Pse shpërtheu Lulzim Basha

Nga Skënder Minxhozi

Paraditja e qetë e të premtes u trazua nga disa deklarata kanosëse të kreut të opozitës Lulzim Basha, nga llogorja e tij e re politike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përgjatë një fjalimi të shkurtër por tejet emotiv dhe me tone kërcënuese, Basha nuk pati asnjërin prej skrupujve që kanë politikanët e demokracive normale, për t’ju shmangur frazave dhunë e luftënxitëse. Përkundrazi, ai përsëriti disa herë fjalën “luftë”, duke ftuar të tërhiqeshin zvarrë që nga drejtori i përgjithshëm i televizionit shtetëror (sa pa lidhje!), e deri tek zyrtarët e lartë të shtetit, të cilëve u duheshin thyer dritaret, çpuar gomat e makinave e goditur në fytyrë.

Që nga deklarata e disa muajve më parë e Berishës në Parlament, për armatosjen masive të shqiptarëve, e cila bëri shumë zhurmë por si rëndom u harrua pas 48 orëve, dalja e Bashës me një gjuhë të tillë stonoi komplet nga ecuria krejt e qetë e protestës tashmë shtatëditore të opozitës në mes të zyrave të Edi Ramës e Ilir Metës. Titujt e mediave që citonin deklarimet luftënxitëse të kreut të PD e bënë shpejt xhiron e rrjetit, duke habitur edhe ata që vështirë se habiten më me dalldisjet e politikës shqiptare.

Po përse ndodhi ky shpërthim i Lulzim Bashës? Cilat janë arsyet që e bënë atë që të spostohet nga kërkesa për qeveri teknike, tek rishikimi i të gjithë paketës së Reformës në drejtësi, nga gjuha e butë e thirrjet për qetësi, tek thyerja e xhamave dhe tërheqja zvarrë e kundërshtarëve? Ndoshta që të zbërthehet drejt ky shpërthim, duhet lexuar me logjikë të ftohtë situata në të cilën ai u prodhua. Protesta e opozitës ka lënë pas javën e parë. Ka qenë një protestë e nisur me një pjesëmarrje të madhe, masive, në 18 shkurt, e cila më pas ka ardhur në dimensionet e zakonta të një proteste të rradhës. Nga ato që ka mbajtur opozita socialiste në vitin 2010 në të njëjtin vend, apo nga protestat që zhvillohen jo rrallë para zyrave të qeverisë. Pak qindra njerëz që bëjnë rotacion me turne në një çadër që duket se si problem kryesor ka sesi të vrasë kohën.

Qeveritë nuk rrëzohen me pak njerëz! Kjo aksiomë nuk ka nevojë për asnjë vërtetim, pasi është vërtetuar qindra herë nga historia. Kalimi i ditëve po tregon se Basha dhe Berisha nuk po e ngrenë dot frymën e protestës. Të paktën jo nga pikëpamja shifrore, pasi me aq njerëz në shesh është mjaft e vështirë që qeveria (por edhe Ilir Meta), të kenë ndonjë lëvizje çfarëdo nga pozicioni që kanë sot. Pra, nga refuzimi i qeverisë teknike dhe nga koalicioni që vazhdojnë të kenë mes tyre.

Së dyti, teza e bojkotit të parlamentit, pra edhe e bllokimit të reformës në drejtësi,  ka krijuar me shpejtësi një front skeptikësh në rradhët e ndërkombëtarëve. Zyrtarë të shumtë të Bashkimit Europian kanë ngulmuar me insistim këto ditë se vendi i kompromiseve është brenda institucioneve, jo në rrugë. Ky pozicion mesa duket i paapelueshëm i ka hequr një gur të rëndë themeli protestës, duke e lënë atë pa mbështëtjen esenciale të faktorit ndërkombëtar. Një rrethanë që nuk mund të mos e acarojë Bashën dhe Berishën, të cilët i kemi parë të nxjerrin nga goja fjalë shumë të rënda këto ditë ndaj ambasadorëve, eurodeputetëve dhe zëdhënësve zyrtarë të Brukselit. Me mbylljen e derës nga të huajt, qarku i protestës duket gjithashtu i mbyllur, duke lënë fare pak hapësirë për plotësimin e objektivave të saj, por edhe duke ngurtësuar akoma më shumë qëndrimet e palës kundërshtare në dy godinat anash çadrës.

Së treti, paqartësia e objektivave politike të protestës dhe vizioni i mjegullt në lidhje me fundin e saj, duket se e bëjnë inkandeshente situatën në kryetë lidershipit opozitar. Tashmë ditët po kalojnë, duhet një zgjidhje, por ajo nuk duket në horizont. Kësisoj, Basha dhe aleatët e tij shtyhen edhe më thellë në radikalizim të qendrimeve dhe në ashpërsim të gjuhës. Duke e bërë për pasojë edhe më të vështirë dialogun dhe vetë daljen nga hija e çadrës së protestës. Është krijuar një rreth vicioz i cili ja heq opozitës gradualisht mjetet për të gjetur një kompromis ku të shpëtojë faqen dhe të përmbushë kërkesat e saj. Ndërkohë që pala tjetër pret në heshtje, e bindur se ka avantazhin në këtë lojë nervash.

Këta faktorë kanë sjellë në shpërthimin e pazakontë të Lulzim Bashës në paraditen e 24 shkurtit, duke e spostuar dhunshëm protestën opozitare nga fjalëkryqet gazmore me emra ministrash e muzika non stop, drejt territoresh të panjohura plot tension dhe ekstremizëm verbal.

Bulevardi qëndror i Tiranës mbeti i qetë edhe pasi Lulzim Basha bëri thirrje për thyerje xhamash e  zvarritje ministrash. Kjo do të thotë që deri tani mes gjuhës së skajshme të elitës politike dhe shqiptarit të thjeshtë, ka ende (për fat të mirë) një hendek të thellë. Mund t’u bërtasësh pak qindra përkrahësve, puna është se ç’bëjnë qindra mijë të tjerët që të dëgjojnë nga ekranet. Këtu duket se fshihet edhe problemi me shpërthimin e panevojshëm të zotit Basha. Edhe një herë u duk se shqiptarët e patën të vështirë marrin seriozisht Lulzim Bashën. (Javanews)

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Pse shpërtheu Lulzim Basha”

  1. wow says:

    Pse shpethen lul bash?
    Sepse eshte koqe dhe nuk e di njeri, shikon disa endrra me difersant dhe kujton se dhe une mund te beje dicka, por me sa shofim i ka ngelur te fut nje kallep dinamiti ne by…. dhe te iki me “nder’ nga kjo dynja.

  2. Skypion says:

    Protesta e 18 shkurtit i zuri ne befasi te gjithe.Efekti i saj ishte i jashtezakonshem.
    Maxhoranca pesoi nje tronditje te frikshme.Aq sa detyroi Edi Ramen t’i binte ne gjunje Ilir Mete,per here te dyta qe nga 1 prilli i 2013,e t’i lutej per te mbajtur ne kembe aleancen.
    Tronditje pesuan edhe aradhat e bashibozukerise mediatike te qeverise.Kurre me pare,se kete jave,nuk kam lexuar shkrime kaq kontradiktore.
    Ka kaluar nje jave dhe,me c’shihet qarte,kjo tronditje nuk ka kaluar.Kjo per shkak se ate e ushqen perdite ai grupim i madh qytetaresh te zemeruar nen dritaret e Kryeministrise.
    Efekti me pozitiv,nder shume te tjere,i protestes qe vetem sa ka filluar,eshte se ka bere te mundur t’u qartesoje shqiptareve ,me shume se kurre me pare, TE KEQEN.
    Jo vetem ate qe eshte ne pushtet.Ate e shohin cdo dite.Por,ate qe rri pas saj.Qe e mbeshtet.
    Sa me shume kalojne ditet,sa me shume energjizohet protesta,sa me shume panikoset Rama , aq me shume mblidhen qelbesirat rreth njeri tjetrit,si qelb,si gerbule.
    Keshtu,nuk ka nevoje qe te shpenzohet energji per te identifikuar te keqen.Ajo po identifikohet.
    Nderkohe qe analistet,gazetaret me te mire dhe me te njohur ne vend,por edhe shumepersonalitet, artiste e intelektuale te shquar,po i bashkangjiten zemerimit popullor ne Bulevard – gjithe mediokrit, sharlatanet,bythlepiresit,te shiturit,te bleret,te shitbleret,bashibozuke te pushtetit kriminal,jane bere bashke per … t’i dhene zemer njeri-tjetrit!
    Po,po per t’i dhene zemer njeri-tjetrit!
    Gjithe kjo rrugaceri mediatike qe po derdhet si qelb nga ky qiban gjigand i propagandes kriminale qeveritare,nuk ka qellim te demtoje protesten popullore;ata jane te vetedijshem per kete.Por,per t’i dhene zemer njeri-tjetrit.
    Nderkohe,qe shefi i tyre,me i frikesuari dhe i panikosuri nga te gjithe, stermundohet te enderroje sikur eshte ne enderr!
    Shihni se ne c’gjendje te mjere jane: nje fjale ,nje fjalez leshoi “hollandezi” Basha,dhe te gjithe kercyen perpjete!
    Nje fjale,nje fjalez!
    E marrim lehte me mend,se c’do te ndodhe,kur te zhvillohet protesta tjeter e madhe,qe do te jete ku e ku me e madhe se ajo e 18 shkurtit dhe ku e ku me zemadhe…po them zemadhe,sepse,paniku qe i ka kapur qelbesirat eshte aq i madh,sa me vjen edhe mua keq,dhe nuk dua t’ua rendoj torturen.

    1. Micky says:

      Kete qe ke shkruar zotrote dhe vete Luliu nuk e beson,aq reale eshte!

    2. andromeda says:

      Ore idioti Skipion!. Fjalëzat e Lulzimit jan një thirrje e ethëshme për destabilizim dhe dhunë mbi institcionet , që sipas neneve të kushtetutës dënohet me burgim. Ky, Luli yt i dashur është pjellë e monstrës politike nga Viçidoli që në gjak ka kanunin dhe etjen për pushtet me çdo mjet. Nuk harrojnë shqiptarët protagonizmin e mbrapshtë politik 20 e ca vjeçar të Berishës. Nuk harrojnë shqiptarët thëniet e tij histerike, ‘Tolerimi i Lazaratit ishte në vijën e politikës sime’, ose ‘ u bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, për të rrëzuar nga pushteti…’, e sa e sa maskarallëqe të tjera. Ti qëndro nën hijen e Lulit dhe mblidhni rreth vetes ca artistë të dështuar në karrierën e tyre, ca prokurorë e gjykatës që e kanë hak burgun dhe sekuestimin e pasurive. Për shqiptarët, Luli, që në ‘fjalëzat’ e tij na u duk si ato kalamajt e lagjes kur bëjnë zarare, s’mund të jetë kurrsesi lideri i tyre. E ka provuar në disa pozicione në qeverinë e mëparëshme dhe gjithmonë ka qenë humbës i madh. Zaten, ç’mund të presim nga një njeri që gënjen edhe kur e pyet për orën, siç ka thënë për të miku i tij Meta.

    3. timo says:

      Skypion,me nder teje 7500 vetë mblodhët nga gjthë Shqipëria. Llogaria është e thjeshtë. Bulevardi është 25m i gjerë, nga podiumi deri tek ministria e brëndëshme është 300m. 300 m X 25 m = 7500 m2. Një person për m2 mesaterisht = 7500 vetë. Hajt piji lëngun.

  3. Shoku shpati says:

    Eshte me te vertete koqe
    Lereni kte popull tju behet nena.

  4. astrit says:

    Minxhoz. Si analist exelent qe je, gjithcka qe the me siper nuk perben asgje te re per ne lexuesit. Ajo qe duhet te thoshje, qe per fat te keq nuk thuhet nga ju analistet, a perben veper penale thirrja per lufte e Bashes dhe a duhet te vihet ne levizje prokurori i pergjithshem per kete?

  5. EKZEKUTUSI says:

    Spiunet e UDB-se :Sali Berishovivi, Bashovici..Ndokovici…ect…jane Hedhur ne VEPRIM , si nje Kunderpergjigje per Qeverine Rama…por sidomos per POLITIKEN KOMBETARE SHQIPETARE Qe ka Inicuar EDI RAMA..dhe Qeveria e tije..
    1-Edi Rama si Inicjator i nje Politike Mbare Kombetare SHQIPETARE NE TROJET SHQIPETARE, pasi ka Korrur SUKSESIN E PARE ME BASHKIMIN E SHQIPETAREVE NE MAQEDONI…eshte Bere “Person i Rrezikshem” per Interesat Serbe…ne Ballkan..dhe Ndoshta edhe per Fqinjet e tane Jugore..
    2-UDB-ja Serbe ka HEDHUR NE Veprim KOLONEN E SAJ TE 5-ste, qe jane Kreret AKTUAL TE PD-se,qe gjoja nene Preteksin e “Kerkesave Politike” po kerkojne nje Destabilizim te SHQIPERISE…
    3-Ku eshte pare qe nje OPOZITE , na Kerkoka Qeveri “Teknike” perpara Zgjedhjeve, nene Preteksin e “Manipulimit”???Urdhero Bashovici..FITOJ Zgjedhjet…me Elektoratin tende..nese ke Bythe…dhe je Politikane…por ti je nje mute muti:::
    pra pse u dashka Pinge-ponge se na Do Bashovici apo Berishovici???Po merremi me sikure….ne se Ndodhe.-..dhe Muhabete Boshe…
    @@@@SHQIPETARE Distancohuni nga Klyshet e UDB-se..qe kerkojne nje Shqiperi Alla-Sirjane….qe kerkon ti shikoj Shqipetaret Skellever te Klaneve Serbe-….
    Shkurt:NE SE NE SHQIPERI KA SHTET LIGJOR:Basha te merret NE NDJEKJKE PENALE..Une si Shqipetar i Thjeshte nuk shikoj Leader Opozite POR NJE KRIMINEL Qe Kerkon Shkaterrimin e Shqiperise..Basha munde te jete Shumekushi…Mbase ka VLERE PER UDB-se SERBE..por jo per Shqipetaret e thjeshte…lol

  6. Koli says:

    SKYPION!! Të lanë nervat dhe ty.!
    Pranoje që këtë radhë e këshillove keq,të varfrin
    LUL.
    Më vjen keq,por edhe për 4 vjet,s’kap dot
    ndonjë ministri Ti.
    Je i mënçur,por në vendin dhe momentin e gabuar!!
    NGUSHËLLIME për nesër.!Keni të NËNTAT. ?

  7. Nari says:

    . Skypion!! Nuk thuhet( Qiban),por çiban!
    Thuaj !! Ç….Ç …Ç.
    Hë ,se do ta mësosh .!

  8. Jozefina says:

    SKYPION, ti ose do te jesh shume budalla (me shume gjasa eshte kjo e para), ose je qorr, ose je i deshperuar dhe i rrenuar nga humbja katastrofike qe ju pret. Po kaq budalla je ti dhe ai kryetari yt??!! Po akoma s’e kuptuat se pikerisht nga ky fjalor, nga kjo sjellje, nga keto idiotesira preket fundin brenda 20 vjetesh??? E kupton ti ore buadalla qe PD do dale forca e trete se ka njerez pa tru si puna jote???
    Suksese ne jete!

  9. Koco says:

    Perfundimisht edhe ne kete rast kjo bande kriminelesh me strofull ne Shqup deshmuan se kane per moral Dhunen , Egersine , Kafshetine , konfliktin , vella vrasjen , gjakderdhjen asgje te perbashket me vlerat e qytetarine si emerues i

    ne te gjitha vendet e qyteteruara ne gjithe globin e botes , kjo bande perbindeshash ke pa skrupuj dhe vrastaresh kujto Prillin e vitit 1991 ne Shkoder , vitin 97 , vrasjen e Hajdarit , Remzi Hoxhes ,Gerdecin ,Trebicken , Pashkon . 21 Janarin dhe qindra bemave e gjemave deshmojme se jane ne agoni dhe e vetmja shprese per shpetim eshte anarshia , destabiliteti , gjakderdhja e qytetareve per interesa e shpetimin e ketyre kriminelave te Shqupit te cilet Vetingu , dhe Zgjedhjet e 18 Qershorit i Tmerojne sepse shikojne fundin e konfiskimin e pasurive perrallore te ketyre maskarejve , ish shpellare te pa breke e faqe zinjesh anti shtet dhe anti shqiptare , jashqitja e ketij populli fisnik .

  10. ADN says:

    Skypion! Sapo Kalova para cadres dhe pash njerez pa shprese qe shikonin TV dhe luanin letrat. Aty erdhi dhe Luli shoqeruar nga nje grup qe here pas here thirnin emrin e tij. Ai u fut nga njera ane e cadres dhe doli ne anen tjeter pa ndaluar dhe pa emocione. U drejtua per ne shtepi duke I ardhur rrotull nderteses se kryeministrise, te cilen e enderron, po me sa duket se arrin dot. Gjithe cka thuhet e komentohet eshte nje lufte mediatike se ajo qe po ndodh ne bulevard nuk eshte protest. Ajo cader pa jete nuk prodhon dot presion politik per opoziten e aq me pak presion ndaj qeverise.

  11. azi says:

    enderron kariken e kryeministrit,por nxit te tjeret te luftojne per te, kujton se ka akom budallenje

  12. commando says:

    le te shpertheje , pak rendesi ka , shperthen si pushka e jevgut , llomotit majtas djathtas si konosh , flet gjera te pergjithshme slogane , qe as kalamajte e vegjel nuk i japin rendesi , nuk jep pergjhigje per 21 janarin, per rrugen e kombit per pasurim te shpejte dhe te pa justifikuar , o luliiiiii keto jane pergjigje qe duhet te japesh , nuk thua gje ama ke lene skypion bythlepirsin te beje propeganden tende te ulet , dhe te pacipe, hidhi dhe skypionit ndonje kocke se e ka hallall, vetem keshtu si e ka filluar te te lepije o luli , ki kujdes se do te te lepije dhe koqet , dhe sdo kete me ofendim me te madh te lepish lulin , ke ???? lulin , o skypion o i skopiuar , ke vajt per lesh

  13. shqip says:

    Per informacion te lexuesve. Ne komentet e mesiperme , ka nga ata te revolucionit taleban , qe humbjet i cilesojne fitore. Nuk keni pse habiteni, eshte ne filosofine e shqupit qe çdo deshtim ta quajne arritje. Kjo eshte filosofia e tyre . I thane njerit mos dil nga rrethi. Dhe ky idioti pasi kaluan ore te tera, i thote tutorit :” Eh sa Here e nxorra kemben nga rrethi”. Ky militanti ketu larte , e kupton batuten. Sa per tronditjen qe paska marre mazhoranca , duket se keta pederet nuk e Kane sensin e humorizmit. Rama dhe Meta shtrohen me darka e dreka, postojne humor ne rrjetet sociale, vazhdojne punen pa e prishur terezine nga zeri i çjerre i lylit. Po nuk u bete njerez o shpellare. Jeni bere si tartaret qe kercejne e kendojne para se te nisen per lufte. Ç’ishin ato gra qe pollen te tille perverse . Me mire te benin nga nje kercu e te ngroheshin

  14. tonia says:

    Skypion (alias Mehmet Elezi?)E radhit veten te kintelektualet e “shquar” por ke mbetur nje qyqar provincial.Ne anet tuaja,kur mesuesit ju spjegonin drejteshkrimin e shqipes ju thoshin, per te dalluar shkrimin dhe shqiptimin e germave ç dhe q,qe e para eshte germa me te cilen fillon fjala çorape dhe e dyta eshte germa me te cilen fillon fjala qepe.E benin kete qe ne hartim te mos shkruanit qorapja per çorapja dhe çeni per qeni.Ti as kete nuk ke mundur te mesosh dhe perpiqesh te besh shkence te “madhe “ne publicistike.Rri edhe pake e ha ato kothere qe te kane dhene e akoma te kane mbetur per te ngrene o qyqar (çyçar,sipas teje)

  15. 2plus2 says:

    Lulezimi eshte deficient mor burr eshte individ medioker
    Njelloj trash zerin si kur ka, si kur s’ka proteste

    shef dhe vete se s’ka arsye perndryshe do e artikulonte mire a keq/
    edhe perfundon te trashja e zerit te forca

  16. agron says:

    Mund te ekzistoj shqipetare qe ti shkoje pas keti krimineli

  17. Life is game says:

    O Minxhoz!
    Dy ditet e fundit Basha ka kuptuar se Berisha (jo bojkot Parlamentit), Xhozi (jo bojkot zgjedhjeve) si dhe duke kuptuar se Ilirit s’ja hedh dot, ndjehet i tradhetuar. Nga kjo dhe kaosi i deklaratave pa sens te disa drejtuesve te saj lidhur me vetingun (frike nga ai) dhe mungeses se argumentave per kauzen e protestes,(gomarlliqet e Aldo-s nuk ngrejne peshe dhe jane per llogari te Berishes), etj. ka kuptuar qe nuk i fiton dot zgjedhjet.
    Per me teper tashme e ka kapur edhe paniku, nga post vetingu (kerkoi te ndryshoj 7 ligje te vetingut ) sipas mendjes se tij, pa argument, por per pazar, ka kuptuar se ai dhe Mehdiu jane te paret ne krye te listes ( thjeshte se kane mbyllur ceshjet me procedure).
    Pra ai e kupton, qe Berisha dhe te tjere (dhelprat e vjetra te PD, etj ne PD) mbaruan pune me te dhe po e shesin. Dje e bene edhe pro-rus.
    Berishes ne fakt i duhet edhe njehere qe te arrestohet me statusin e kreut te opozitarit dhe futet ne burg, sa me shpejte. Prandaj edhe e shtyne te beje deklarata lufte nxitese dhe per dhune. Ai e di se nga kjo perfiton jo vetem Berisha dhe PD, por edhe ai vete, sepse shpreson qe nese ndodh kjo me e shumta mund te kete ndonje perfitim si martire dhe me tej nese jo te pakten mendon se nuk do te merren me te me zbatimin e Reformes ne Drejtesi. Kam pershtypjen se Darka e Rames me Meten eshte bere me porosi te rruges se Elbasanit.Nga e gjithe kjo del se Basha ka vendosur te sakrifikohet ne emer per te ardhmen e tij. Te ruaj parat dhe pas burgosjes dhe humbjes se zgjedhjeve te largohet ne …Holland, ndoshta.. Cadra eshte carku qe i ngriti Berisha, Luli te rrij ne Cader , deri ne Qershor,dmth te mos kthehet fare ne SHQUP.
    Eshte ne vertet kalkulim fantastike. Protesta ka mbaruar praktikisht. Luli nuk duhet te shkoj me ne SHQUP, por ne burg.
    Pastaj… me ne fitojne te gjithe !

  18. Njohesi Polic says:

    Dikush nga komentuesit shtron pyetjen a ka kryer krim Lyli me thirrjet e tij
    per dhune?! Cfardo juristi i nivelit mesatar e di se ka kryer veper penale dhe
    per kete shkak duhet te procedohet penalisht, Mbase ai e ben posacrisht kete
    per te perdorur me pas nje alibi,sa per humbjen e pritshme ne zgjedhjet e ardhshme
    aq dhe per ta mbyllur greven me dinjitet.
    Krimi duhet te ndeshkohet pavaresisht kush e kryen,kjo eshte nje nga sentencat
    kryesore te fushes te se drejtes penale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *