Lul, mos luaj me gjakun e xhaxhait tim, se s’ka bir ku*** që e bën këtë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ilirjan Blloshmi

Sot pashë tek “çadra e lirisë”, foton e Vilson Blloshmi (xhaxhit tim).

Ajo foto është marrë pa lejen e familjes.

Nuk ka asnjë bir kurve ta bëjë atë gjë.

As Bujar Verto (kryetari i PD në Librazhd), nuk ka asnjë të drejtë për ta bere këtë gjë.

Lul, ti nuk mund të bësh fushate me foton e Vilson Blloshmit.

E di e pse?

Ja ta them unë.

-Vilson Blloshmi u pushkatua në 1977.

Dëshmitar ka qenë Aqif Leka.

Të birin e tij ti e ke pasur drejtor kur ishe ne pushtet.

Tani i ke premtuar një vend si deputet në qarkun e Elbasanit.

Arianit Leka (që do jetë deputet i PD në qarkun e Elbasanit), ka fituar bursë në saj të punës që ka bere i jati.

-Lul ti nuk mund të luash me gjakun e Vilson Blloshmit.

Vilsoni është nipi i Hajdar Blloshmit.

Hajdari është pushkatuar nga Agim Kadilli.

I biri i tij është në strukturat drejtuese të PD-se.

Lul ti nuk mund të luash me gjakun e Vilson Blloshmit, se Vilsoni është djali i Sami Blloshmit.

Samiu është dënuar dhe një djalë nga rakicka e Korçës i quajtur Ridvan Baçi (tani quhet Ridvan Bode).

Ka thënë në “plumb kulaket”.

Lul ti nuk luan dot me gjakun e Vilson Blloshmit se ai është xhaxhi im dhe unë këtë nuk ta lejoj.

-Lul, ata bir kurvash që kanë nxjerr atë fotot pa marrë leje, nga goca e Vilsonit, do e paguajnë me kokën e tyre.

Ta premtoj për këtë, që do ta bëj.

Dhe diçka tjetër mos loz me një gjak, që gjithmonë të ka mbështetur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Lul, mos luaj me gjakun e xhaxhait tim, se s’ka bir ku*** që e bën këtë!”

  1. KOZi says:

    Nuk po kuptoj se ku hyne kjo teme. Ne rast se foto eshte publike dhe merret nga nje titullar i nje partie apo institucioni dhe demostrohet me te kjo eshte teme e te gjitheve dhe te gjithe kane te drejte.Perse do e paguante “me koke”?!
    Ne rast se e konsideron private dhe duhet leje atehere me pare ky person te kerkoje ta paguajne “me koke”ato emrat qe qenkan fajtore me perpara dhe me pas ka te drejte te kerkoje llogari ketije foto-mbajtesit……..mos na nxirrni zakone te reja ne fshat te vjeter…..tung

    1. Lari says:

      Po ti vërtet nuk e kupton pse reagon zotëria ?? Ai ka tepër të drejtë të reagojë nqs ato që thotë në vijim të shkrimit janë të vërteta.

    2. Nico says:

      Ti qenke bir kurve I vertete.

    3. The Punisher says:

      Nje budalla hedh nje gure ne lume dhe i gjithe fshati kerkon ta nxjerre. Ky loqja qenka trim mbi trima….Fshatar pordhac…mbameni ore se e vrava. Kandidat per emisionin e Canit.

    4. Spartaku says:

      KOZI!Ka te drejte te reagoi,se,ajo foto perdoret per politike.Me ane te asaj fotoje,Luli, do qe te pjerdh mendjen e atyre qe ka ne çader.Prandaj ai nuk reagon kot,por ka te drejte dhe bene mire ta kercenoi.

    5. kozmo says:

      O ZOT ,DHE KAFSHET JANE ME TE ZGJUARA SE KOZI ,
      KY VEND ESHTE I MBUSHUR PLOT ME INJORANTE ,MASHTRUESIT , DHE ANALFABET .
      KATASTROF !!

      1. KOZi says:

        Epo me qe nuk kuptoni te kercenoje ne fillim te gjithe ato emrat qe publikon e qe qenkan fajtoret e pare te denimit,,,,,te hakmerret me koke e pastaj sebashku me juve te kercenoje me koke kete foto-mbajtesin e Bashen ……tuuuung ….

  2. "BOHOTINA" says:

    Ilirian, te pergezoj. A e di pse? Jo qe i je drejtuar ashtu Lulit. Jo. Kjo nuk me le asnje gjurme per Lulin dhe bemat e tij te paskrupuj. Por te pergezoj se te ka folur zemra e jo buzet. Tamam nje skice artistike. Bonoparti thoshte se “”Burri duhet ta kete zemren ne kokë”. Pra ti flase zemra e jo buzet mekanikisht e ftohtesisht siç flet klouni Luli.

  3. "BOHOTINA" says:

    I dashur Ilirian! Keto dite do te nxjerr per botim librin tim te 12. Kam botuar ne fabula 6 libra. Kete e kam me poezi. Kjo poezi qe do jete ne vellimin: “Revolte me heshtjen” qe do te dale besoj muajin tjeter. Ia kushtoj pikwrisht xhaxhait tend te nderuar. Perqafime1…
    POETIT TË VRARË

    Mallkim kush vjershat ia donte
    e me to udhën bënte pa droje,
    ndërsa vargjet e tij i recitonte
    për të s’ tha një fjalë goje.

    U vra se thoshte të vërtetën
    dhe kokën nuk e uli kurrë,
    përbuzte pa mbarim zgjedhën
    nuk donte populli të bëhej urë.

    Pati fat më të hidhur se tonin,
    ndaj vajtoj për të me pikëllim.
    Bilbilat me gur i qëllonin
    kur këndonin plot me adhurim.

    Ai kapte muzën më brilante
    duke ecur në udhë pa udhë,
    nuk ish manekin prej balte
    po një kolos që bëri bujë.

    Mos u trishto, o mik i mirë,
    larot që krihen çdo mëngjes,
    emri u humb në humbëtirë,
    ti i pavdekshëm je mes nesh.

    1. kozmo says:

      BRAVOO! ME PERLOTE.

  4. Kjo eshte pdja qe formoi ramizi me salikomunistin. Te gjithe maskarenjte me bekimin e saliserbit gjeten strehe tek kjo parti
    Te gjithe keta maskarenj gjeten nje popull budalla dhe u bene milioner me djersen e 50 vjeteve .

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Ilirjan me erdhi keq per ty
    Kur shkrove per driteroin.
    Po kur e di kush ta ka Bo Ca pret autobuzin.
    Fotografia xhaxhait tend vuajtjet e ish te perndjekurve i shitet vete Duke u nda neper bijat e ppsh.
    Edhe ai kusheriri YT qe morì paret e te vellait dhe sju dha gje femijeve te atij.
    Tani mbylleni gojen e i mbani sigurimsit ne kurriz .

  6. Kuq e zi says:

    Z.ilirjan
    Lexova shkrimin dhe ne kte shkrim shoh qarte krenarine tuaj jo sepse mbron nderin e familjes tende por sepse tregon qe xhaxhai yt protestoi kur te gjithe qepnin gojen
    Me vjen keq sepse kategoria juaj duhej te ishte ne krye te pd jo ti jepte flaken vetes mbas 25 vjetesh qe ra komunizmi
    Ju nuk do keni drejtesi sepse pd-n e pushtoi sigurimi kjo ndodhi menjehere pas vrasjes se arben brocit
    Nqs ju si te perndjekur do kishit pd-n gjeja me e pakte qe do bente byroja politike do kishte lene shqiperine por ngjarja rrodhi krejt ndryshe
    Drejtesia juaj fillon me marrjen e ksaj partie

  7. Mali says:

    Luli,hajduti,sherxhiu,spiuni,dallaveraxhiu,
    krimineli,i poshtri,dallkauku….etj. etjjjj,, sipas bëmave
    të tija në vite.
    Kije hasëm ,jepi hakun.!

    VOTONI VETINGUN!!!!

  8. Urimi says:

    Per Kozi,
    a e di pse duhet paguar dikush me koke,pasi zonja e thot me emer e mbiemer se kush ishte gjykatesi dhe vrasesi,prandaj duhet eprkrahur kete zonje e jo te behemi si kafhse dhe te shkojme pas vrasesit siq bajne femijet e azemit ku vet e vrane dhe vet e “qajne” apo per Lazaratin dhe drogen qe dihet se vet luli e ka krijuar si republike dhe tash akuzon Ramen per drogen dhe Lazaratin por ne anen tjeter ban thirrje publike te krijohet republika e re!!!!
    Per cilen republik e ka fjalen,per ate qe vret naten dhe qan diten?
    Pra zotrrote jo te gjithe ne shqiperi jane kafshe,prandaj duhet perkrahur zonjen dhe sulmuar lulin dhe kopene vrastare qe quhet PD.

  9. sot says:

    ILIRJAN! Na emocionove dhe na inatose!
    Turp për tërë LULAT dhe BERISHAT!
    VLLAHUTIN dhe LU !!

    NDIHMONI SHQIPËTARËT!🇪🇺🇺🇸🇦🇱

  10. kendveshtrimi tjeter says:

    edhe cfare se e paskan marr kete foton “pa lejen” e familjes?! cfare te jepka kjo foto, vota, pushtet, para?! eshte magjike, te sheron po je semure?! fundja pse te paska mbetur qejfi ty si nip, kur thua se si familje “me nje gjak” e paskeni mbeshtetur Berishen dhe Lulen e tij gjithmone?! shkurt asgje nuk mora vesh.

  11. Adi says:

    A ba ba ba Ilirian Blloshmi ! Cfare do te thuash me kete artikull qe ke shkruar ti zoti Ilirian ?
    A mos edhe ti do veprosh te na beshe hatan dhe te varesh veten si vellai I atij qe e vran me 21 janar ?
    Trim I madh shum ti Ilirian, por kujdes se mos te bie te fikt para Lulos dhe I puth opingat.
    Luan vetem Libohova nxori nje, se trojet e tjera shqiptare vetem pula, vica dhe derra rrisin.

  12. "BOHOTINA" says:

    Z. Ilirian! Kjo eshte nje nga poezite e librit te 12 me vjersha qe do te dale mujain tjeter. Kete poezi ia kushtoj xhaxhait tend. Ai e meriton. Librin e kam titulluar: “Revolte me heshtjen”.
    POETIT TË VRARË
    -kushtuar V. Blloshmi-

    Mallkim kush vjershat ia donte
    e me to udhën bënte pa droje,
    ndërsa vargjet e tij i recitonte
    për të s’ tha një fjalë goje.

    U vra se thoshte të vërtetën
    dhe kokën nuk e uli kurrë,
    përbuzte pa mbarim zgjedhën
    nuk donte populli të bëhej urë.

    Pati fat më të hidhur se tonin,
    ndaj vajtoj për të me pikëllim.
    Bilbilat me gur i qëllonin
    kur këndonin plot me adhurim.

    Ai kapte muzën më brilante
    duke ecur në udhë pa udhë,
    nuk ish manekin prej balte
    po një kolos që bëri bujë.

    Mos u trishto, o mik i mirë,
    larot që krihen çdo mëngjes,
    emri u humb në humbëtirë,
    ti i pavdekshëm je mes nesh.

  13. Jimi says:

    Me duket se revolta jote nuk ka te bej fare me bindjen tende politike. Ajo, bindja politike eshte perzgjedhja e deshiruar e gjithe secilit prej nesh dhe per kete askush nu ka te drejte t’na paragjykoje. Nga sa me larte kuptove se revolta jote ishte plotesisht e motivuar
    E pare e punes nje force politike serioze kur lufton per nje kauz te rendesishme, jo ne cdo momrnt munde te perdore trukun duke dashur te perfitoje polkitikishte nga figura te cilat jane martirizuar nga sistemi qe kaluam dhe qe i bejne nder jo vetem familjes por edhe mbare shoqerise!?
    E dyta dhe vertet me e peshtira eshte ajo qe ti thekson, cinizmi! Keto portrete martiresh dolen ne skene vetem per te plotesuar dekorin demokratik, se ne ditet e tjera askush nuk eshte kujtuar per ta dhe pasardhesit e tyre, dhe c’eshte me e keqja kete skenar te felliqur e realizuan pikerisht ata qe i martirizuan, prandaj edhe duhet te solisarizohesh me revolten tende, pavaresisht se keta martire tashme nuk jane vetem te familjes, por jane te mbare kombit.

  14. Egnatia says:

    E kam njohur Vilsonin qe ne moshe te re. Ishte i vecante si njeri, me kulture dhe edukate qe te bente per vete qe ne takimin e pare kur prezantoheshe.Te mahniste me inteligjencen qe kishte dhe per te gjitha keto.gezonte dashurine dhe respektin e gjithe njerezve te thjeshte pavaresisht nga “biografia e keqe” qe kishte per sistemin. Lexonte jashte mase, njihte shume mire gjuhen frenge dhe per kete fitoi dhe konkursin ne Televizionin Shqiptar per te dhene lajmet ne frengjsht qe fatkeqsisht nuk iu relizua per shkaqet qe dihen( biografia) . Kur punonim ne malet e Stravajt (Vishok quhej nese e mbaj mend mire ) ishte shume i trishtuar dhe thoshte qe ne vend te zbrisnja shkallet e televizionit tani jam duke zbritur malin e Vishokut. Sa dhimbje kishte ne shpirt. Vetem ai e dinte. Perpos te gjithe vlerave qe kishte ishte shume i thjeshte. Cdo here qe vinte nga Berzeshta na sillte dardha gjithe grupit ku ai pununte. Te gjithe e donin e admironin per shpirtin qe kishte. Mbaj mend kur po hanim dreke te gjthe se bashku ulur ne frontin e punes pas nje bisede te gjate erdhi fjala per vdekjen. Vilsoni tha kush nga ne do te vdese i pari. Sikur e parandjente qe vdekja i sillej rrotull. Dhe fundi erdhi, por Ai mbeti si nje pishtar i pashuar dhe i pashuar do te mbetet. Vetem ruajeni portretin e tij mos e prekin duart e pista e bastarde te sharlataneve politike, se vete shpirti i tij do te renkonte e ndjehej i parehatshem atje ku ka rene. Ai si perket vetem familjes tashme por i perket te gjitheve atyre qe e njohen dhe e deshen per shpirtin e tij te lire.

  15. "BOHOTINA" says:

    O Z. JIMI! Nuk kuptova se c’ thua! Vertet. poezia si pjese e librit titullohet ; “Poetit te vrare”, ndersa tere vellimi e ka “Revolte me heshtjen” tende e timen qe na shtypin e varferojne ca krimba per nje cerek shekulli.

  16. Drejtësia says:

    O Ilirjan tani u kujtove për këtë soin e Lekëve,Bodëve e Kadilëve që na i tergon neve.
    Vazhdoni vazhdoni mbështetni.Dhe na thua se ju kanë përndjek e pushkatuar.

  17. return of saint says:

    TI nenshrohet vetingut partia e lulit te dorezoj parat e vjedhura qe arrin ne ca miliarda bashke me ca politikane dhe politikane mostruoze te se majtes dhe per demokracine mos u shqetesoni do behet ashtu si e enderroi Blloshmi dhe gjithe rinia e viteve 90

  18. Gjergji says:

    Po ajo gruaja qe fliste ne krah te Lul Bashes a nuk eshte e shoqja e te ndjerit Vilson Blloshmi. Mos duhet qe ta paguaje edhe ajo me koke nxjerrjen e fotos se te ndjerit?

  19. buj says:

    O CUN, AI PO PERDOR NJE POPULL TE TERE GJALLE TI THUA VILSONI I VDEKUR!.. shif mos perdoresh edhe vete nga ato qe flet…duhej te flisje njelloj si Vilsoni me shkretetiren e SAHARASE atehere kur i benin lavde Lulit minister jo tani qe Luli vocerr nuk po di nga t`ja mbaje e vetmja strehe eshte ajo cader aty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *