Muç Nano: Luli vetëm komandant lufte, që s’më duket…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nuk di ç’të them. Nuk e kam një shpjegim. Thjesht jam i kapur në befasi. Jam pa fjalë”.

Kështu thotë Mustafa Nano në një prononcim për Mapo, për thirrjet e djeshme të lulzim Bashës, për luftë.

Ai ka një prognozë të zezë për opozitën dhe beson se ky radikalizim “do ta izolojë edhe më shumë nga ndërkombëtarët, por edhe nga ajo masë shqiptarësh që duan paqe e qetësi në këtë vend”.

Megjithatë Nano nuk mendon se ka ndonjë rrezik për përshkallëzim të dhunshëm të protestës.

 “Nuk ka asnjë rrezik”, tha Nano, ndërsa ironizoi liderin e opozitës, se nuk i dukej “komandant lufte”.

Ndërsa Armand Shkullaku e komenton kështu, shpërthimin e Lulzim Bashës:

“Unë mendoj që nuk duhet parë ky radikalizim i gjuhës së Bashës vetëm në atë që pamë dje paradite.

 Ai është provokuar nga një vendim i drejtorit të TVSH-së, i cili ka shkarkuar dikë nga puna, sepse ka marrë pjesë në protestën e PD-së.

Dua të shkëpusja këtë dhe ta zhvendosja, pasi vëmendja e mediave përqendrohet në këto fjali radikale që bëjnë më shumë lajm, por dua ta shikoj në një hapësirë më të madhe.

Ka disa kohë edhe para protestës dhe veçanërisht gjatë protestës, pasi vendimi për të qëndruar aty është radikal, që Basha ka ashpërsuar qëndrimin ndaj mediave tradicionale.

Madje në intervistën në “Opinion”, ku ai jo vetëm kërkoi ndjesë për marrëdhëniet klienteliste që qeveria e PD-së ka pasur dikur me disa media në një moment të caktuar, por ai tha dhe ishte i ashpër që ne do t’i përmbysim mediet që i shërbejnë pushtetit.

Po vëmë re se Basha ka një pozicion të qartë politik të një opozite, për të krijuar bindjet te shqiptarët që opozita nuk është më peng i askujt, as i oligarkëve, as i mediave të caktuara, madje as peng i së shkuarës së saj.

Ai po mundohet të arrijë një gjë të tillë.

Sa do ia arrijë kjo mbetet në vullnetin e tij e për t’u shikuar në të ardhmen, por vë re që është në një lloj përpjekjeje për t’u çliruar nga barra e mëkateve të kaluara, qoftë edhe nga lidhjet që duket sikur i japin oksigjen, por që në afat të gjatë e dëmtojnë më shumë”.

“Por mendoj që kjo protestë po përpiqet ta arrijë në një akt final të opozitës për t’u shkëputur nga e kaluara dhe kërkuar ndjesë. Nëse opozita e përdor protestën e qytetarëve si mjet për t’u kthyer aty ku ishte atëherë në kemi mbetur në vend.

 Nga ana e saj media e ka më shumë me publikun llogarinë. Një media që i shërben interesave të ngushtë politikë apo financiarë, humbet besueshmërinë dhe ndikimin që ka. Por nëse vendos të rezistojë është vendim i vetë medias.

Po unë e kisha në prizmin që Basha, atë që nuk e bëri dot në katër vjet, shkëputjen ose distancimin nga e kaluara, qoftë edhe nga ish-ministrat që thatë ju, apo korrupsioni i viteve të qeverisjes, qoftë edhe nga mëkate të tjera të mëdha, dua ta shikoj këtë protestë si një akt final, atë që nuk e bëri dot me gjuhë deri tani e me veprime më parë, po arrin ta bëjë nëpërmjet këtij akti, për t’u shkëputur nga e kaluara dhe kërkuar ndjesë.

Nëse opozita shkon te qytetarët në një mënyrë e ka shlyer deri diku edhe fajin e saj të së shkuarës, por nëse opozita e përdor protestën e qytetarëve si një mjet për të arritur pushtetin e saj nuk kemi arritur gjë, jemi rikthyer në të kaluarën”, vijon më tej Shkullaku.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Muç Nano: Luli vetëm komandant lufte, që s’më duket…”

  1. aqif tahipi says:

    Mendoj se basha duhet medoemos te marre si keshilltare politike dhe elektorale ngjelen ,dash shehin ose baton haxhiun.Te gjithe te tjeret qe keshillojne ja fusin si kau peles dhe me keto keshilla qe i japin bashes ,duket sikur synojne qe shqupi te rikthehet edhe dejure ne duart e ish ministrave te berishes.

  2. Micky says:

    Kesaj i thone shtir dhe njehere pa te shoç o shkullak.

  3. niki says:

    Shkullaku me kete analize ti offendon masat e gjera ,sepse i konsideron vetemm PULA .Te me falin pulat sepse , kafsha njeri gjendet shume me poshte.

  4. nasi says:

    o shkullak i ha noi luge corbe te lulushi

  5. Dani says:

    Futja pordhe
    Ai eshte nje idiot
    .
    Se asht kaq i trashe nuk e besoja.
    Bretkoca don te behet lope.

  6. mergim tari says:

    Z. Shkullaku. Çare ti besojne shqiptaret Bashes.
    Ne çdo post që ai ka qene ka bere zarar, ka bere dëm, ka bere vetem keq.

    *Ka qene Minister I Jashtem kur Shqiperia humbi DETIN duke ja dorezuar Greqise.
    Ai firmosi. E kemi te filmuar ate moment makaber, kur nga mbrapa i rrinte Sali Berisha
    nga frika se mos Lulezimes i nderrohej mendje. Gjyqi ende nuk I eshte bere. Te japesh
    territore eshte tradheti kombetare ne Kodin Penal dhe ti Shkullaku e di se cfare denimi
    Jepet per kete veper te rende penale.

    *Ka qene Minister i Brendeshem kur 4 njerez te pafajshem u VRANE ne Bulevard.
    U be nje Gjyq qesharak qe u mbyll, por duart e krimineleve jane ende me gjak. Gjyqi ende
    nuk eshte bere. Ne keto raste kodi Penal te denon si urdherues VRASJESH, kjo pasi Garda
    e Republikes eshte ne vraresi te Ministrit te Brendeshem. Gjyqi I vertete patjeter do te behet
    shpejt, pas pastrimit te gjyqesorit, ose vetting-ut siç keni qejf ta quani ju.

    *Ka qene Minister i Transporteve kur Shqiperia humbi mbi 200 milione euro ne ate që quhet
    “Rruga e Kombit”. LULEZIM BASHA e mbylli gjyqin me proçedure, e shtyu me raporte mjeksore,
    si ato reporter 3 ditore qe merrnim nga mjeku imlagjes kur nuk donim te shkonim ne shkolle.
    Edhe ky gjyq nuk eshte bere. Nje dite do te behet, e atehere do te kene mbaruar edhe
    letrat e raporteve per LULEZIMEN.

    * Ky trimi, Lulezimi, ka qene edhe Kryetar Bashkie……, se e harruam. Per fat aty nuk ka bere deme
    ne jete njerezish. Por te keqen e beri që ne fillim…… kur u be KRYEBASHKIAK ME VOTA TE VJEDHURA.
    Beri nje KRIM ZGJEDHOR, I cili per fat u dha drejtperdrejt ne televizor (ose LIVE siç keni qejf ti thoni ju).

    * Ky individ I rrezikshem, ka ndihmuar ne hartimin e DOSJEVE KUNDER LUFTETAREVE TE UÇK-se,
    nje veprim I turpshem antikombetar (shpirterisht, emocionalisht, por edhe ligjerisht). Ka peshtyre mbi
    Institucionin e BESES. Pasojat I shohim edhe sot. Nuk e di se si ka fytyre qe i dergon leter mbeshtjetje
    Ramush Haradinajt. Ai qofte per pafytyresine e tij.

    Ky ka bere edhe VEPRA TE TJERA KRIMINALE si shkaterrimi I rrerhrrotullimit tek Zogu i Zi etj…..

    Z. Shkullaku
    Per cfare duhet te RIBESOJME NJE BUR(R)E SI LULEZIME që nuk ka guximin te pakten ti sqaroje keto.
    Ai ben autokritike, por keto që ka bere nuk jane gabime. Per gabimet ka autokritike. Ai ka bere KRIME dhe
    Per KRIMET ka DENIME. Ato I jep gjykata.
    LE TE SHKOJE NE GJYKATA, TE PROVOJE TE KUNDERTEN E ASAJ QË NJEREZIA E AKUZON DHE
    PASTAJ KENI EDHE JU TE DREJTE Z.SHKULLAKU TI DREJTOHENI MILETIT NE EMER TE TIJ, GJITHMONE
    NESE DO TJU BESONTE.

  7. Pjetermustakuqi says:

    Zot ca ironie!!! Klienti me i ndyre i PD-,ban moral per mediatklienteliste.
    Meshire o Zot,meshire!!!

  8. Pjetermustakuqi says:

    Zot ca ironie!!! Klienti me i ndyre i PD-s, Shkullakja,ban moral per mediatklienteliste.
    Meshire o Zot,meshire!!!

  9. Pjetermustakuqi says:

    Zot ca ironie!!! Klienti me i neveritshem i PD-s,Shkullakja,ban moral per media klienteliste.
    Meshire o Zot,meshire !

  10. Vili Norton says:

    Lulzim Basha eshte absolutisht i paafte per kryetar partie dhe aq me teper per kryetar qeverie.
    Koha do ta tregoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *