Ish-presidenti iranian Ahmadinejad kritikon Presidentin Trump

26 Shkurt 2017, 19:53Bota TEMA

Ish- presidenti konservator i Iranit, Mahmud Ahmadinejad i shkroi një letër presidentit të SHBA-ve Donald Trump ku e kritikoi për urdhrin e tij ekzekutiv që ndalon hyrjen e qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, përfshirë Iranin.

Ahmadinejad tha se “Amerika moderne u takon të gjitha vendeve”.

Ish kreu i shtetit iranian botoi një letër të hapur në dy gjuhë: anglisht dhe persisht. Ai thumboi Trump-in, duke theksuar se “përshkruan realisht sistemin politik amerikan dhe strukturës zgjedhore që është e korruptuar”.

Ahmadinejad  e pranoi faktin që rreth 1 milionë vetë me origjinë nga Irani, jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Iraniani kritikoi atë që ai e quajti “mbizotërimin” e Uashingtonit në Kombet e Bashkuara ndërhyrjen amerikane në botë, që ish-presidenti iranian tha se ka sjellë “pasiguri, luftë, përçarje, vrasje dhe zhvendosje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje