Astrit Patozi: Armando Prenga shtiu edhe duke ikur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti demokrat Astrit Patozi, ka komentuar lënien e mandatit nga ana e deputetit socialist Armando Prenga.

Dha dorëheqjen vetëm një orë pasi të shqyrtohej për të disatën herë mandati i tij në KQZ-në e keqpërdorur shumë fort nga qeveria. Me një letër prekëse, për të cilën nuk ka as edhe një shqiptar të vetëm, që nuk e di se nuk e ka shkruar vetë. Sepse Armando Prenga nuk ka asnjë lidhje me tekstin dhe fjalën, me gjuhën dhe kulturën. Ai ishte deputet në parlament deri dje për një zanat tjetër, të cilin e kishte ushtruar me mjeshtëri edhe mu në mes të qytetit.

Nuk ngutem të them me siguri që letrën e Prengës u ul dhe e shkroi me dorën e vet Edi Rama, por jam shumë i sigurt që ajo u hartua besnikërisht me porosi të tij. Por, sipas meje, është shumë e rëndë përmbajtja e letrës dhe mesazhi i saj, se të gjitha ato që mund të ketë bërë në jetë Armando Prenga.

Ai na tha sot me dorën dhe gojën e dikujt tjetër që po ikën nga parlamenti, sepse u mërzit prej tij, dhe jo se nuk është më i denjë për atë sallë. Se atë e kishin shqetësuar kot me akuza në parlament, por jo se ai i kishte hyrë ndonjëherë në hak parlamentit. Një Zot e di pse nuk kanë shkruar që duhet t’i kërkojmë edhe falje atij, që po ikën nga deputet vetëm për hir të qetësisë së familjes.

Sepse, mesa duket, në koordinim të plotë me KQZ-në, Edi Rama ka dashur ta kursejë atë nga vendimi i pashmangshëm i skadimit te mandatit për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Është njësoj sikur dikë, që është kapur duke vrarë, jo vetëm ta ndihmosh që t’u ikë nga duart policëve, por edhe t’i japësh një pistoletë, që të qëllojë sërish”, shkruan deputeti demokrat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Astrit Patozi: Armando Prenga shtiu edhe duke ikur”

  1. jani says:

    Edhe pse je shok me Meron perseri bythqire ngelesh o Patoz. E harrove kohen kur ishe kryetar grupi parlamentar dhe ta mbushnin makinen me lek psh ne qese te zeza . Nuk te zgjedh basha me o patoz je pa shtylle por edhe i formuar keq.

  2. Tajar says:

    Z.Patos …..sorry, Patoz ,po per ata nga pala Tuaj si Sala e Luli e bode e ruli ….cfar mund të ne thoni ndonje gje

  3. PD says:

    O Patoz, te pafajshem ne bulevard keni vrare ju, ti me Salen e me Lylin, jo Armandi; por ju jeni monstra: te bardhes i thoni e zeze dhe te zezes i thoni e bardhe.

  4. Rrok cubi says:

    Duhet te prononcohesh me fuqishem se me cduken bathet vone do vine pashket,te lane jashte liste.

  5. grand says:

    Or Tit Kavaja, dje nje vajze (Valentina) afer Lulit te beri lecke,ty dhe shoket e tu parlamentar!Ju quajti perversa dhe kerkoi qe te largoheni! Pse valle? A ke ndonje pergjigje?….po qese po, atehere fol edhe per Armandon. Me radhe gjerat or TIT i Lales!

  6. phoenix says:

    Keto qeset e zeza i kane pasur dhe i kane praktike pune keta politikane moraliste. Por morali i fabules Prenga eshte se megjithese eshte aq i zi sa e portretizon kryeengjelli Patozi, ka nje fije morali dhe jep doreheqjen. Ndersa keta engjejt e politikes as nuk e kane menduar dhe as nuk e mendojne nje gje te tille. Ilir Rusmajli, p.sh, e ka dhene doreheqjen, se po e urdheronte nje kalec i sales me grade me te ulet. Sabit Brokaj se rinisi profesionin. Lumbaibqe kujton te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *