Armando Preng lë mandatin, letër Ilir Metës

27 Shkurt 2017, 10:26Politika TEMA

Armando Prenga nuk do të jetë më deputet.

Ai ka dorëzuar mandatin ditën e sotme, me një letër drejtuar kryeparlamentarit Ilir Meta.

 

Dorëzimi i mandatit të Prengës vjen pas përplasjes së fortë mes Prokurorisë dhe KQZ-së.

Adriatik Llalla prej kohësh ka këmbëngulur që Prengës t’i hiqet mandate, si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, ndonëse KQZ argumentonte se nuk ka prova që Prenga preket nga ky ligj.

Letra e Prengës

Duke u shprehur konsidaratën e falenderimet për bashkëpunimin e deritanishëm, më lejoni që nëpërmjet kësaj letre të ju paraqes doreheqjen time nga mandati i dupetetit të PS në qarkun e Lezhës.

Dëshiroj t’ju informoj ju zoti kryetar, por edhe opinionin publik, se ligji për dekriminalizimin në asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon ndërprerjen e mandatit të të zgjedhurve për një dënim me gjobë, sic është rasti im, por për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se heq dorë sot dhe gjithmonë nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më ka ngarkuar.

Së fundmi i konsideroj të padrejta dhe shpifje, të ulëta, akuzat politike të opozitës dhe personave të autorizuar prej tyre.

Letra e Prokurorise drejtuar KQZ:

Sipas Vendimit te Kuvendit nr.17/2016, mosplotesimi i te dhenave “….passjell perjashtimin e menjehershem nga funksioni publik….”. Pra, vetem duke u mbeshtetur ne faktin qe ka nje vendim penal te padeklaruar (te gjykates se Kurbinit), deputetit duhet t’i nderpritet mandati.

Prokuroria e Pergjithshme ka derguar pergjigjen diten e sotme per t’i dhene mundesine KQZ-se qe te shqyrtoje brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorise per konstatimin per nderprerje te mandatit te deputetit Prenga.

KQZ ka detyrim qe te shqyrtoje vendimin e Prokurorise brenda 10 diteve nga vendimmarrja e Prokurorise.

Prokuroria e Pergjithshme ka marre vendim per konstatimin e nderprerjes se mandatit te deputetit Prenga ne dt.15.02.2017″, thuhet ne njoftimin e Prokurorise.

Shkresa e Prokurorisë: Prenga, i dënuar për vjedhje pasurish

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar KQZ-së, më datë 16 shkurt 2017, një kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit të PS-së, Armando Prenga. Prokuroria ka zbuluar një vendim gjyqësor të formës së prerë të vitit 2005 që Armando Prenga është dënuar për “falsifikim dokumentesh”, duke marrë 450 mijë lekë gjobë.

Shkresa e firmosur nga prokuroria Rovena Gashi ka theksuar se ka marrë përgjigje nga INTERFORZA italiane se Armando Prenga, alias Mondi, është i dënuar për “vjedhje pasurish” në Itali, “marrje pasurive të vjedhura”, “deklarata të rremë për identitetin” dhe “falsifikime”.

“Nëpërmjet korrespondencës me Zyrën e Ndërlidhëse të policisë italiane në Shqipëri, INTERFORZA, sektorit të Verifikimit të Integritetit, është informuar me shkresat e datës 21.12.2016 dhe 22.12.2016 se subjekti Armando Prenga, alias Mondi, lindur më 26.06.1974, rezulton me precedentë penalë në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Po ashtu, të njëjtat vepra i ka raportuar edhe Zyra Kombëtare EUROPOL, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Fakti që në formular nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me vendimin penal të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë Kurbin, apo nga autoritetet italiane të drejtësisë në lidhje me të kaluarën e tij kriminale, e bën këtë subjekt të përfshirë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letrën e Prokurorisë.

4 komente në “Armando Preng lë mandatin, letër Ilir Metës”

  1. LORA says:

    Gentleman,respekt pr zgjedhjen tuaj Armando Prenga.
    Sidoqofte une mendoj se prania e juaj ne sallen e parlamentit I bente me shume dobi votes se popullit te majte.

    1. Spathiati says:

      “Lora”, prania e Rames, e Qifes, e Idrizit, e Dashit te Havase, e Tahirit, e Prenges etj “figurave” kombetare, i ben dobi albanistanit sepse perpara ketyre “figurave” Cosa Nostra duket si nje kopesht femijesh.
      Ndersa keta jan tamam per ta kthyer albanistanin ne identitet (Afganistan)!

  2. ... says:

    RRESPEKTE ARMANDO PRENGA , mos u shqeteso , shum shpejt e ka rradhen dhalli nje legen burr qe kurr nuk e meritoj ate post te dhen nga sali serbi dhe shoket e tij, tani e ka rradhen luli ky duhet te hyj ne burg per shperdorim posti me vjedhje 300 milion euro , per vrasjen e 4 njerezve te pafajshem dhe per tradhti komtare , shitjen e detit , te tera kto veprime te kryera duke çfrytezuar postin e ministrit , do i vi rradha dhe rrugaçve ky kafsha ky katundari dhalla esht thjesht nje vemje e prokuroris SHQIPTARE , qe kurr su ngrit nje her ne lartesin e nje prokurori te thjest ky llumi i persekucionit .

  3. Lpl. says:

    Gjynaf e qere burri eshte ky king dhe zemergjere , e ka pase shdrite parlamentin me figuren e tij prej intelektuali dhe atdhetari , do shkruaj historia per te , dhe per Ramen , ashtu siq ka shkruar per te gjithe patriotet qe dhane jeten per pushtetin dhe pasurine e tyre , dhe ne i mesojme si humaniste dhe i duam si baballare te kombit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje