VIDEO/ Protestuesit e Zharrëzit përzenë Lulzim Bashën

Banorët e Zharrëzës, pas marshimit tre ditor, janë vendosur para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, duke mos iu bashkuar kështu protestës së opozitës.

Por Lulzim Basha ka shkuar te protesta dhe ka kërkuar nga banorët që të mbrojnë shtëpitë dhe jetën e tyre.

Banorët nuk e kanë mirëpritur kreun e PD-së dhe kanë kërkuar largimin e tij.

Kjo, pasi sipas tyre, ka qenë PD që ka firmosur ardhjen e Bankers Petroleum.

I pyetur nga Dritare.net se pse e larguan grevistët, Basha tha se ka qenë në dijeni të çdo veprimi të tyre.

“Kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt. Më kanë mbajtur në dijeni, pasi vetë ata më morën në telefon. Kontrata me Bankers nuk është nënshkruar në kohën që qeveriste PD-ja por në kohën e qeverisjes së Nanos. Unë u kërkova falje banorëve që nuk arritëm të mbronim shtëpite dhe jetët e tyre. U premtova që do të marrim masa për t’i mbrojtur. Do t’i mbështesim në kauzën e tyre”, u shpreh Basha.

Lideri i opozitës tha më tej se qeveria do të përballet me dy protesta, me atë të opozitës para Kryeministrisë dhe me këtë të grevistëve të Zharrëzës para ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...