Gjyqtari në KLD: Pronari i universitetit më fali 80 mijë euro, ka ndonjë gjë të keqe këtu….

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Komisionit parlamentar te reformes ne drejtesi, Fatmir Xhafaj, ka treguar nje histori nga nje mbledhje e Keshillit te Larte te Drejtesise.

Gjyqtari qe po hetohej pas nje kallezimi te ILDKP, nuk justifikonte dot 80 mije euro dhe per kete dha nje argumentin te çuditshem.

Më pas, ai nuk u hetua as nga prokuroria, as nga KLD.

Ndaj tij nuk u mor asnjë masë, megjithëse nuk justifikonte dot 80 mijë eurot.

“Nëse navigoni në procesverbalet e KLD, do gjeni shumë cudira, por unë po ju tregoj një prej tyre.

Në një nga mbledhjet e KLD, një gjyqëtar gjykohej për shkak të një kallëzimi që kishte bërë ILDKP.

Ndërmjet shumë gjërave të tjera ishte një shumë rreth 80 mijë euro që gjyqtari s’e justfikonte dot.

Pyetja që iu bë po ku i ke këto  80 mijë euro?

-Këtë ma ka dhënë, unë jam pedagog, ma dha pronari i universitetit.

-Po si?

-Ma dha, ju e dini që ai kur shkon nëpër pub fal lekë, më fali dhe mua këtë 80 mijë euro, ka ndonjë gjë të keqe të të falin 80 mijë euro?

Jo pak, 80 mijë euro, dhe këtë në KLD…

Heshti KLD, heshti edhe Prokuroria që mori cështjen e tij.

Pse heshti KLD? Se KLD ishte koorporata.

Pse heshti Prokuroria?

Se prokurorët e dinin që një pjesë e mirë e tyre ishin si ata dhe kjo bëri që korrupsion të kthehej në sistem”, tha Xhafaj.


xhafa per gjyqtarin by revistaime

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Gjyqtari në KLD: Pronari i universitetit më fali 80 mijë euro, ka ndonjë gjë të keqe këtu….”

  1. andi says:

    Vertet ? Po pse nuk e jep emrin dhe vitin kur eshte bere kjo bisede ?

    1. Gjekja says:

      Ore ai te tha ku t’i gjesh ne processverbalet e keshillit te larte te drejtesise. Nese ke interes dhe kohe futu te faqja e internetit (http://www.kld.al/vendime/content/33-procesverbale-te-mbledhjeve/), downloadoji PDF e viteve te fundit dhe kerko fjale kyce.

    2. Gjekja says:

      Ore ai te tha ku t’i gjesh, ne processverbalet e keshillit te larte te drejtesise. Nese ke interes dhe kohe futu te faqja e internetit (http://www.kld.al/vendime/content/33-procesverbale-te-mbledhjeve/), downloadoji PDF e viteve te fundit dhe kerko me fjale kyce derisa te gjesh biseden.

  2. boll me says:

    Ne burg qafirat. Prokurori, gjyqtari dhe pronari i universitetit duhet te bejne burg.

  3. mergim tari says:

    Une kam bere nje shkrim para shume muajsh ku theksoja se nuk ka nevoje te behet kjo që quhet VETTING.
    Une sugjeroja që tu jepet nje formular jo vetem prokuroreve dhe gjyqtareve, por edhe notereve, doktoreve, pedagogeve, politikaneve e disa grupeve te tjera dhe te kishte vetem nje pyetje:
    NE KARIEREN TUAJ A KENI KONSUMUAR VEPPREN PENALE TE MITMARRJES, OSE FORMA TE TJERA TE PERFITIMIT TE PARAVE NE MENYRA ANTILIGJORE KRIMINALE.

    Ne rast se do te pranonin krimin e mitmarrjes, duhet tju merrej pasuria e tundshme dhe e patundshme, shtepia ose vilat, tu ndalohej atyre dhe familjes te punesoheshin ne sektorin privat, por vetem ne ate shteteror dhe vetem ne Bashki, ne pastrim rrugesh (Nese happen vende pune). Nese do te kishte te aferm qe do ti ndihmonin me strehim ose para, edhe ata te beheshin subjekte te kontrollit te pasurise deri ne brezin e trete. Tu sigurohej nje strehim ne cadra prane bregut te lumit.
    Dhe kryesorja,
    Nese E TREGONIN FAKTIN qe pasurite ishin bere me mitmarrje, ne menyre te paligjshme, te denoheshin me maksimumin e BURGUT sipas ligjit aktual.
    Nese NUK TREGONIN ne formular që pasurite i kishin bere ne menyre te paligjshme dhe me pas zbulohej burimi i paligjshem I pasurise ose nuk e justifikonin dot ate, TE DENOHESHIN JO ME PAK SE 25 VJET BURG DERI NE BURGIM TE PERJETSHEM.
    Ky formular ti jepet edhe femijeve te gjyqtareve, politikaneve etj…, psh SHKELZEN BERISHES, Le te justifikonte SHKELZEN BERISHA 200 mire eurot e llogarise bankare e pastaj te dilte i paster.

    Kryesorja e te gjithe kesaj do te ishte se ky proçes duhej te behej nga nje trupe gjykatesish amerikane, angleze, gjermane, rreth 17-19 vete, number tek, te cilet te ishin residente ne Shqiperi per rreth 8-10 vjet, ne nje pallat me vehte, te vecuar nga kontaktet me shqiptaret, me nje rroge rreth 30.000 euro ne muaj. PASTAJ TE SHIKONIT SE ÇFARE DO TE VENTE.

    Pastaj shqiptaret do te kerkonin që te hapej nje kanal televiziv që KETO GJYQE TE JEPESHIN DREJPERDRJET.
    Ne fund cfare do te ndodhte.
    Do te falimentonte gjyqesori, politika shqiptare. Do te falimentonin edhe shume kanale televizive…, ngaqe njerezit do te shikonin ne kanalin e gjyqeve vetem gjyqet e hajduteve politikane, gjyqtareve, prokuroreve, doktoreve etj…. per vite me radhe.

    1. vaso says:

      MERGIM ose me mire BURGIM.
      Ti flet sikur ata qe marrin e japin ryshfete jane greke dhe serbe,dhe shqiptaret duhet te shohin gjyqet drejteperdrejte ne tv.
      Ata qe thua ti,jemi te gjithe ne.NUK DUA VETING.

  4. kozmo says:

    Ne gjermani u pushua njd minister vetem per 700 euro ryshfet .

  5. Rep Lika says:

    Më mirë le ti lëmë keto perralla. Qe i gjithe sistemi eshte i kalbur nga korrupsioni, kjo dihet, dhe eshte veper e te gjitha forcave politike qe ishin dhe jane ne pushtet qe prej 1991 dhe jane te gjithe fajtore , te kuqte, blute, rozet, jeshilet dhe i gjithe ylberi i politikes dhe Drejtesise ne shqiperi. Po mire, po kontrolli dhe Vetingu i politikes kur do behet? Kur do hetohen pasurite marramendese te deputeteve ish-ve qe nga ’91 e me pas. Pse nuk flet per keto z.Xhafa dhe kompani, po e qepin sqepin dhe futin koken ne rere si struci. Jane te gjithe Derra dhe Dosa te zhytur ne llucen e korrupsionit koke e kembe. Ne Shqiperi duhet nje Force e re politike e paster qe nuk Ka qene e perzier me allishverishet e Establishmentit qe po ja merr frymen ketij populli qe e matufepsen me lojerat e tij.

  6. Simon Vrusho says:

    O SOT ! O KURRË !

    Sistemi korporativ, korruptiv, anadollak, turkoshak, KLANOR, FISNOR, MAFIOZ, PARTIAK, jo vetëm në drejtësi, por edhe në administratë, Drejtori Arsimore Rajonale ( DAR), drejtori bujqësie/bujqësore, shëndetësore, borde kullimi ujërash, ku thaheshin paratë e taksapaguesve, Komisariate policie, Drejtori Tatimesh, bashki, komuna, prefektura, Parlament, Presidencë, prokurori, ministri, hipoteka, privatizime, dogana, etj. ka qenë dhe është monstruoz… Një kalbësim masiv, që duhet shembur, duhet operuar, duhet rrëzuar… O sot! O kurrë !

  7. Hasani says:

    Dhe nga ky legeni ne presim qe te beje vetting….o Xhafa jep emrin..si edhe jep emrin dhe akuzat qe ke per vellain tend per krim te orgaqnizuar

  8. lili says:

    Po pse tatimoret nuk i shkojne te dera edhe atij qe i ‘fali’ jeta 80.000 per nje ‘interviste’ per si ,kur i beri keto pare edhe sa ka paguar tatim per ta? Qeveria duhet te ‘trazohoje’ pa nga gjumi administraten e vete!

  9. lili says:

    Ka ,po si nuk ka nje te ke qe ketu:zgedh a duhesh te punojsh n’administraten apo tek privati !
    Qeveria duhet te veproje:nje ligj qe ndalon d’y punesimin per cdo personnel te shtetit!
    Do hapin vende Pune per te gjithe ,edhe do ndalojme nje pjese te korruptionit!
    Sicili le te zgedhe’a do karrier akademike apo karriere ne institutionet e Drejtesise, e kjo bien edhe per ministrite tjera. Po ashtu ne per boarded,jo ma shume se d’y a tri.

  10. xhelo says:

    O xhafe ngaterrove dynjane,mos ja fut kot si e ke zakon ,me siguri nuk ka qene ne stafin tend..leri keta hajvanet te hane kokat me filozofi fshati..

  11. ZZzzzzz,.... says:

    PO SI I BEHET TANI O XHAFA AP[O EDHE TI DO HESHTESH DHE DO JESH NE SISTEM……????!!

  12. muco agai says:

    Fatmir jepe emrin, ndryshe mos pirdh nga goja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *