Deputetët francezë duan njohjen e Palestinës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rreth 154 deputetë dhe senatorë francezë nga të gjitha partitë politike i drejtuan një kërkesë presidentit François Hollande për njohjen e shtetit të Palestinës.

“Franca duhet të dëshmojë gatishmërinë e saj për të thyer bllokadën në këtë konflikt, duke rikonfirmuar zyrtarisht, në emër të së drejtës së patjetërsueshme për vetëqeverisje që populli palestinez të gëzojë të drejtën e të pasurit një shtet. Kjo ka të bëjë me respektimin e së drejtës ndërkombëtare si dhe sigurinë e Izraelit.

Zoti presidenti, vihuni në lartësinë e sfidës dhe mos humbni këtë takim me historinë, për të njohur, duke nisur që sot shtetin e Palestinës”, kërkojnë ata.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *