Protestuesit e Zharrëzës mbërrijnë në Tiranë, MEI: Të zgjedhin një përfaqësi

Protestuesit e Zharrëzës u nisën tre ditë më parë në këmbë nga Fieri, për të përfunduar marshimin e tyre përballë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Mbrëmjen e të premtes ata e kaluan në Vorë, për t’u nisur më pas sërish, dhe këtë të shtunë të mbërrijnë në Tiranë.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë u ka kërkuar sot protestuesve që të zgjedhin një përfaqësi, e cila do të pritet nga zv.kryeministri Niko Peleshi dhe zv. ministri i MEI, Ilir Bejtja.

Banorët e Zharrëzës u nisën më 22 shkurt drejt Tiranës, në këmbë, për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. Ne kërkojmë dëmshpërblimin e shtëpive në masën 100 për qind dhe rehabilitim të ambjentit, sepse fëmijët tanë janë me karbon në gjak. Ne do t’i kthehemi grevës së urisë, s’kemi kthim mbrapa, unë do të vetëflijohem atje”, u shpreh një ditë më parë një nga protestuesit, Qani Rredhi.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Protestuesit e Zharrëzës mbërrijnë në Tiranë, MEI: Të zgjedhin një përfaqësi”

  1. Treviso says:

    Kjo eshte proteste qe kerkon mbeshtetjen e te gjitheve. Shteti duhet te kishte marre masat para se qytetaret te fillonin protesten. Ky problem eshte ne te gjithe zonen e karbureve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *