"Kundër rrymës", Edmond Tupja i bashkohet protestës së opozitës: Zemërohuni me qeverinë

27 Shkurt 2017, 22:59Politika TEMA

Protestës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme i është bashkuar ditën e sotme edhe përkthyesi dhe publicisti Edmond Tupja. Sipas përkthyesit, duhet të ketë një reagim të intelektualëve, të cilët duhet të jenë apartiak, dhe opinionet dhe mendimet e tyre t’i thonë me zë të lartë.

Tupja deklaroi se në këtë situatë, në shesh nuk janë dhe nuk duhet të jenë vetëm simpatizantë të opozitës apo njerëz të saj. “Ka ardhur koha të indinjohemi të gjithë. Na duhet zemërimi qytetar”- tha Tupja.

Shkrimtari kërkoi angazhimin e rinisë, e cila sipas tij ka një burim të pashtershëm force, dhe duhet të mësohet me përballjen dhe këmbënguljen, pasi janë edukata demokratike. “Nuk vjen pranvera e republikës së re vetëm me një protestë madhështore”.

I pyetur nga një student lidhur me varfërinë në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare dhe pasojat që ajo sjell në psikologjinë dhe jetën e njeriut, Edmond Tupja tha se varfëria shkakton grindje, dhe probleme sociale, ekonomike të cilat sjellin edhe dhunën fizike.

Sipas publicistit, është e papranueshme që të rinjtë e shkolluar të punojnë në call centre apo kamarierë.

Në fjalën e saj, psiklologia Orjola Pampuri u shpreh se dëshirat dhe ambiciet e rinisë dhe të studentëve bien ndesh me mundësitë që u ofrohen sot. Pampuri theksoi se koha sot kërkon angazhimin e të gjithë intelektualëve, të cilët duhet të kontribuojnë për ndryshimin.

15 komente në ““Kundër rrymës”, Edmond Tupja i bashkohet protestës së opozitës: Zemërohuni me qeverinë”

  1. Neri says:

    OBOBO ky! Është leshko fare.!
    FOLI FRONGJISHT,ky.?

  2. hë për hë.... says:

    Doemos qe atje do te ndodhej pasi Tupja eshte kunati i paloqes gagaç nenkryetar i pedese. I ka marre motren dhe kunati natyrisht qe duhet te respektohet me vote por edhe ne çader per kauzen e tij. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Histori komunistesh e familjeve te ish diktatures qe mbajne sot peng pedene qe krijoi ramizi. Tung

  3. Rr. B. Gramshi. says:

    Edmond Tupen e kam njohur qe ne fund te viteve 60 dhe fillimet e 70 kur shiste pordhe si dhendri i shokut filan dhe tregonte bisedat qe bente me Enver Hoxhen. Kurre nuk me ka emocionuar si atehere ashtu edhe sot me mbrockullat qe ben sikur analizon, po per njej gje me ka ndryshuar mendjen. Duke e pare se eshte katandisur te besoj se ka nje Zot qe te sheh.

  4. jani says:

    Dava legeni . Plus minus nje debil ne cader

  5. Cudia says:

    Nje zhgenjim i madh… Nuk mund ta besoj dot qe injoranca te marre me vete edhe njrez si Tupja-Topja. Do mbahet mend per levizjen e gabuar. Koha do t’i jape mesimin e duhur. Tupe mos harro t’i thuash Lulit te votoje Vettingun ashtu sic edhe po ja kerkon Evropa. Ptuuu… idiotesira me brire.

  6. alphade says:

    Ik more Mondi s’je per pune politike ,s’ke kellqe !
    Shiko hallet tuaja ! Dikush tha para se te merresh
    me art ,politike e filosofi eshte e donosdoshme te
    kesh me henger e me pire dhe per te patur nje cati !!
    Ty t’i ka dhene te gjitha allahu por dicka te mungon…!
    “Zapatero a tus zapatos” ,me mire merru me letersi !!!

  7. tropojani c100 says:

    ka rast aty ky gjen ndonje curve pa para

  8. Ollga Toronto says:

    Demek eshte i pavarur ky mi haleje,pse nuk tha nje llafe kur Saliu vrau 4 njeres te pafajshem,perkundrazi e cfajsoj kriminelin e Vicidolit.Soj sorollopi i Tupjes kujtojne se shqiptaret nuk i njohin fytyrat e ketyre berishisteve

  9. saliu says:

    Nuk me duket fare cudi se te gjithe komunistet tek PD kane shkuar. Parti komuniste demokratike me ne krye kryekomunistin fanatik Sali Berisha. Edhe Tupja si pjese e nomeklatures aty e ka vendin. Rrofte partia komuniste PD>

  10. shqupisti says:

    Drejt e ka ky perkthyes mavria, te rinjte nuk duhet te punojne ne call center e as kamarjer, ata duhet punojne ne uzinat dhe fabrikat qe me aq, kujdes idogji e shkaterroi i Saliu.

  11. Drejtësia says:

    Ky është një trutharë

  12. saliu says:

    Shih o mjeran hallin qe ke ne shtepi. Cfare te duhet protesta ty.

  13. KOMBI says:

    PADYSHIM ,QE SI KY KOQJA KA SHUME NE KETE VEND, QE MBROJNE VETEM INTERESAT E TYRE ,POR NUK DUHEN MARRE ASPAK SERIOZISHT ,SEPSE E RENDESISHME ,PER SHTETIN DHE POPULLIN, ESHTE WETINGU DHE JO KY PUBLICIST LESHI .

  14. Pd-istet says:

    Nuk cuditem fare ,dihet qe ai eshte PD-iste ,ku qendron lajmi ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje