Kategoria Superiore/ Mbyllet në barazim sfida Tirana-Flamurtari

26 Shkurt 2017, 18:59Sport TEMA

Është mbyllur në barazim dhe sfida e fundit e javës së 23-të mes Tiranës dhe Flamurtarit.

Sfida e zhvilluar në “Selman Stermasi” përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0, me të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë.

Një 90-minutësh aspak emocionues u luajt në kryeqytet kjo dhe për faktin se në shkallët e stadiumit ishte një numër shumë i vogël tifozash.

Ky është një tjetër hap fals për Tiranën që vijon serinë e rezultateve negative ku ka 5-javë që nuk arrin të marrë asnjë fitore.

E njëjtë është dhe situata tek Flamurtari që renditet në zonën e ftohtë të rënies nga Kategoria.

Pas këtij barazimi Tirana renditet në vendin e 5-të me 28-pikë, ndërsa Flamurtari pozicionohet në vendin e 9-të me 21-pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje