe ish ministrat e Brendshem te Republikes se Lazaratit, Lulezim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka kane goje e fytyre bashke me krye… kryebanditin Sali Berisha te na permendin Eskobara e deri edhe mbledhje Keshilli te Sigurise Kombetare per nje cironke te narkotrafikut.
    A e dini si e justifikoi dhe motivoi kete mbledhje Presidenti sakat nga trute e me shume nga shpirti katran i SHQUP-it po ashtu vjedhur nga banda e Berishes!?
    ” Per aresye se Balili dhe narkotrafiku perbejne rrezikshmeri shoqerore” ! Hajde President K… ari hajde me keshilltare koqe kandari.
    Rrezikshmeria shoqerore eshte ceshtje policesh lagjesh, prokuroresh te shkalles se pare!
    Keshilli i Sigurise Kombetare mblidhet vetem per ceshtje qe rrezikojne Sigurine Kombetare dhe ne mbledhje te jashtezakonshme ne gjendje lufte, si kjo qe shpalli sot kryebanditi e kryekrimineli Lulezim Basha.
    Cfare pret kryeprokuhori i Shqiperise Adriatik Palla e banda e tij e horave te Drejtesise !?
    Merret ne pordhet e intrigat e Bandes se Gangstereve te Berishes dhe me gjurme gishtash ne vend qe te urdheroje arrestimin ne flagrance te Lulezim Bashes dhe krejt bandes se Berishes qe fshihen pas tij per
    1- Cenim dhe rrezikim te rendit kushtetues dhe Sigurise kombetare per llogari e ne sherbim te RIA- a ruse, DIA-se serbe dhe agjenturave armike.
    2- Thirrje te hapura publike per dhune e terror kunder qeverise dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike me mbi 1 milione vota.
    3….
    Te arrestohet ne flagrance Lulezim Basha per krimet e renda te tij te se kaluares dhe ato te sotme!
    Sot ai sterderdhi jo kupen, por cisternen e krimeve pa fund te tij kunder shqiptareve e Shqiperise !
    Lulezim + ne pranga! Sot! Neser eshte kurre!
    Berisha i pari… Luli i dyti…. Fatmir Medihoxha i treti e keshtu ne ardhe krejt banda e gangstereve dhe “Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit…”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje