A e shkruajti Artur Zheji fjalimin e Bashës, që bënte thirrje për dhunë?

26 Shkurt 2017, 18:57Politika TEMA

Fjalimi i Lulzim Bashës ku bënte thirrje për dhunë me shumë gjasë ka mbrapa një skenarist. Kjo jo vetëm për faktin se kreu i PD njihet për paaftësinë e tij që të ngrejë peshë turmën, por edhe për shkak të një historiku që ai ka nga pas.

Ka qenë viti 2011 kur redaksitë e mediave zbuluan autorin e fjalimeve të tij. Në atë kohë Basha ishte në fushatë zgjedhore ndërsa synonte kreun e Bashkisë Tiranë. Edhe pse të vakëta dhe me terma përgjithësues, fjalimet e Bashës patën efekt në elektoratin e djathë. Sesi e fitoi Basha qeverisjen e kryeqytetit, këtë e di vetëm ai dhe Arben Ristani. Por e sigurt është se pas ish-ministrit që 4 muaj më parë kishtë vrarë 4 protestues në bulevard funksiononte një makineri e tërë, raporton www.lajme.al

Në këtë staf kanë qenë të përfshirë jo vetëm këshilltarë të huaj të kontraktuar dhe me pagesa të majme, por edhe persona publikë apo gjobëvënës të medias. Një nga emrat që ishte munduar ta mbantë të fshehtë por u zbulua ishte edhe Artur Zheji. Ish-kreu i RTSH, i njohur si i afërm i Nanos dhe i Metës së fundmi doli edhe si një këshilltar i paguar i Bashës dhe që i shkruante fjalime.

Gafa me e-Mail që e nxorri Zhejin zbuluar

Artur Zheji shkruajti fjalimin e Lulzim Bashës ditën e mbylljes së fushatës në Tiranë. Bëhet fjalë për muajin maj të vitit 2011. Një email i dërguar gabimisht mbrëmjen e 6 majit në redaksitë e mediave zbuloi se autori i fjalimit të Lulzim Bashës në mitingun mbyllës të fushatës elektorale, është… Artur Zheji.

Portali www.lajme.al po boton sot, një prej shkëmbimeve elektronike që janë nisur në redaksitë kryesore nga stafi i Lulzim Bashës.

Emaili në fjalë është dërguar gabimisht në redaksi, si fjalim i Bashës, por në forward-imin që anëtari i stafit të Bashës i ka bërë emailit drejt redaksive, shfaqet teksti paraardhës. Dhe ai është një email prej adresës së Artur Zhejit, ku ky i fundit i thotë anëtarit të stafit të Bashës me emrin Arbër:

Arbër, kaloi lulit për lexim pjesën e parë..” dhe më pas filloi menjëherë recitimi nga Lulzim Basha që niste me fjalët: “Unë e fillova këtë fushatë me një pasion të veçantë. Tirana ime dhe Tirana jonë.. etj”.

Pyetja shtrohet nëse edhe fjalimin e sivjetshëm ku Basha bëntë thirrje për dhunë ia ka shkruar Zheji apo jo… Sipas orës së fiksuar në emailin e 6 Majit 2011, teksti është shkruar në 3 e 43 të mëngjesit. Është i njëjti fjalim që Lulzim Basha lexoi atë ditë në orën 19.00 të mbrëmjes… /lajme.al

10 komente në “A e shkruajti Artur Zheji fjalimin e Bashës, që bënte thirrje për dhunë?”

  1. Sypeshkaqeni says:

    Do ta haj si shoku zylo. “Ngritja dhe renia e shokut zylo” ?

  2. Skifter says:

    mjekerr sqapi qe sla njeri pa marre ne goje, edhe te vdekurit

  3. ai says:

    Zheji eshte psikopat dhe ka nevoje per psiokolog!
    Kam asistuar rastesiht ne nje hotel te Pogradecit ku ai darkonte me familjen. Menyra si ai u soll me nje adoleshente(supozoj vajza) ishte e tmerrshme. Presion dhe dhune psikologjike per tu denoncuar!
    Dhe te mendosh qe ky psikopat shkruan fjalime… Zot na ruaj!

  4. Jimi says:

    Nuk e di pse kur shoh portretin e ketij Zhejit me fanepset si nje bashke leshi te vendosur ne furkat e dikureshmete te cilat i mbanin ne krahe gjyshet tona te zones se laberise dhe e tirnin edhe duke ecur!?

  5. xhoxhi says:

    ZHEJI!!Bëhu BURRË.!
    Thirre RAMËN në duel,mos i bjer me topa letre.!
    E di qës’ta mban .Kot ngrifesh.
    Atëherë,kujdes kur PËSHTYN,se do të ndotësh
    mjekrën.

    Ke ndonjë llaf për VETINGUN?

  6. Naqja says:

    ZHEJI! po me Kreshnikun ,çpate mo??

  7. Dora e hekurt says:

    Zhei , gazetar i cvleftesuar i njeanshem dhe ma pak vlera , me pak fjale dava llapaqeni , do te duket qe eshte gazetar qe i thote mendimet pa ufrikesuar dhe pa llogaritur asnje , kritikoi dritero agollin per vepren dhe punen qe ka bere driteroi ne kohen e komunizmit , dhe te gjitha keto dhe te tjera mbasi vdiq , ne regull shume dakort, nuk na thote gje se cpune bente dhe sa i priviligjuar qe eprori i tij sali berisha , qe kur takoi enverin per here te pare , nuk lau doren per 15 dite , e mban veten per nje patriot te flakte , se sa eshte e pame kur erdhi dhe mori nje interviste njereve nga kryetareve te agimit te arte , i hodhi ne suratflamurin shqiptar , dhe zhei e shikonte si idiot , ky eshte zhei zhulsi ,pret dhe ai ti hedhi ndonje kocke luli , hidhja o lul se i kane vajtur jarget deri te kembet , kot e ka qe shpreson , luli eshte per brenda , se mos i con zhei gje lulit dava njerezish pa asnje lloj vlere

  8. Dora e hekurt says:

    Zhei , gazetar i cvleftesuar i njeanshem dhe ma pak vlera , me pak fjale dava llapaqeni , do te duket qe eshte gazetar qe i thote mendimet pa ufrikesuar dhe pa llogaritur asnje , kritikoi dritero agollin per vepren dhe punen qe ka bere driteroi ne kohen e komunizmit , dhe te gjitha keto dhe te tjera mbasi vdiq , ne regull shume dakort, nuk na thote gje se cpune bente dhe sa i priviligjuar qe eprori i tij sali berisha , qe kur takoi enverin per here te pare , nuk lau doren per 15 dite , e mban veten per nje patriot te flakte , se sa eshte e pame kur mori nje interviste njerit nga kryetareve te agimit te arte , i hodhi ne suratflamurin shqiptar , dhe zhei e shikonte si idiot , ky eshte zhei zhulsi ,pret dhe ai ti hedhi ndonje kocke luli , hidhja o lul se i kane vajtur jarget deri te kembet , kot e ka qe shpreson , luli eshte per brenda , se mos i con zhei gje lulit dava njerezish pa asnje lloj vlere

  9. leonidha says:

    Sado leke te mari zheji ne kumar do i leri. Kur te vdes zhei do ti shkojme per ngushellim atij te qendres se kumarit qe luan zhei

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje