Mi-luani!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Anri Bala 

Çadra e “lirisë” është në grahmat e saj të fundit… e si mjeti i vetëm për t’i “shpëtuar” dhomës së qelisë, ata që struken brenda saj, tashmë janë të tmerruar të dalin! E ngritur pa asnjë ide, pa asnjë qëllim, pa datë e pa orë, por nën moton: “ta ngrejmë njëherë se e mendojmë rrugës…”, tutorët e çadrës anti-reformë, të gjendur të “vetmuar e papërkrahje”, dolën në origjinë!

Klithën, u trimëruan, u egërsuan, “lepuri u bë luan dhe miu sulmoi macen”, lëshuan britmat e tyre të fundit, drejtuan gishtin e urrejtjes dhe mllefosjes, që u buroi nga brendësia e shpirtit… për këdo e për gjithçka. E përse…?! Sepse hollandezi jonë ka frikë të ikë në shtëpi!

E tmerrojnë rrokullisjet e çelësave të dhomës, e tmerrojnë kërcitjet e shulave të derës prej hekuri. Hollandezi jonë tmerrohet të mbështesë kokën në krevat, sepse kanë filluar t’i a shtrëngojnë duart, prangat imagjinare, në netët e gjata pa gjumë… ndërsa çadra është e vetmja gjë, që i jep pak orë “liri” dhe ndjesinë e kriminelit të mbrojtur!

Sa për dijeni, hollandezi jonë edhe në çadër ka frikë të flejë! Tmerrohet nga ideja, se do t’i faniten shpirtrat e 4 të vrarëve në bulevard dhe ai nuk mund t’i shikoi në sy, ballë për ballë të gjakosur, sepse i vrau fshehtazi me dorën e kriminelit “viktimë”! Hollandezi, nuk mund të bjerë në gjumë në qytetin tonë që e vodhi për ta drejtuar, sepse duhet të japë llogari për 400 milion euro të futura në xhepin e tij dhe bandave që ai drejtonte në katër vjet, duke mos harxhuar as 1 euro për rrugët, për qytetarët, për fëmijët, për të moshuarit, që të ecnin në rrugët e “qytetërimit”, me viza dhe korsi… si gjithë europianët!

Hollandezi, nuk mund të flejë i qetë, pa na treguar se si u bë milioner nga një “sigurims kamarier”. Hollandezi, nuk ka shansin të tallet me ne, sepse ne frymojmë shumë më shumë se ai, ne jemi populli, populli i vërtetë, jo populli imagjinarë i çadrës.

Lepuri, që për pak na u bë ujk, siç duket kishte humbur “veten”, duke ëndërruar “arat e Lazaratit dhe kavanozat e Hollandës”, që me thënë të drejtën, mbasi të jesh millosur dhe tymosur… padashje të bejnë “mi-luan”. Kjo u ndodh të gjithë atyre që duan të trimërohen në ekstazë, sepse kur zgjohen…

Ndaj, hollandezi u pendua për thirrjet për dhunë… sepse për të çpuar goma, thyer xhama, grushtuar zyrtarë dhe për të tërhequr njerëz zvarrë… do të të duhet të dalësh nga çadra dhe miu nuk mund të bëhet luan se shikon ëndrra që nuk realizohen kurrë! Është e parashikueshme dhe e lexueshme sjellja e tij, për t’i u fshehur drejtësisë në çadrën e “lirisë”, si mjetin e vetëm që i ka mbetur për t’i shpëtuar burgut dhe qelisë.

Por për fatin e tij të zi, nuk ka shqiptarë të gjallë apo të vdekur… dhe ma beso kur them i vdekur… që nuk po kërkon drejtësi, për të shpëtuar nga kjo “farë e keqe”! Nuk ka shqiptarë që nuk kërkon të ngjallë drejtësinë e  “varrosur” për së gjalli e për së vdekuri nga sistemi i padrejtësisë… që mboll mi-luani dhe rraca e tij hibride “demokomuniste”.

Hollandez, në botën e të gjallëve mëkatet lahen me drejtësinë, në botën e të vdekurve, mëkatet lahen me ndëshkim! Mjerë ata si ti, që i frikësohen të gjallëve… e jo të vdekurve! Ndëshkimi, në purgator është shumë i dhimbshëm dhe ti e meriton!

E teksa eci drejt çadrës tënde të padrejtësisë, në diell apo shi, kjo është e vetmja lutje që më shkon në mendje për të thënë:

“Zoti është bariu im, asgjë nuk më mungon”. Por zoti nuk është bariu yt, por ndeshkuesi yt, deri sa ti të përgjigjesh për gjithçka të zezë që u ke bërë njerëzve. Ndjej dhimbje për rracën hibride “demokumunist” që ka prodhuar specie si ti, në zhdukje, “kaq të ri dhe kaq të poshtër”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

40 komente në “Mi-luani!”

  1. astrit says:

    Te lumte Anri. Je i papare!

    1. socialisti says:

      Çadra e Lirise do kthehet ne Aleanca e Qelise per nje pjese te mire te drejtuesve te saje.

  2. koha jone says:

    Bravoooooo!!

  3. Shqiptar says:

    Shkrim i shkruar me zemer. Urime autorit per penen e forte dhe te vertete. Shqiptaret nuk kerkojne lemoshe, kerkojne drejtesi. Kaq e thjeshte eshte. Lul Liliputi dhe Sali Killeri nuk e ndalojne dot deshiren e Shqiptareve per drejtesi. Perpjekjet e tyre oer te mbajtur peng drejtesine nen kthetrat e tyre kriminale po deshtojne njera pas tjetres. Edhe perpjekja e cadres po shkon me shpejtesi marramendese drejt deshtimit te turpshem.

  4. jani says:

    Bravo . Shkrim qe nuk i hiqet presje.

  5. Xim Speci says:

    Luli I vogel ne shkolle spiunonte shoket dhe te gjithe e therisnin Lul Domatja, se behej flake I kuq kur e zbulonin se si spiunonte. Mbeti PD ne duart e Lul Domates, hajde Sali Hajde. Kujt ja le artine kreshnike. Lul Domates.

  6. miri says:

    te lumte Anri,me le pa fjale

  7. 123 says:

    Eh more zoteri….!
    Kete shkrim duhej ta kishe shkruar pasi te degjoje ata trimoshat e rinj te Europes!
    Po e ndiqja mitingun nga kanali News 24! se bashku me dy-tre shoke anetare te PD!
    Ata u ngrysen, u erren dhe shperthyen……
    cccCfare po bejne keto….
    U kthye ne estrade……
    Turp ne se shpresojme tek Lulja qe te shkojme perpara…..

  8. Mark says:

    Nje bravo te madhe per kete artikull origjal qe pershkruan per qadren e kriminelave dhe uroj qe ta lexojne edhe ata personat qe jane te mashtruar nga drejtusat e kesaj qadre qe perqsojne hajdutat e popullit shiptar.

  9. Mark123 says:

    Nje bravo te madhe per kete artikull origjal qe pershkruan per qadren e kriminelave dhe uroj qe ta lexojne edhe ata personat qe jane te mashtruar nga drejtusat e kesaj qadre qe perqsojne hajdutat e popullit shiptar.

  10. Mark 123 says:

    Nje bravo te madhe per kete artikull origjal qe pershkruan per qadren e kriminelave dhe uroj qe ta lexojne edhe ata personat qe jane te mashtruar nga drejtusat e kesaj qadre qe perqsojne hajdutat e popullit shiptar.

  11. Renato says:

    Te lumte pena z. Anri Bala, i ke bere nje pershkrim te perkryer, ketij krimineli te qeshur me fytyre engjellore. ne djalle vafte me gjithe ato dallkauket qe kane humbur ofiqet e qe e rrethojne. 18 qershori po afron.

  12. liri says:

    Kaq i Ri e ka i Poshter- sa mire e thene

  13. ceni says:

    Ky stil i te shkruari eshte tejet i njohur e amatoresk!Sa per mbylljen e qelbur qe mendon se i ka dhene rendesi ketij shkrimi me lejo te te them se po te qe komunizmi e komunistet raca e Lulit e perse jo edhe e jotja or pizeveng nuk do ishit ne skene sot e per fat te keq te t’uajin nuk do te kishte pinjolle te kesaj grade se Cecua(n.q.se ke ndegjuar per te) kishte biçak !Ne populli or plehra qe ngateroni sistemet me njerezit pasi ne ate kohe nuk kishte plehra si puna jote e e Luleve se kishte shtet e kazana plehrash e sot livadhisni e bllokoni bulevardet se mungojne keto kazane!Uroj qe te marresh ndonje mesazh urimi nga te derguarit e fabrikes qe prodhoi Salinjte,Lulet se bashku me niperit e tyre duke i perfaqsuar ju plehrat e ketij vendi qe sot krekoseni si çudi te botes e besoni se ç’do gje qe paraqisni eshte e nevojshme per kete popull qe merklinj si puna jote e shkerdhyen keqazi e sot kerkoni ti ruani ndere!Poshte diktatura e budallenjeve e e qeneve te tyre qe duke lehur mendojne se trembin ndokend nensofizmat “demokomniste” pa i ditur as kuptimin e as origjinen!Luli e kompania qe e shoqerojne jane kelysha e pjella te sistemit tashme te kalbur kapitalist e per rrjedhoje duhet ti emertoshe “demokapitalista”or mjeran qe me siguri do jeshe nga ata te diplomuarit tek Universitetet qe polli demokapitalizmi si opium per popujt e shqipetaret konkretisht!Ti or rrush me moshen qe ke nuk e njeh komunizmin e aq me keq shoqerin qe u ndertua para kohes se shkerdhatokratizmit kapitalist qe tu te llakos ç’do dite floket!

    1. Am says:

      Më në fund një me tru.

  14. Nasho says:

    VETINGUUUU!!!!!
    Hesap ,para drejtësisë!

    1. Lugati says:

      ku osht ky vetingu se shume kena ngju..i mut kena pa..hahahaha

      1. ..... says:

        Veting ene per “tironsit”turq qe Sulltonet na i lon ktu si garroqe m…ene sot na bojn “tironsin e vjeter” jon i tufe korrakesh te ardh nga Anadolli e Persia qe nuk kon lon toke pa i more tironsve autokton shqiptare me letra e tapi fallco nje gen i poshter me llagape turqish

  15. beni says:

    Te lumte nuk kam cfare te shtoj me mendje me i ke thena te gjitha, plerat duhet te japin llogari ketu.

  16. Baci says:

    Baci.
    BRAVO!!!!!!

  17. shaqo says:

    Bravo, je fantastiku i gazetes.
    Shkruaj me shpesh.

  18. Nora says:

    Të lumtë ,more djalë!
    Na jepni shpresë!

  19. Cupka says:

    Te gjitha i ka thene dhe bukur madje, por hollandezi eshte “i yni” dhe jo “joni” sipas drejtshkrimit te gjuhes shqipe?

  20. Lexuesi i TemmA says:

    Nje shkrim psikologjik, shume i saktë.
    Urime zoti Bala (qe nuk e di a je djalë apo nip i prof Vebi Bales).

  21. Drejtësia says:

    Bravo djal,pena top të të bëhet.

  22. LisGame says:

    O Anri!
    Basha ( edhe Berisha) po plas ta arrestoj policia! Akuza qeverise! Mendon se mund te behet hero! Ca dite burg apo gjobe dhe paskesaj mendon se nuk do ta ngas njeri after vetingut!
    Por Rama se ha ate kumbell! Ai e denoncoi! ( ne cdo kohe mund ta rihapi apo kerkoj kete denoncim! Shif Tik Llallen si vjen zeri! Po presidenti, garanti i Kushtetuts? Nuk dihet a eshte gjalle!

  23. Naqja says:

    Po me KRESHNIKUN çpatën??

  24. Oktavian August says:

    O Cen, mire e ke ne thelb ceshtjen,porse autori i ketij shkrimi eshte shume,shume
    i ri per te ditur cfare ishte komunizmi,ndaj mos e fajso. Domethene atij ashtu ja
    mesuan ne shkolle ate dhe ashtu e thote,por me shpirt ai flet te drejten per Lulushin e kompanine
    e tij berishiste.

  25. Zgalem says:

    Po qe se je pasardhes I Prof Vehbi Bales , je dyfish I vleresuar : Per shkrimin e rralle , qe I paraqet lexusit dhe per besushmerine , qe I krijon lexusit , nen autoritetin shkencor dhe patriotic te Profesorit te pa vdekshem . Ke shkruar Cv. e ketij personi , qe ka besuar se eshte bere lider . faktikisht lideret lindin . Suksese : Zgalem

  26. Ibra says:

    Epo shume ndijesi e mire me heqjen e fasades per kauzen e zgjedhjeve te lira e ndershme. Shoq. Civile duhet mbrojtur dhe ngre zerin per zhvillimet pozitive. Ju aty qe jetoni dini mesemiri se kush punon per modernizimin dhe shtetin e se drejtes..

  27. joel shkodra says:

    Po a ishin me te bukura çadrat e Edi Rames? Nejse. Ashtu mendon ti, o Bala. Per mua jane njelloj. Por une te kam shkruar shpesh per drejtshkrimin e gjuhes shqipe se ke qene “ku therret qameti”. Ke bere perparime, te pakten ne perdorimin e apostrofit. Por akoma ke nevoje per ndonje kurs per gjuhen shqipe qe ta mesosh siç ke mesuar gjuhet e huaja, me rregullat perkatese. Ta ka thene edhe nje para meje: nuk thuhet “Hollandezi jone”, por “Hollandezi yne”. E ke gabim: “ai nuk mund t’i shikoi” duhet “t’i shikoje”. “populli imagjinare”, duhet “populli imagjinar”. “Nuk ka shqiptare qe nuk kerkon”, “shqiptare” – shumes, “kerkon” – njejes. Nuk shkojne. “rraca” shkruhet me nje r: “raca”. Ne fund i ke dhene ndeshkim me shume zemergjeresi. Me gjithe ato qe thua, ndeshkimi duhet ne “ferr” e jo ne “purgator”, sepse, nuk e di a e din, se ata te “purgatorit”, pasi te pastrohen, perfundojne ne “parajse”.

  28. Dibrani says:

    Te LUMTE ,ka koka ky vend,

Lini një Përgjigje te Mark 123 Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *