Basha në të 9-tat e protestës: Rama në panik, s’po gjen vrimë ku të fusë kokën. Kreshnik Spahiun e rrahën por…

Në ditën e nëntë të protestës së PD-së, kundër qeverisë, kreu i demokratëve nga çadra e protestuesve ka qenë i rrethuar nga artistët, që iu bashkuan sot protestës.

“Jam këtu me ajkën e kombit, jo më kot në këto 9 ditë të përballjes e protestës këtu në sheshin e lirisë, krah për krah më qytetarët, PD, aleatët janë njerëzit e elitës së kombit.

Sa herë që futet në panik ulet e drejton me banditët, forca e tij janë banditët llumi i shoqërisë, forca jonë janë elita, artistët, pedagogëve, më e mira që ka prodhuar ky komb”-tha Basha.

Sipas tij, deri në 18 shkurt frika si instrument sundimi mbizotëronte në popull dhe kokoshi krekosej mearrogancë.

“Prej 18 shkurt nuk po gjen vrimë ku të fusë kokën, ekuacioni ka ndryshuar populli nuk ka më frikë, e ka vrarë frikën e ka kuptuar se nuk ka pse të ketë frikë nga një pakicë që përfaqëson llumin, frikë duhet të ketë Rama dhe banda e tij”- tha Basha. Kreu i PD

“Republika e vjetër vdiq më 18 shkurt, ta varrosim atë dhe ti japim jetë republikës së re”, deklaroi Basha. Ai tha se se dje u rrah Kreshnik Spahiu, por “populli nuk e lejoi të largohej pa iu prekur qimja e flokut”.

“Provokatorët goditën kreun e AK, e bën me pabesi si e kanë me zakon, provokatori mori atë që meritonte këtu në këtë çadër dhe unë përshëndes ata që nuk lejuan që provokatori të lejohej pa iu prekur qimja e flokut, por ju bëj thirrje, të shmangim provokimet, mos provoko popullin pasi pasojat e plotë të kundërpërgjigjes së fuqishme do të bien mbi ju.

Dje, një grusht provokatorësh u munduan të sabotojnë aktin sublim të grevistëve të Zharrëzës, i bëj thirrje Ramës të ndalë provokimet, përgjigju nevojave të qytetarëve”- tha ai.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...