FMN apel PD-së: Vettingu s’kalon në çadër. Kthehuni në Parlament dhe bëni detyrën tuaj

27 Shkurt 2017, 20:15Ekonomia TEMA

Mesazhet e forta për politikën në Tiranë zakonisht vijnë nga Brukseli ose Uashtingtoni.

Por këtë herë ai që ka një apel të fortë është isntucioni ndërkombëtar më prestigjioz në botë për ekonominë dhe mesazhi i FMN-së më shumë shkon për opozitën.

Bordi i drejtorëve në Uashington theksoi se zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm për ekonominë.

Për këtë arsye ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, përfshirë opozitën, të angazhohen në mënyrë më konstruktive dhe të bëjnë detyrën që duhet bërë në Parlament, sepse reforma në drejtësi nuk mund të kalojë kur njerezit janë në rrugë, duke u ulur në një tendë të bardhë”, ka deklaruar përfaqësuesi i përhershëm i Fondit për Shqipërinë, Jens Reinke, duke folur për Top Channel.

Deklarata e zotit Reinke duket një referencë e qartë më shumë për protestën e opozitës, e cila është prej dhjetë ditësh jashtë Kuvendit. Por pse FMN lëshon një mesazh për reformën në drejtësi, në dukje një çështje jashtë misionit të tij?

“Sundimi i ligjit është ndoshta pengesa më e madhe për rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Pra, ka nevojë për sigurinë e pronës, zbatimin e kontratave dhe për më shumë parashikueshmëri. Të gjitha këto kërkojnë që gjyqësori të jetë më efektiv në mënyrë që investitorët dhe publiku të sigurohen se korrupsioni nuk do të luajë rol domethenës”, thotë Reinke.

Sipas kreut të FMN-së në Shqipëri, zvarritja e reformave rrit faturën për Shqipërinë.

“Reformat duhet të bëhën të besueshme duke kaluar përtej një cikli zgjedhor dhe qeveria e re që do dalë nga zgjedhjet duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive për t’i çuar përpara, qoftë reformën në drejtësi qoftë atë të financave publike, për t’u bërë të besueshme për investitorët vendas apo të huaj”, shton Reinke.

4 komente në “FMN apel PD-së: Vettingu s’kalon në çadër. Kthehuni në Parlament dhe bëni detyrën tuaj”

  1. Timi says:

    O e dijne Berisha e Basha këtë, ç’janë këto apele!! Duhet të detyrohen për vetingun. Nuk kuptojnë këta me apele. Është injorant ai që beson tek ndërgjegjja e tyre. Vetëm Lu dhe Vllahutini mund ti detyrojnë.

  2. Nacionalist says:

    Tani u be fare qesharake, te jene kaq idiote shqiptaret qe ta hane edhe kete per te vertete?
    Cpune ka FMN me vetingun????
    Eh mor Mero bytha, te lumte suma me keta idiote qe te besojne!

  3. LLAMBI says:

    Shume e drejte zoti Timi,. Keta lloj nuk hane pyka, se jane pyka. Keta lloj duan hekurat dhe Jo apele. HEKURAT.

  4. Isli says:

    Ropte ku ti kene ca pune ka fmn me vetingun vetem ne shqiperine tone ndodh kot nuk shprehet dhe ambasadori i zimbabve per vettingun e ed hales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje