Protestuesit në Nantë nuk lejojnë mitingun e radikales Le Pen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fjalimet raciste dhe diskriminuese ndaj emigrantëve kanë bërë që një grup prej 2 mijë personash të organizojnë një protestë me qëllim pengimin e mitingut të lideres së partisë radikale të djathë, Marine Le Pen.

Protestuesit u përplasën me policinë dhe grupi përbëhej nga të majtë dhe radikalë të majtë.

Protestuesit mbanin në duar pankarta si, “Nuk mund të kalojë fashizmi”, etj. Në deklaratën e ministrisë thuhet se protestuesit kanë sulmuar bizneset dhe kanë bllokuar rrugët duke mos lejuar kalimin e automjeteve dhe tramvajit.

Ndërsa pas përshkallëzimit të situatës policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Policia njoftoi se në këto ngjarje të paktën 11 efektivë kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë arrestuar 4 persona.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *