Gruevski i shtrin dorën “armikut” Zaev: Të bëhemi bashkë kundër shqiptarëve. Jam gati të futem në burg, që të mos i nështrohemi Tiranës

27 Shkurt 2017, 11:01Rajoni TEMA

Aq e vështirë ka qenë për t’u pranuar nga Nikola Gruevski, ideja e një qeverie koalicioni mes LSDM-së në opozitë dhe partive shqiptare, sa e ka shtyrë udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit armikut të vet të madh.

Agjencia maqedonase e lajmeve “MIA” raporton se Gruevski është ofruar ta mbështesë Zoran Zaevin për një qeveri të pakicës, nëse ai heq dorë nga kërkesat e platformës së Tiranës, për të cilat pretendon se do ta transformojnë tërësisht Maqedoninë dhe do të çojnë drejt ndarjes së vendit në linja etnike.

Mesazhi i Gruevskit për Zaevin është se do të marrë 51 votat e VMRO-së për implementimin e programit të tij politik, e madje po të dojë mund edhe ta burgosë, nëse zotohet të mos prekë themelet e shtetit.

“Ne jemi të përgatitur të mbështesim LSDM-në në pushtet, si parti pakice, po rrëzoi ligjin e gjuhës, platformën e Tiranës dhe propozimin për të ripërvijuar e degraduar Maqedoninë.

Nëse Zaevi këmbëngul kaq shumë që të jetë shef i ekzekutivit, atëherë do ta lëmë të zbatojë programin e tij, për sa kohë nuk sulmon shtetin dhe interesat kombëtare.

Mund të na godasë neve po deshi, por jo shtetin.

Do të dal vullnetar, nëse kjo do të jetë dëshira e tij, që të arrestohem, burgosem, sulmohem dhe VMRO-ja sërish do ta mbështesë qeverinë e tij.

Le të më sulmojë mua, por jo themelet e shtetit, dhe këtë mund ta konsiderojë si një ofertë të hapur nga ana ime”, deklaroi Gruevski në një intervistë për televizionin “TV Sitel”.

LSDM-ja arriti javën e kaluar një kompromis me BDI-në dhe partitë e tjera shqiptare për ngritjen e shqipes në statusin e gjuhës zyrtare në të gjithë Maqedoninë, diçka që shkon përtej marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001.

Në këmbim, Zaev mori prej tyre premtimin e 61 firmave që i nevojiten për të marrë mandatin e krijimit të qeverisë, megjithatë Ali Ahmeti ende po mendohet nëse do të bashkohet në koalicion me LSDM-në, apo thjesht do ta mbështesë si qeveri pakice. VMRO-ja ka 51 vende në Parlament dhe nëse Zaev e pranon propozimin e saj, atëherë do të ketë 100 votat e nevojshme për të formuar ekzekutivin e ri.

10 komente në “Gruevski i shtrin dorën “armikut” Zaev: Të bëhemi bashkë kundër shqiptarëve. Jam gati të futem në burg, që të mos i nështrohemi Tiranës”

  1. Thanasi qe ta plasi says:

    Behuni bashke kunder shqiptareve dhe do shikoni se si do shkoje per lesh ai palo shtet qe quhet Maqedoni. Coptimi i saj ne kete rast do te jete i sigurte.

  2. Angjelo says:

    Cfare koincidence. Kjo ndodh ne kohen kur shqupistat protestojne nen cader.

  3. taku says:

    JA pra e nxori koken antishqiptarizmi ne politiken maqedonase , atehere SHQIPTARET e maqedonis nuk kan rrug tjeter , perveç bashkimit me njeri tjetrin per te drejtat e tyre.

  4. Tirana says:

    Bravo!
    Një leksion për në shqipot bythlëpirës!
    Nuk ju dorëzua Greqisë, ndërkohë që ne i falëm detin, kishën e Fan Nolit, sektorët strategjikë të ekonomisë.
    Pranon të shkoj më burg për Maqedoninë, ndërkohë që Ne për karrike , i falemi dhe lejojmë PPDNJ të gërthasë parrulla vorioepiri, të mbushë Shqipërinë me fashistë të Agimit të Artë, biles e ndihmojmë dhe të fitojë Himarën me kërma si Bollano.
    Në nderojmë një plehr si Berisha që për karrige e hodhi Shqipërinë në humnerë, që e shiti tek greku, që e vodhi dhe plaçkit, që vrau shqiptarë dhe që pas çdo katastrofe , vetëm ai dhe familja e tij dolën të pasur, ndërsa Shqipëria ngeli buzë varrit.
    Është si është po vendin e tij e do më shumë se çdo shqiptar do të tijin! Është një antishqiptar i tërbuar, por jo më i tërbuar si antishqiptar se vetë shqiptarët.

  5. Para Laci says:

    Doli dhe “Berisha” i deshperuar i Maqedonise.. Te behemi te gjithe kunder shqiptareve thote ky. Kurse Berisha yne thote te behemi te gjithe kunder reformes ne drejtesi. Loja e Rusise nuk ka fund. Nxjerr Gruevskin si armik te betuar te shqiptareve ne Maqedoni. Nxjerr saliun si armik te betuar te reformes ne shqiperi dhe don te fusi trenin ne Kosove si provokim. Duan ta rrezojne Ramen me c’do kusht.

  6. Kuq e zi says:

    Or toc a nuk e kupton se po bete qeveri vetem me skllav rezultati eshte ndarja etnike
    Sigurisht qe e kupton mbase eshte kjo ideja vetem mos te dilni para drejtesise meqe shteti do shkaterrohej

  7. igli says:

    Hahahahah cfar nacionalisti pa tru eshte ky.Nuk e kupton ky se ne kete mynyre behet me e shpejte ndarja etnike ne Maqedoni.Europa do qe tju beje shtet me baza etnike sic eshte Zvicra sic eshte Belgjika athere po ndihmoni ne shkaterrimin tuaj te shpejte.Ky ke pa ti qe ti mohosh gjuhen afersisht 1 milion shqiptareve.

  8. kombi says:

    Gruevski si gjarper qe eshte , mbas humbjes qe pesoi e ka te qarte se cfare e pret , nqs Zaevi e mban fjal per te burgosur Gruevskin me fakte . Nje rol akoma me armiqesor po luan Ali Ahmeti ,i cili jo pa qellim nuk pranon te jete ne qeveri me Zaevin ,me qellimin qe te bashkohen bashke me Gruevskin. Te gjitha opsionet jane te kopsitura mire ,me qellim qe mos te pesojne asgje .FAJI I MADH I MBETET PARTIVE SHQIPETARE ,QE NUK PRANOJNE TE FUTEN NE QEVERI ME ZAEVIN , NORMALISHT QE DO TE BASHKOHET ME GRUEVSKIN .
    SHQIPETARET NUK JANE DIPLOMAT !!

  9. Tralala says:

    Kjo eshte nje levizje deshperuese. Ky do te ishte fundi. Nese ndodh kjo qe thote Gruevski, pra vetndarje, shqiptarve su mbetet vecse te braktisin institucionet dhe ata te qeverisin gjysmen e Maqedonise. Ndoshta kete drshirojne.

  10. O shqiptare! Kuptoni me ne fund se pingjo kapellat si gruefski me shoke, jane e shkuara. Ky eshte shekulli i shqiptareve! Para shqipe! fluturo mbi trojet e tua e lire dhe e lumtur. Yyyyyyyyy shtrigu i djallit ske ku shkon. Fatin e gruevskit do te kesh, sepse shqiptaret e kane kuptuar tashme se kush je dhe per ke punon. Ptu fare serbi e poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje