A kemi shtetarë parimorë dhe sovranë për Reformën në Drejtësi?

Nga Arben Isaraj

Është e vërtetë ajo që shkruante filozofi Eliot* se “Drejtësia tenton të korruptohet nga pasioni politik”. Është e vërtetë, që në këto 25 vjet drejtësia iu ka munguar shqiptarëve edhe si pasojë e politikës së korruptuar, që dhe sot e kontrollon e nuk po e lëshon atë në pavarësinë dhe paanësinë e saj.

Është e vërtetë që Reforma në Drejtësi (sigurisht edhe Vetting-u) po tentohet të korruptohet nga pasioni i politikës shqiptare, që po flet për parime dhe sovranitet.

Nuk është e vërtetë që drejtësia shqiptare tenton të korruptohet nga pasioni i politikës ndërkombëtare (SHBA-BE) dhe se ka disa shtetarë parimorë e sovranë, që po i bëjnë ballë me Kushtetutë në dorë, kësaj tentative sorosiane të ambasadorëve Lu dhe Vllahutin.

Sa për shtetarët parimorë dhe sovranë, mjafton të kujtojmë se ç’farë ndodhi në datat 20-22 korrik të 2016-tës. Në 20 korrik 2016-të, ora 13:01 , në email-t e zotëruara nga Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbërritur teksti i një letre të komisionerit Han: To:‘[email protected]’;‘[email protected]’;‘[email protected]’ Cc: KARNITSCHNIG Michael (CAB-HAHN); VLAHUTIN Romana (EEAS-TIRANA); RUIZ CALAVERA Genoveva (NEAR); MATUELLA Michela (NEAR) Subject: Confirming your agreement Versioni në shqip)

“ I dashur Kryeministër, I dashur Spiker, I dashur kryetar i PD-së, Në vijim të bisedave telefonike me të tre ju, dje dhe sot, do të doja të përsërisja pikat e mëposhtme, të të quajturit “propozim hibrid”, të cilat i keni mbi tavolinë. Këto pika janë vijat e kuqe për komunitetin ndërkombëtar, që ne i kemi theksuar vazhdimisht gjatë procesit.

Së pari, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) duhet të ketë një bazë solide ligjore në vetë Kushtetutën. Së dyti, e rikonfirmoj, ashtu siç e kemi deklaruar gjatë diskutimeve, se ONM-ja do të bëjë vetëm rekomandime, që nuk janë ligjërisht detyruese.

Megjithatë, këto rekomandime do të përfshijnë një arsyetim, në të cilin qëndrimi i marrë do të shpjegohet sipas kritereve të përcaktuara nga legjislacioni. Unë besoj se ne mund të vijojmë tani mbi këtë bazë. Siç e diskutuam, ju lutem e konfirmoni këtë duke u përgjigjur me shpejtësi në këtë mesazh, në mënyrë që votimi në Parlament mund të mbahet nesër. Sinqerisht, Johanes Han

“ Në 22 korrik 2016-të, as dy ditë më vonë, “rapidly” (me vrap) 140-të sovranë votuan pro për Nenin B , ANEKSI 63 “Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve” : “Neni B Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit

1. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit. Ky Operacion përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit euro-atlantik dhe udhëhiqet nga Komisioni Europian.

2. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit emëron vëzhguesit ndërkombëtarë pas njoftimit të Këshillit të Ministrave. Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse.

Mandati i vëzhguesit ndërkombëtar ndërpritet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për shkelje të rënda……….”, pjesë integrale kjo e Reformës Kushtetuese për sistemin e drejtësisë, si dhe falenderuan me duartrokitje të zjarrta të gjithë partnerët e huaj ndërkombëtarë (SHBA-BE), që po i kthenin këtij populli drejtësinë e mohuar në 25 vjet.

Tani ky “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit”, është proces, metodë, veprim dhe punë për përdorimin e procedurave të monitorimit e mbikqyrjejes apo është frymor ? Nëse është proces a duhet të drejtohet nga frymorë ?

A janë frymorë partnerët tanë strategjikë të integrimit euroatlantik të përfshirë në ONM ? A janë përfaqsues të partnerëve tanë euroatlantikë ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald Lu ? ONM udhëhiqet nga Komisioni Europian apo nga Komisioni i Sovranëve Parimorë ?

Kush e ndalon Komisionin Europian ta drejtojë ONM me Bord apo Komitet ? Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare që kemi me BE dhe SHBA për Drejtësinë, apo sipas një marrëveshjeje të re që duhet të lidh BE dhe SHBA me Bashkimin e Sovranëve Parimorë ?

A është ende në fuqi Neni 180 i Kushtetutës për konsiderimin në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara përpara ndryshimit kushtetues ? A kemi ne shtetarë parimorë dhe sovranë që të vendosin rregulla sjellje në Kushtetutën e Shqiprisë për Komisionin Europian ? Po ne kemi shtetarë parimorë dhe sovranë, por vetëm në rastin kur Ata nuk duan ti shkelin privilegjet e tyre.

*Thomas Stearns Eliot (1888-1965). Nobël në letërsi, i arsimuar e diplomuar për filozofi në Harvard, Sorbonë dhe Oxford.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “A kemi shtetarë parimorë dhe sovranë për Reformën në Drejtësi?”

  1. besniku says:

    Po, kemni Z. Isaraj!
    Ja per shembull: Sali Berisha (vrases, vjedhes, mashtrues, spiun); Lulzime Basha (hajdut, vrases, spiun, sharlatan klasik dhe Sharlatan Meritus), Flamur Noka (i paditur, me zhvillim mendor te vonuar, une do te thosha – pa zhvillim mendor fare, arrogant, mendjemadh, dhe spiun); dhe tani merrni te gjithe arradhen e PD (qe nga Z. Ristani e deri tek Z. Strazimiri)! Dhe pastaj keni te drejte te beni pyetjen: “A kemi shtetare parimore dhe sovran?”).

    Me fal, se per pak desh harrova Liken, Like Floririn, ate qe ka ndare foririn e shqiptareve me Sali Berishen, udheheqesin legjendar te antikomunisteve komuniste. Edhe ky hyn tek keta burra shteti – shtetar, por hileqar dhe hipokrit, dy vese shume te keqij per nje njeri te thjeshte, pale kur eshte fjala per nje Kryetar partije dhe Kryetar Kuvendi.

    (Na e) Rrofshin burrat e shtetit, si te tille!

  2. kastriot says:

    Pse na pyet ne.Ne jemi per vetingun.Qofte dhe me pak shkelje.Se keta qe mbron ti nuk e njohin fare kushtetuten.Dhe ti mbron kriminelet.Pastaj ne qoftese nuk ke nje mendim ta shtrosh qarte pse shkruan.E qarte eshte se ti nen idene e parimit mbron kriminelet.Drejtesi te persosur nuk gjen.Lerini torite e mbrapshta dhe zbatoni vetingun.permiresimet gjate punes.

  3. Devolliu says:

    Sali Krimineli, vrasësi gjakatar i shqiptarëve, sëbashku me kërriçin e tij Lul-ushin dhe Mehdi Gërdecin, dihet që nuk e duan Reformën në Drejtësi, por armiku më i pabesë i kësaj Reforme është sheiku Like Floriri me manjanët e vasilërat e tij.

  4. Astronauti says:

    Nje analize politike nuk behet sikur zhvillohet ne planetin Mars ‘a ka jete ne mars’, por eshte reale, e prekshme, e dukshme, eshte ne Shqiperi zoteri. Qe politikanet tane vendosin interesin e tyre personal mbi Shqiperine, dihet me kohe. Se nuk do vidheshin votat ne 96, sdo behej 97, 98 etj
    Keshtu zoteri une do shtroja pyetjen : a ka bythe ndonje politikan apo shtetar sic e quan ti, te votoje Vetting-un???

  5. kopuku says:

    O plere po harrove qe ti vet je i korruptiar sa leke ke bere te juridiku qe nje provim te kepusje plus qe ke qene nje pianec i keq madje dhe provimet mund ti merrje me nje shishe krem-uiski.
    Aq i poshter ke qene qe as plaken tende se degjoje kur te futnim per mik.
    Dhe ti ke fytyre flet per moral qe ke fshir bythen e Nanos sa sa here.

  6. Asus says:

    Nese eshte sic thua ti perse Ministri I Drejtesise e kundershton kete ONM? Nuk e kupton? Nuk ka kush e sqaron? Apo kerkon te vonoje reformen? Duket se ai luan budallin per te vonuar reformen, per te shpetuar ata qe preken prej saj. LSI ka ndryshuar tre ministra drejtesie qe asnje nuk ka treguar vullnet per reformen. Te tre kane luajtur me reformen, ndersa ky I treti zbuloi se ONM eshte i paligjshem. Ky eshte qendrim Konstant I LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *