Basha lëshon aktivistët e PD: Jemi lodhur nga Jozefina, Grida, Ristani, Patozi, Bregu, Noka dhe Bode. Jeni kredi të këqija

Lulzim Basha, pas “RD”, ka lëshuar edhe aktivistët e PD-së, kundër “gardës së vjetër” në PD.

Në një status në “Facebook”, Enkelejda Veliu thotë se Basha është i vetëm në protestë dhe se figurat kryesore të PD-së e kanë braktisur dhe shqetësohen vetëm për investimet personale.

Ajo madje thotë se Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Grida Duma, Arben Ristani, Enno Bozdo, Flamur Noka janë shitur shtrenjtë dhe PD-ja i ka blerë po shtrenjtë.

Ja çfarë shkruan ajo:

Dhe Basha dje, mu duk i vetem..!

Por lart, shume lart si Lider!

E pashe aty, mes protestes i vetem dhe i vendosur, dhe krejt pa ata, qe domosdoshmerisht duhej te ishin me te..!

Na lodhet me tekat dhe kapricot prej femije, tuajat..ju perfaqesuesit tane!

Na lodhe ti Mesile, qe na vodhe mandatin dhe e shite aq lire..!

Na lodhe ti Majlinde, qe proteston maje takave..!

Na lodhe ti Ridvan, duke e futur ne rrenje katrore partine..!

Na lodhe ti Astrit, me lotet per mikun e humbur..!

Na lodhe ti Jozefine, duke kundershtuar vend e pa vend..!

Na lodhe ti Gride, duke bere koketen..!

Na lodhe ti Arben, duke bere sikur ben analiza..!

Na lodhe ti Enno, me organizime dilitantesh..!

Na lodhe ti Flamur,qe gjithe kohen je, me grushtat ne ajer..!

Na lodhet, ngaqe mendoni se jeni te pazevendesueshem..!

Na lodhet me xhelozine shterpe, ndaj gjithe te afteve, qe guxojne te ngjisin shkalle..!

Keni investuar pa fund, vec per imazhin tuaj, duke harruar qellimin e vertete..!

Boll me!

Jeni shitur kaq shtrenjte..dhe po kaq shtrenjte, iu kemi blere..!

Jeni bere si ato kredite e keqija..!

Ndaj eshte koha, te filloni te shlyeni..!

Eshte koha te rrini ne cader, per te pare, me syte tuaj, se vec me te mireve, aty jane dhe ata, qe e duan pa fund, PD..!

Eshte koha te shikoni, sesi ne po besojme dhe shpresojme, se PD ben edhe pa ju..!

Eshte koha te shikoni se po zhbeheni nga vetvleresimi ndaj vetes..!

Dremisni ne Cader..!

Do tju beje mire..!

Ne tashme e kemi nje lider..!

Dhe bashke me te, edhe Kauzen..!

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/po-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/po.jpg","attachment_id":"639739"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cadra-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/cadra-8.jpg","attachment_id":"639724"}]
                 Loading...