VIDEO/ Armando Sadiku shënon një gol spektakolar në fitoren e Luganos

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Armando Sadiku është shëndërruar sërish në heroin e skuadrës së tij në Zvicër.

Bomberi i kombëtares shqiptare ka arritur që të shënojë sërish dhe këtë javë në sfidën që Luagano luajti përballë St. Gallen në transfertë.

Sulmuesi kuqezi shënoi golin e vetëm të takimit në fitoren 1-0 të ekipit të tij, duke i dhënë një tre pikësh shumë të rëndësishëm skuadrës së drejtuar nga Paulo Tramezzani.

Ky është goli i tretë në katër ndeshje për Armando Sadikun, që në këtë takim shënoi një gol spektakolar nga distanca duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar të reagojë.

Me këtë fitore Luagno ngjitet në vendin e 6-të me 25-pikë të grumbulluara duke iu larguar zonës së ftohtë të renditjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *