Veliaj firmos peticionin pro vettingut: 1 milionë firma që zhbllokojnë punët publike; Të qenit shqiptar i mirë, sot do të thuash të duash drejtësinë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj firmosi peticionin e iniciuar nga 50 organizata të shoqërisë civile në mbështetje të Reformës në drejtësi dhe të ligjit të vettingut. Në fjalën e tij, Veliaj shprehu besimin se peticioni do të arrijë q ëtë mbledhë 1 milionë firma nga qytetarët, ndërsa theksoi se drejtësia aktuale ka bllokuar apo vonuar mjaft nisma të Bashkisë së Tiranës për punët publike.

“Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që ne të kemi 1  milionë firma për vettingun dhe reformën në drejtësi si një mënyrë për t’i hapur rrugën punëve në këtë qytet, punëve që janë bllokuar nga njerëz që me pak para paguajnë gjyqtarin për të penalizuar komplet qytetin e Tiranës.  Më gëzon fakti që njerëz familjarë e kuptojnë që paja që mund t’i lënë  fëmijëve të tyre është një Shqipëri më e drejtë, një Tiranë më e drejtë .

Qyteti bashkia nuk bllokohet më nga këto ankande në gjykata që kush paguan më shumë ka të drejtë. Dua të falenderoj qytetarët për këtë angazhim dhe dua t’i ftoj që në ditët në vijim ne të kemi 1 milionë firma për vettignun, 1 milion firma që zhbllokojnë gjithë punët publike në Tiranë që Tirana të ecë përpara. Kush e do Shqipërinë nuk ka nevojë të thotë “o sa mirë me qenë shqiptar”. Të qenit i mirë shqiptar sot është të duash drejtësinë”, tha Veliaj. 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Veliaj firmos peticionin pro vettingut: 1 milionë firma që zhbllokojnë punët publike; Të qenit shqiptar i mirë, sot do të thuash të duash drejtësinë”

  1. vaso says:

    Te gjithe e duam drejtesine,se ajo na ka sherbyer dhe do na sherbeje.Sa me e madhe poshtersia qe mund te bejme ne jeten e perditshme,aq me e madhe respekti dhe dashuria per ata eq na ndihmojne t’ia hudhim paq.

  2. Spartaku says:

    Shume mire.Vetingun e duam te gjite dhe jemi gati te firmosim peticionin.Vetem Berisha dhe Basha nuk e do.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *