“RD” sulmon Majlinda Bregun: Paguhet nga Edi Rama. Ylli Manjani vlen më shumë se deputetët e PD

Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, editorialin e  sotëm është marrë me parcelizimin e protestës, me titull “pagatorët e Ramës”.

Pa përmendur emra, në shkrimin që mban emrin e drejtuesit të kësaj gazete thuhet se, ndonjë që po zvarritet me mundim dhe imponim tek sheshi i protestës, duke vënë kushte dhe ultimatume, se e mbështesin protestën “vetëm nëse nuk afrohet dikushi”, po mundohet ta personalizojë atë.

Këta individë, shkruan “Rilindja Demokratike” e shohin protestën si parcelë të ndarjes së pushtetit nesër dhe po bëjnë llogari.

“Këta individë vijnë aty si korrierë të pushtetit për të bërë diversion me kalkulimet politike që bën Rama. Mos i shikoni si opozitarë. Janë zvarranikë të paguar me honorare të majme nga pushteti”, thuhet në editorial.

Megjithëse nuk përmendet në asnjë rresht të editorialit, qartazi “Rilindja Demokratike” i referohet qëndrimit të mbajtur nga deputetja Majlinda Bregu, e cila shkoi në protestën që po mbahet para Kryeministrisë dhe shprehu mendimin e saj kundër bojkotimit të zgjedhjeve.

“Mos duhet që për hir të interesave personale të këtyre paçavureve që kërkojnë të shesin moral, ne u dashka të çensurojmë ish-ministrin e Drejtësisë, Manjani për opozitarizmin ndaj Ramës dhe që është më i madh në kontribut dhe përballje sa i të gjithë këtyre matrapazëve që shfaqen me kostumin e opozitarizmit, kur në fakt natën e kalojnë me qentë e pushtetit me të cilët ndajnë favoret, ndërsa në mëngjes zgjohen me pleshtat e tyre për t’i hedhur tek sheshi i protestës?”, thotë editoriali.

Ata, shkruan më tej “Rilindja Demokratike”, që vijnë në atë shesh të rezistencës të porositur dhe bëjnë deklarata për parcelizim të protestës, duhet të kuptohet se nuk janë të lirë.

“Ata janë të marrë peng nga interesat e pushtetit dhe për çdo deklaratë që lëshojnë kanë nga pas tendera e allishverishe të tjera. Ata janë veç pagatorë të mjerë të Ramës që majmen me vuajtjet e një populli opozitar”, vijon editoriali i “RD”.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në ““RD” sulmon Majlinda Bregun: Paguhet nga Edi Rama. Ylli Manjani vlen më shumë se deputetët e PD”

  1. Endri says:

    Rroft Partia Komuniste Demokratike me ne Krye Lul BERISHEN.
    Diversantet ne litare, Majlinda Bregu te perjashtohet nga Partia. Populli ka nevoje per lufte dhe bije komunistash si Noka & Co.

    Fitorja do vije ne mos kte vit pas 45 vjetesh por e sigurt eshte qe nje dite do fitojm.

    1. Kujtimi says:

      BREGU, PATOZI, SELAMI ETJ NUK DO JEN NE LISTE PER DEPUTET

    2. sopiqoti says:

      O ju PD-ista ! Akoma nuk e keni kuptuar se ate perti ku beni pjese e diskretitoni cdo dite e me shume ?Tia besosh drejtimin e PD-s nje politikani qe flet ne emer te kesaj partie te nderuar me fjalorin e rruges,eshte fakeqesi..PD-ja lindi si force politike e prosperitetit dhe jo “”..e mobolizimit per te thyer xhama.pwer te shpuar gomat e makinave,per te terhequr zvare kundershtaret poitik..”

  2. Ilo says:

    Ne fakt vetem “Ylli I Burrelit” eshte demokrat 100 karatsh sipas RD te tjeret Jane spiune dhe pagatore o tempora o mores Ku u katandis opozita ne kete harakiri

  3. 2plus2 says:

    ultra-monarko-fashistet kane frenat e pd dhe censurojne partine demokratike

    kurajo demokratet e vertete
    jeni per t’u mbeshtetur
    fitorja e juaj brenda pd eshte po aq fitore per demorkracine dhe gjithe vendin

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Kujtim bravo
    Kush i tha kesaj se do jete ne liste?
    Ikni moj dreqka si iku mesila
    Se donte lul bashen kryetar iku
    Ikni dhe ju ti dhe ndonje tjeter
    Te iki dhe burri i Ilva soorosit
    Shpresojme ti dale fjala ben blushit MOS ti shofim me keto futura ne politikes ka plot djem e vajza te tema
    Te shkosh te protestosh per ftyrat eish ministrave po’ Cti besh kur ska sindikata

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    Kujtim bravo
    Kush i tha kesaj se do jete ne liste?
    Ikni moj dreqka si iku mesila
    Se donte lul bashen kryetar iku
    Ikni dhe ju ti dhe ndonje tjeter
    Te iki dhe burri i Ilva soorosit
    Shpresojme ti dale fjala ben blushit MOS ti shofim me keto futura ne politikes ka plot djem e vajza te reja.
    Te shkosh te protestosh per ftyrat eish ministrave po’ Cti besh kur ska sindikata

  6. Na bashkoj kenga popullore says:

    Mbas bregut qendron Salehi,Majlinda Bregu ashte e infiltrume prej Saleh berishovicit se per ndryshe e din ajo se ca e gjen,sdo men shum kjo pun ,nje gja ashte e mire ne Shqipri se del sheshit çdo gja

  7. Am says:

    Spiuunet e edi rams. Rrogetart e Xhorxh sorrosit. Grushti ynë revolucionar do t’ju godasë me fuqinë e drejtësisë së popullit Dashamir të lirisë dhe fitores. Po vjen ora …Po vjen dita …Po vjen çasti kur fuqia e pandalshme e kësaj furie do thyejë kockat e korrupsionit që ju mban lidhur me bandat e krimit si një trup i paturpshëm që thith energjitë jetësore të këtij populli të vuajtur në kaq e kaq vite nën diktaturen e proletariatit. Nuk do të ketë Shpetim për ju. Ora e gjykimit po arrin dhe guximi i juej po zvogëlohet e tkurret Nën trysninë shtypëse të revolucionit demokratik. Flas më ty rini shqiptare që nuk u përkulje asnjëherë dhe mbajte gjalle lirinë shpirtërore te këtij populli të pamposhtur. Do të fitojmë si gjithmonë më komandantin tonë të paepur për liri Lulzim Enver Hoxha.

  8. Peco says:

    Hopa, kur te shohim Ylli Manjanin deputet te PD ne zgjedhjet qe priten te vijne. Berisha ngordh per rrenegate, Tere deputetet e PD, sikur te ishin ishdputet te PS dhe LSi do ta benin te lumtur ate. Realizohet keshtu porosia e shokut te paharruar Ramiz qe ne drejtim te vendit te jene kurdohere bijte e Partise meme. Ilir dobici ja di mire kete dobesi Berishes dhe nuk humbet aspak ta kete deputet Manjanin ne Partine Demokratike. Ti kesh deputetet ne dy parti, kjo eshte nje risi qe ndoshta vetem ketu tek ne ndodh.

  9. Durrsakja si tatërr says:

    Tani asht rradha e Grigja Sums asaj me ata kamt e shtrenta e bytht e rane, ajo hajnia ordinere e atij ndertusit me syt nyth kavanozi. Ajo i ban te gjitha atje se asht baxhell dhe koha e tyre asht.

  10. Spartaku says:

    Me gazeten “Rilindja Demokratike”,me kete paçavure une nuk fshije as mendern ne banjo,se kame frike mos me felliq b….n.

  11. Franci says:

    Deputetet e partise komuniste pdiste ne parlamentin e ri:
    1.Kastriot Islami demokrat i oreve te para alias kaci zi.
    2.Asllan Dogjani komunisto demokrat.
    3.Ylli Manjani enveristo demokrat.
    4.Sali Ram Berisha ish sekretar i pare i Partise Punes.
    5.Genc Ruli ish anetar i Partise Punes.
    6.Mul Noka spiun e me kufizime ne intelekt.
    7.Edi Pathoka gangster prej letre.
    8.Arben Ristani pijanec e burgaxhi.

    Shkurt llumi i kesaj shoqerie.

  12. shoku says:

    Ndoshta per disa nuk e kane idene, por do ju kujtoj nje film animacion ” Akullnanjat 4″ ku tigresha nuk iu bind urdhrave te majmunit pirate dhe ai caktoi lepurin e pashkeve si pergjegjes se çurmës ( pasi ajo kishte marre nje oferte nga Diego, tigri i grupit tjeter).
    Shikojeni kete film se bashku me femijet tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *