La Liga/ Barcelona triumfon në supersfidën përballë Atletico Madrid

26 Shkurt 2017, 18:19Sport TEMA

Barcelona e ka mposhtur 2-1 Atleticon e Madridit në transfertë duke marrë kreun në La Liga

Katalanasit triumfuan në sfidën kryesore të javës së 24-të në La Liga, duke e marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në këtë transfertë të vështirë.

90-minutat e zhvilluara në “Vicente Calderon” ishin spektakolare dhe emocionuese.

Të tre golat e kësaj supersfide u shënuan në pjesën e dytë.

I pari që hapi serinë e golave ishte Rafinha që realizoi në minutën e 64-të.

Reagimi i Atletico Madrid erdhi në minutën e 70-të me anë të Godin që barazoi gjithçka.

Por, kur ndeshja po shkonte drejt fundit është Lionel Messi heroi i skuadrës së drejtuar nga Luis Enrike që shënoi në minutën e 86-të.

Ky gol, e dërgon Barcelonën në krye të renditjes me 54- pikë të grumbulluara, dy më shumë se Real Madridi që sonte përballet me Villarrealin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje