Basha në të 9-tat e protestës: Rama në panik, s’po gjen vrimë ku të fusë kokën. Kreshnik Spahiun e rrahën por...

26 Shkurt 2017, 11:58Politika TEMA

Në ditën e nëntë të protestës së PD-së, kundër qeverisë, kreu i demokratëve nga çadra e protestuesve ka qenë i rrethuar nga artistët, që iu bashkuan sot protestës.

“Jam këtu me ajkën e kombit, jo më kot në këto 9 ditë të përballjes e protestës këtu në sheshin e lirisë, krah për krah më qytetarët, PD, aleatët janë njerëzit e elitës së kombit.

Sa herë që futet në panik ulet e drejton me banditët, forca e tij janë banditët llumi i shoqërisë, forca jonë janë elita, artistët, pedagogëve, më e mira që ka prodhuar ky komb”-tha Basha.

Sipas tij, deri në 18 shkurt frika si instrument sundimi mbizotëronte në popull dhe kokoshi krekosej mearrogancë.

“Prej 18 shkurt nuk po gjen vrimë ku të fusë kokën, ekuacioni ka ndryshuar populli nuk ka më frikë, e ka vrarë frikën e ka kuptuar se nuk ka pse të ketë frikë nga një pakicë që përfaqëson llumin, frikë duhet të ketë Rama dhe banda e tij”- tha Basha. Kreu i PD

“Republika e vjetër vdiq më 18 shkurt, ta varrosim atë dhe ti japim jetë republikës së re”, deklaroi Basha. Ai tha se se dje u rrah Kreshnik Spahiu, por “populli nuk e lejoi të largohej pa iu prekur qimja e flokut”.

“Provokatorët goditën kreun e AK, e bën me pabesi si e kanë me zakon, provokatori mori atë që meritonte këtu në këtë çadër dhe unë përshëndes ata që nuk lejuan që provokatori të lejohej pa iu prekur qimja e flokut, por ju bëj thirrje, të shmangim provokimet, mos provoko popullin pasi pasojat e plotë të kundërpërgjigjes së fuqishme do të bien mbi ju.

Dje, një grusht provokatorësh u munduan të sabotojnë aktin sublim të grevistëve të Zharrëzës, i bëj thirrje Ramës të ndalë provokimet, përgjigju nevojave të qytetarëve”- tha ai.

12 komente në “Basha në të 9-tat e protestës: Rama në panik, s’po gjen vrimë ku të fusë kokën. Kreshnik Spahiun e rrahën por…”

  1. Fatosi-kosove says:

    Vetem nje kriminel quan bashkepunetoret ajka e kombit,pasi lul basha aat qe sot jane ne tenden e turpit jane ish vrases te djeshem bashke me ty,qe po orvateni ta bllokoni perjetesisht reformen ne drejtesi,te cilen shifet qarte se e ke kapur dhe orvatesh ta mbroshe nga frika se neser duhet te eprfundosh ne burg,deshmi se aty me ty ka vetem kriminel eshte ai hamshori qe i paska thyer turinjet kreshnik zezes,lul bahu burre e trego sa nga protestuesit i ke nga lazarati,sa jane vrases dhe hajdut,dhe na trego vetem nje nga “ajka” e kombit!

  2. eli-tiv says:

    …ky flet si plak….sikur e ka trurin e ndryshkur…po perpiqet te krijoje nje realitet virtual…cfare eshte 1- shkurti..?? cfare ndodhi..?? ..Ne 18 shkurt u pre hovi i terrorit te shqupit….njerez te mbledhur me shume se sa ai ka …e paralizuan forcen shkaterruse te tyre…Populli eshte me izgjuar se ky idiot…Pastaj..kushe ka merak fatin personal te tij…???…Te perballet me drejtesine…pa le na percakton edhe ajken e vendit….

  3. XY says:

    Kush bashkohet me vrasesit , jane edhe ata vrases.Hija e 4 te vrareve do te ndjek hap pas hapit.Kurre nuk do te gezosh dot, do te jene hija jote e vdekjes deri kur te shkosh ne varr.Ky eshte cmimi qe i caktove vetes.Nuk ta lajne dot “ artistet “ e Shqiperise ,por edhe gjithe botes.Kriminel

  4. baenka says:

    Mos u krekos shume se ata qe ke afer do te bejne “hero”si Azem Hajdarin per interesat e partise e te pushtetit.

  5. KOMBI says:

    Ky flet sikur shqipetaret nuk e njohin , vazhdoni ,vazhdoni , por wetingut ,nuk do ti shpetoni ,atehere do te shohim se kush eshte ajka e kombit .

  6. Populli says:

    Cila eshte Republika e Re Basha, ajo qe vrau demonstruesit me 21 Janar, apo ajo qe shiti Detin Jon te Shqiperise?

  7. ATDHEU says:

    Ky mos ka rjedhur nga trute?

  8. .un says:

    KJO esht llumi elites SHQIPTARE qe ndjek nga pas nje hajdut si ty Lul Basha , qe vodhe 300milon euro nga taksat tona kur ishe minister transporti, vrave 4 njerez te pa fajshem kur ishe minister i brençem dhe bere tradhti komtare shite detin tek greku kur ishe minister i jashtem , vodhe votat me dhun per tu ber kryetar bashkie , qe e dhjeve me je mut bashkin e TIRANES, epra ata qe te vin ty nga pas , ose shikojn vetveten tek ty tek personaliteti yt , ose jan ajka injorances se kti vendi , rrug tjeter nuk ka.

    1. kamorro says:

      Ja paske qendisur…

  9. andromeda says:

    E kush na qenkan këto artistë që u ankokan për një KM artist. Kush janë ato artistë që i shkojnë pas Lul kaqolit? Ndofta artistët dështakë.

  10. Jimi says:

    O zot mos durofsh! Kur kjo llastice do te bej liderin? Hapu dhe te futem!
    Ti mire qe ke mesuar 5 fjale permendesh nga leksiku politike dhe i deklamon si papagall, se kusurin kerkon te imitosh garipet e lagjes kur trash zeriin. E ke patur ender te beheshe nje cike garip! Me mire vone se kurr moj Lule! E di si je ti moj lule? Vema, vema se me tha mema!

  11. shqip says:

    O karafil ! Po ç’thua mor gjytrym ? Edhe hitleri kishte artiste qe e adhuronin per krimet e rraces ariane. Edhe musolini mbante afer ndonje figure te artit. Po kjo s’do te thote qe çete e Vogel me 20 vete , do permbysi rendin kushtetus. Ku i ke artistet mor karabush? Shqiperia ka me qindra qe urrejne perversitet e tua dhe te shpellareve qe flijojne ne çadren e cirkut te kllouneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje