Allegri: Duam edhe Kupën e Italisë

27 Shkurt 2017, 16:35Sport TEMA

Massimiliano Allegri nuk fshihet duke e shprehur qartë atë se cfarë kërkon nga gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë që e vendos Juventusin e tij përballë Napolit. Luhet në Torino dhe bardhezinjtë duhet ta shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë në sfidën e vajtjes, sipas trajnerit livornez. Allegri i bëri një analizë edhe kampionatit.

” Roma është shndërruar në një skuadër serioze dhe shumë të fortë. Ne jemi në krye por duhet të fitojmë edhe shumë takime të tjera për të mbrojtur titullin. Tani rradhën e ka Kupa e Italisë dhe duhet të mendojmë për këtë kompeticion. Duam të shkojmë në finale për të tretin vit rradhazi. Do të kemi përballë, Napolin që pas humbjes ndaj Atalantës do të kërkojë të reagojë me cdo kusht. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe ajo që duhet të bëjmë është të mos pësojmë gol”.

Problematika mes Allegrit dhe Leonardo  Bonuccit është lënë pas dhe tashmë i përket së shkuarës. Gjasat janë që mbrojtësi i kombëtares italiane të aktivizohet titullar në sfidën ndaj Napolit edhe pse trajneri nuk zbuloi shumë përsa i përket formacionit.

” Nuk do të bëjmë shumë rotacion sepse ne i marrim ndeshjet një e nga një.Do të zbresin në fushë formacioni më i mirë i mundshëm për të mposhtur, Napolin. Në porë do të luajë Neto. E sigurtë është që do të pushojë Rugani, ndërsa në krahët e mbrojtjes do të jenë Asamoah dhe Lichsteiner. A do të luajë Bonucci? Duhet të vendos mes Bonuccit, Barzagli-t, Benatias dhe Chiellinit për 2 vende në qëndër të mbrojtjes”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje