Reforma në energji, Rama: Investime të rëndësishme me kontributet e konsumatorëve

26 Shkurt 2017, 14:24Politika TEMA

Shefi i qeverisë Edi Rama inspektoi nga afër punimet intensive që po kryhen në disa projekte në qytetin e Vlorës.

Kryeministri u ndal një nga kantieret e rëndësishme të rilindjes urbane në Vlorë, rikonstruksionin e rrugës “Veledin Kollozi” dhe rivitalizimin e hapësirës përreth.

Si një nga rrugët kryesore në qendër të qytetit, ajo përbën një arterie kryesore me rëndësi turistike dhe ekonomike.

1­ Vlora, inspektime Rilindje & Agopunture urbane

Rikonstruksioni përfshin zgjerimin e rrugës dhe kthimin e hapësirave në anë të saj në hapësira rekreative, me zona pushimi, gjelbërim dhe sistem ndriçimi të ulët e të lartë. Do të bëhet edhe zëvendësimi i pemëve në anë të trotuareve me pemë të reja.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli theksoi rëndësinë e projektit për komunitetin, duke shpjegoi disa nga detajet e tij. “Në të dy krahët do të vendoset gjelbërim i ndryshëm në këto parqe. Këtu dardhë, atje ndonjë manjolë, në parqet e tjera ndonjë bimë tjetër, mimozë ose diçka tjetër që të jenë në variacion. Gjelbërimi në anë të rrugës do të jetë një nga fillimi në fund.
Do të bëjmë një stabilizim të të gjithë hapësirës përpara pallateve, tenda të unifikuara, do lyhen fasada.”
Kryeministri Rama inspektoi edhe ecurinë e punimeve për rivitalizimin e hapësirës urbane brenda vijës bregdetare të qytetit të Vlorës, e njohur si Lungomare.

Projekti po e shndërron shëtitoren në një zonë këmbësore dhe një destinacion për turistët. Punimet vazhdojnë me intensitet për riorganizimin e plotë të shëtitores, sheshet dhe hapësirat publike, platformës sportive, përmirësimin dhe rehabilitimin e rrugës së bregut dhe parkimeve.

 2­ Rradhima, Investimi i OSHEE

Nënstacioni i Rradhimës, prodhim i vjetër i vitit 1971 dhe në gjendje tepër të rënduar, ishte ndër më problematikët në cilësinë e furnizimit me energji elektrike, në zonat turistike të Orikumit, Radhimës dhe fshatrat përreth saj si dhe Llogoranë, Bazën e Pashalimanit.

Sot, ky nënstacion, nyjë kritike në sistemin e shpërndarjes është tërësisht i rikonstruktuar, falë një investimi prej 60 milion lekësh të reja. Investimi ka bërë të mundur vendosjen e një transformatori të ri 35/10 KV me fuqi 10MVA me nivele tensioni të rregullueshme, me një rritje dyfish kapacitet si pasojë e rritjes së kërkesave për konsum me energji elektrike sidomos në sezonin veror.

Janë vendosur 5 çela të reja, prodhim i 2016­s, të cilat jo vetëm që garantojnë sigurinë maksimale të punonjësve gjatë kryerjes së operacioneve në punë, por rrisin njëkohësisht cilësinë e furnizimit me energji elektrike.
Paralelisht me Nënstacionin u rikonstrutuan linjat 35 kV të implementuara në vitet ’70. Investimi për linjat Vlorë – Skelë – Ujë i Ftohtë – Rradhimë – Orikum arriti në një vlerë prej 65 milionë lekësh të reja. Kryeministri Edi Rama ishte në nënstacionin e Rradhimës, i shoqëruar nga Ministri i Energjetikes Gjiknuri dhe Administratori i Përgjithshëm i OSHEE Ardian Cela.
Duke vizituar nënstacionin e vjetër, Çela tha se investimet nuk do të ndalen edhe në fshatra të tjera të zonës, duke mundësuar zëvendësimin e infrastrukturave energjitike të rënduara, me standarde të reja. Ai gjithashtu u shpreh se linja e re e vënë në përdorim gjatë sezonit turistik të kaluar, bëri që për herë të parë të mos përjetohej një situatë problematike në furnizimin me energji elektrike. “Eshtë investim i vitit 1971, duket në çfarë situate është. Kemi investuar 60 milionë lekë të reja, me të ardhura të kompanisë, ku kemi fuqizuar transformatorin dhe kemi fuqizuar 5 çela të reja automatike. Këto investime janë me fondet e kompanisë, për linjën 35 kË dhe kjo është faza e parë.”

Për Kryeministrin Rama kapërcimet epokale në teknologji janë rezultat i reformës në energji. Kryeministri u shpreh se kontributet e konsumatorëve, po kthehen në investime për ta.” Të gjitha këto kapërcime epokale në teknologji janë rezultat i reformës në energji.

Të gjitha këto janë kontribute të konsumatorëve që po kthehen në investime. Të gjitha këto investime do të garantojnë shërbimin cilësor me energji elektrike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ripërtëritjen e një rrjeti që në 85 % të tij është i moshës së elektrifikimit.”

3­ Dhërmiu,  Nënstacioni i ri

Për herë të parë në Dhërmi, në zonën më të frekuentuar turistike, është instaluar nënstacioni i ri energjetik 35/20/10kV, i cili i jep zgjidhje problemeve të shumta të furnizimit me energji për këtë zonë. Investimi me vlerë prej 140 milion lekësh u bë mbi një infrastrukturë (shtylla e përcjellës) të paprekur që prej vitit 1967.

Nënstacioni garanton furnizimin me energji elektrike zonën e Palasës dhe të Dhërmiut.

4­ Himara, Nenstacioni i levizshem

Për herë të parë, pas 25 vitesh Himara garantoi një sezon të suksesshëm turistik (2016) në furnizimin me energji elektrike. Kjo falë nënstacionit të ri dhe modern, të lëvizshëm, i montuar aktualisht në Himarë, investim me vlerë 200 milion lekë. Nënstacioni furnizon qytetin e Himarës, Qeparoin dhe zonën Dhërmi­Palasë.

Njëkohësisht me nënstacionin ka përfunduar edhe ndërtimi i linjës me nivele 35 dhe 20 kV nga Himara në Dhërmi (13 km me 45 shtylla), me vlerë investimi prej 247 milionë lekë. Kryeministri Rama ishte për të parë nënstacionin së bashku me ministrin Gjiknuri dhe Administratorin e Përgjithshëm të OSHEE Ardian Cela. Çela shpjegoi se nënstacioni i lëvizshëm, (portabël) është implementuar për herë të parë në Shqipëri dhe përbën një teknologji moderne.

5­ Saranda, Rilindje Urbane

Kryeministri Edi Rama inspektoi kantieret e punës dhe u takua me zbatues të projektit. Rivitalizimi urban i kësaj hapësire i jep më shumë dinamizëm qytetit, i cili mbi trefishohet gjatë sezonit veror, por edhe më shumë mundësi për 80 bizneset e vendosura në qendër.

“Është një investim shumë i fuqishëm për qytetin, që na leverdis e na shërben,” – tha një prej drejtuesve lokalë. “Kjo hapësirë ishte një tmerr. Tani transformohet në një rrugë qytetare, turistike me gurë dhe lidhet me pjesën poshtë të shëtitores, e cila edhe ajo ka nevojë për ca ndërhyrje, sepse edhe kur është bërë, është bërë shkel e shko. I gjithë ky kompleks futet në një tjetër cilësi dhe i jep shumë më tepër dinamizëm qytetit, sidomos në periudhën e turizmit,” – u shpreh Kryeministri.

2 komente në “Reforma në energji, Rama: Investime të rëndësishme me kontributet e konsumatorëve”

  1. Ata tallin menderet says:

    Degjojeni o milet ose bageti e Albanistanit. Do ju japin edhe nga nje dele falas, me qira por interes te larte.


    Pra qarte Edvin Rama ka besim ne forcat e veta si baballaret e tij. Investimet do vijne jo nga bota e biznesi, por nga xhepat tuaja.Keshtu do dertojme nje Shqiperi te begate dhe ekonomi si ajo e Gjermanise.

  2. Ata tallin menderet says:

    komentet ku jane…apo keshtu e kerkon kryeministri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje