Kronologjia: Hap pas hapi, ja si Basha bllokon reformën në drejtësi që prej dy vitesh

27 Shkurt 2017, 11:38Politika TEMA

Për herë të parë, ditën e dielë, lideri i opozitës, Lulzim Basha, tha me zë dhe me figurë nga çadra e protestës se nuk do të ketë veting. Duke bllokuar procesin e spastrimit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, në të njëjtën javë që nga Kuvendi do të formoheshin organet që do të realizojnë “vetingun”, PD po bllokon aktivisht të gjithë zbatimin e reformës në drejtësi.

Megjithatë, qëndrimi i Lulzim Bashës nuk është as i ri dhe as i papritur. Opozita, prej pothuajse dy vitesh, është duke u përpjekur të bojkotojë procesin me një pretekst ose një tjetër. Hap pas hapi, kjo është kronologjia e tentativave të dëshpëruara të PD-së, për ruajtjen me çdo kusht të kapjes që ajo gëzon mbi sistemin e drejtësisë.

Qershor 2015 – Ngrihet Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi. PD kërkon veto mbi draftin përfundimtar, kërkesë që cilësohet në kundërshtim me frymën e reformës nga qeveria, SHBA dhe BE. Si një mënyrë kompromisi, qeveria pranon kërkesën e demokratëve për përfaqësim të barabartë në komision (për shkak të këtij lëshimi, sot mazhoranca nuk formon dot shumicën në komisione, duke e pasur të pamundur të ecë përpara pa opozitën).

Nëntor 2015 – Publikohet progresraporti, në të cilin shkruhet se pas plotësimit të kushteve të tjera, reforma në drejtësi mbetet kushti i vetëm për Shqipërinë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Janar 2016 – Me draftin e reformës në drejtësi të hartuar me asistencën e EURALIUS dhe OPDAT, dy organizma të specializuara të BE-së dhe SHBA-ve për ndryshimet ligjore, PD kushtëzon votën e saj me 11 amendamente, midis të cilëve një amandament që kërkon kuota për opozitën, për propozimin e kandidatëve të saj në institucionet e reja të drejtësisë. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga partnerët ndërkombëtarë, me argumentin se mund të sjell një “kapje të re të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë potencialisht të korruptuar”.

Janar 2016 – PD kërkon përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve me shumicë të cilësuar prej 2/3 të votave në Parlament, më shumë nga sa nevojiten për përzgjedhjen e Presidentit. Bazon këtë kërkesë në një interpretim të nenit 88 të Komisionit të Venecias, një komision ligjor i Këshillit të Europës që asistoi të gjitha palët në hartimin e reformës.

Shkurt 2016 – Komisioni i Venecias, duke iu referuar nenit 88 thotë se në draft opinionin përfundimtar nuk ka këshilluar asnjëherë atë që pretendon PD-ja.

Mars 2016 – Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, për herë të parë kushtëzon votën e opozitës për reformën në drejtësi me “dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme”.

Mars 2016 – Presidenti i Komisionit Europian, Donald Tusk mbërrin në Tiranë për të pajtuar palët.

Prill 2016 – Kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini dhe zv-Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve për çështjen Europiane, Victoria Nuland, mbërrijnë në Tiranë duke theksuar nevojën absolute për një kalim sa më të shpejtë të reformës në drejtësi.

Maj 2016 – PD sulmon partnerët ndërkombëtar, me Berishën që thotë në Parlament: “I respektojmë ndërkombëtarët, por nuk do të pranojmë kurrë të dorëzojmë sovranitetin në dorë të tyre”.

Qershor 2016 – Dështojnë edhe tryezat e bisedimit Rama-Basha. PD nuk tërhiqet nga kërkesa për shumicë të cilësuar. Ambasadori Lu thotë publikisht: “Mazhoranca ka pranuar të gjithë propozimet e BE-së dhe SHBA-ve, ndërsa kryetari i PD-së ka gjetur gjithmonë një justifikim për të refuzuar reformën”.

21 korrik 2016 – Dita që duhet të votohet reforma në Parlament. PD përsëri qëndron e vendosur për të mos votuar. Ambasadori Lu kërcënon: “Kush nuk voton reformën sot, të vijë nesër tek Ambasada të njihet me pasojat”. Pas një seance maratonë, reforma miratohet në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërm në mënyrë unanime. Miratohet i njëjti draft që ishte refuzuar më parë nga PD.

Shtator 2016 – PD çon ligjin e vetingut në Kushtetuese. Sipas saj, ligji për skartimin e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Nëntor 2016 – Publikohet progresraporti, përshëndetet miratimi i reformës në drejtësi dhe theksohet se vetingu është kushti i vetëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Nëntor 2016 – Në një lëvizje të paprecedent, PD voton kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, gjatë një seancë në Komisionin Europian.

Nëntor 2016 – Rama viziton Berlinin, ku takohet me Kancelaren Merkel. Gjermania thekson mbështetjen e saj për rrugën europiane të Shqipërisë, duke përsëritur se vetingu është kushti i vetëm për hapjen e negociatave.

Dhjetor 2016 – Gjykata Kushtetuese, pas konsultimit me Komisionin e Venecias, rrëzon kërkesën e PD-së për shpalljen e ligjit të vetingut anti-kushtetues.

2 shkurt 2017 – Basha shpall mbajtjen e një proteste në 18 shkurt, me qëllim “rrëzimin e qeverisë së korruptuar”.

18 shkurt 2017 – Mbahet protesta e opozitës. Basha deklaron ngritjen e një çadre përballë Kryeministrisë dhe shpall tërheqjen nga Parlamenti dhe nga të gjithë komisionet parlamentare.

27 shkurt 2017 – Basha thotë se “nuk do të ketë veting”, vetëm një ditë pas thirrjeve për luftë. PD kërkon qeveri teknike, vetëm 3 muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

2 mars 2017 – Duhet të nisë zyrtarisht procesi i vetingut, me formimin e organeve të reja që duhet të votohen gjithashtu nga opozita.

7 komente në “Kronologjia: Hap pas hapi, ja si Basha bllokon reformën në drejtësi që prej dy vitesh”

  1. Kris says:

    Po si ka mundesi qe, hajduti dhe vrasesi i 21 Janarit apo edhe shitesi i detit do te na tregoje demokracine?! Deri ketu ka arritur ‘demokracia” ne Shqiperi! Nuk e kuptoj pse Berisha nuk eshte dukur ne “cadren e lirise”?! Vetem liria nuk mungon ne Shqiperi! Keni liri te vidhni te vrisni dhe t’i “qini nenen” ketij populli ti Sali dhe ti lulzime!

  2. mergim tari says:

    Nje individ si BASHA eshte shoqerisht I rrezikshem. Si I tille ai ka shume arsye te mos e pranoje REFORMEN NE DREJTESI. Ai po e NDALON RFORMEN qofte per vehte, pasi eshte frikacak ordiner, qofte I shtyre nga padroni I i tij SALI BERISHA, nje kriminel i rrezikshem, mbi te cilin rendojne shume krime ndaj qyetareve shqiptare dhe teritoreve shqiptare.

    Persa I perket LULEZIMES, ky person, ne çdo post që ka qene, ka bere zarar, ka bere dëm, ka bere vetem keq.

    *Ka qene Minister I Jashtem kur Shqiperia humbi DETIN duke ja dorezuar Greqise.
    Ai firmosi. E kemi te filmuar ate moment makaber, kur nga mbrapa i rrinte Sali Berisha
    nga frika se mos Lulezimes i nderrohej mendje. Gjyqi ende nuk I eshte bere. Te japesh
    territore eshte tradheti kombetare dhe ne Kodin Penal denimi per kete veper te rende penale eshte I frikshem per njerez si BASHA dhe BERISHA.

    *Ka qene Minister i Brendeshem kur 4 njerez te pafajshem u VRANE ne Bulevard.
    U be nje Gjyq qesharak qe u mbyll, por duart e krimineleve jane ende me gjak. Gjyqi ende nuk eshte bere. Ne keto raste kodi Penal te denon si urdherues VRASJESH, kjo pasi Garda e Republikes eshte ne vraresi te Ministrit te Brendeshem. Gjyqi I vertete patjeter do te behet shpejt, pas pastrimit te gjyqesorit, ose vetting-ut siç kane qejf ta quajne. Perseri ketu del Dora e Zeze e LULEZIM BASHES DHE SALI BERISHES.

    *Ka qene Minister i Transporteve kur Shqiperia humbi mbi 200 MILIONE EURO ne ate që quhet “Rruga e Kombit”. LULEZIM BASHA e mbylli gjyqin me proçedure, e shtyu me raporte mjeksore, si ato reportet 3 ditore qe merrnim nga mjeku i lagjes kur nuk donim te shkonim ne shkolle. Edhe ky gjyq nuk eshte bere. Nje dite do te behet, e atehere do te kene mbaruar edhe letrat e raporteve per LULEZIMEN.

    * Ky trimi, Lulezimi, ka qene edhe Kryetar Bashkie……, se e harruam. Per fat aty nuk ka bere deme ne jete njerezish. Por te keqen e beri që ne fillim…… kur u be KRYEBASHKIAK ME VOTA TE VJEDHURA. Beri nje KRIM ZGJEDHOR, I cili per fat u dha drejtperdrejt ne televizor (ose LIVE siç keni qejf ti thoni ju).

    * Ky individ I rrezikshem, ka ndihmuar ne hartimin e DOSJEVE KUNDER LUFTETAREVE TE UÇK-se, nje veprim I turpshem antikombetar (shpirterisht, emocionalisht, por edhe ligjerisht). Ka peshtyre mbi Institucionin e BESES. Pasojat I shohim edhe sot. Nuk e di se si ka fytyre qe i dergon leter mbeshtjetje Ramush Haradinajt. Ai qofte per pafytyresine e tij.

    Ky ka bere edhe VEPRA TE TJERA KRIMINALE si shkaterrimi I rrerhrrotullimit tek Zogu i Zi etj…..

    Ndersa per padronin e ZI nuk duhen muaj te shkruash per krimet makabre qe i ka sjelle shqiptareve ne Shqiperi e Kosove bashke.

    Kjo eshte arsyeja pse kane frike te bejne pastrimin e gjyqesorit

  3. Bushi says:

    Eshte bere nje gabim i madhe dhe i pakorigjueshem per reformen ne drejtesi.I kane ndare me opoziten 50% me 50% njerzit qe do zgjidhen ne forumet kryesore te reformes ne drejtesi.Sot Berisha dhe Basha,kane te drejte t’a hedhin shurren perpjete.Vetingu nuk do behet,se ata nuk duan.Tani eshte ne doren e tyre,dhe mazhoranca apo nderkombetaret nuk ka se ç’te bejne.Kreret e pd-ke jane te inkriminuar dhe u ka hyre frika ne palce.Prandaj ata do jen pengese gjithmon.Berisha dhe Basha kane per te fituar ne kete mes.

    1. mergim tari says:

      Bushi
      Une e kam nje pergjigje por kjo nuk behet pasi ne mes eshte llir Meta I cili gjithashtu nuk e do kete reforme.
      Ne parlament ka deputete te cilet ne mungese te PD mund te behen opozite. Duhen vetem 9 deputete qe
      ta mbyllin kete problem. 9 ose 10 ose edhe me shume deputete te shumices dalin ne opozite, ngaqe “nuk
      jane te kenaqur me qeverine” formojne nje grup parlamentar dhe me pas behen pjese e komisionit te vettingut.

      Zgjidhja e dyte që eshte radikale eshte nje teori që une e kam thene rreth 5-6 muaj me pare. Ajo eshte:
      Ambasada e SHBA dhe ambasadat e BASHKIMIT EVROPIAN, te therrasin deputetet e PD nje më nje e tu
      Thone: “NESE NUK VOTONI VETTINGUN DHE CDO GJË QË LIDHET ME TE NE MENYRE URGJENTE, DERI
      NE DATE …….., SHBA DHE BASHKIMI EVROPIAN DO TU NDALOJE HYRJEN NE KETO VENDE PER
      JU, FEMIJET TUAJ DHE TE AFERMIT DERI TEK MOTRAT, VELLEZERIT DHE FEMIJET E TYRE, PER NJE
      PERIUDHE 30 VJEÇARE”.

      Me vjen mire kur mora vesh që ate që enderroja une e beri SHBA me KRYE PROKURORIN DHALLA.
      UROJ QË KETE TA BEJE EDHE BASHKIMI EVROPIAN ME KETA ZORZOPE.
      ATE SHRIM E KAM PASE BERE TEK TEMA. UROJ QE ZOTI, SHBA DHE EVROPA TA DEGJOJE.

  4. Ekzekutusi says:

    Ti Lulezim Bashovici..i “Pagezuar” nga UDB-ja Serbe..ne kohen kur “Punoje” ne Kosoven Shqipetare..si Perkthyes..dhe Aktiv ne Mbledhjen dhe Manipulimin e “Fakteve” gjoja per Krime te Kryera nga UCK-ja kunder Popullesise SERBE..je nje Moter….Qi…r..themi ne Nga Jugu…
    O Kurve Serbe..qe Ha Buken e Shqipetareve:Kush je ti mor Ropt…ku i ke….qe na Flete per “Zgjedhje” te “Ndershme”???A ka Nder nje Njeri si ti, Lulezim Basha me nje Shprehje Hutaqe te Fytyres qe ,qe kerkon me Gjoja Protesta Qeveri TEKNIKE…??Dhe kerkon Lufte..kunder Kujte moj Putane e Ndyre do te Luftosh ti??Nuk shikojme se Shqiperia Rrezikon nga ndonje Invazjon i Huaj…i Vetemi Invazjon dhe Pushtim i Shqiperise jeni Ju Lulezim Basha..me Sali Berishen Flamur Noken Jozefina Topallin Spiuna te UDB-se…Kriminela qe keni Luer Duart me Gjake..dhe..dhe……..
    Mos Kujto se do tja Hedhesh ti Lulezim Basha..biles shiko se ne Hollande ka Shqipetare qe “Lajne” pjata dhe e shikon veten ne ndonje Kanal..ti TRADHETAR I NDYRE..ANTISHQIPETARE DHE KRIMINEL….
    NE LITARE KLANI SERBE …lol

  5. kleptofagos says:

    Vetem budallejte mund ta hane se Basha eshte ai qe bllokon Reformen ne Drejtesi. Ne kontrast me trupin e gjate, ai eshte nje qenie e shtirur, e qullet dhe pa personalitet. Basha sherben si nje nga mashat e kupoles mafioze qe i ruhet Vetting-ut. Shikoni pak me lart, ne te gjitha krahet e politikes dhe do te zbuloni kokat. Mos u merrni kaq shume me Bashen, sepse ai eshte si bishti i gjarperit. Dihet qe gjarperi duhet zene nga koka qe te mos jete i rrezikshem.

  6. agim says:

    Duket qarte qellimi i opozites me ne krye Lulin (Saliun): Te bllokoje vetting-un. Si qytetar i thjeshte i bej thirrje dhe i lutem ambasadorve Lu dhe Vlahutin te mendojne dhe te gjejne nje zgjidhje per te kururzuar reformen ne drejtesi.
    Nuk duam vende pune, nuk duam asgje tjeter perveç kurorezimit te reformes ne drejtesi. Pasi te gjithe shqipetaret duhet ta dine se po filloj zbatimi i reformes ne drejtesi do kete me shume vende pune, do kete me shume rritje ekonomike, do kete arsimim me cilesor, sherbim shendetesor me cilesor e do jemi me te vleresuar dhe ne Europe dhe bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje