“MAGA” e Lulzim Bashës!

27 Shkurt 2017, 14:56Politika TEMA

Duke konfirmuar jo vetëm paaftësinë e tij, por edhe të njerëzve që e rrethojnë, Basha tregoi se do të bazojë fushatën e ardhshme në slloganin e marrë nga fushata e Trump, “Make Albania Great Again”.

“MAGA”, e shpallur bujshëm në faqen e parë të RD-së ditën e sotme, duket se është vizioni i kopiuar i Bashës për Shqipërinë.

Ndërsa presidenti Trump evokoi të shkuarën, për të përcjellë mesazhin një fushate të bazuar tek koncepti i “Amerikës mbi të Gjitha”, një rrymë politike e formuar në SHBA që në kohën e të ashtuquajturës “Doktrina Monro” e izolacionazimit të themeluar në vitin 1880, koncepti i Bashës bazohet tek një e shkuar që ka krijuar një kasaphanë të paprecedent në vend.

Ndryshe nga SHBA, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë një vend madhështor për të jetuar e “MAGA” e PD-së do të thotë rikthim në kohën kur armët demontoheshin në mes të një fshati nga fëmijët dhe gratë, kur protestuesit vriteshin në bulevard apo kur policia kontrollonte vetëm gjysmën e territorit.

Do të thotë rikthim në kohën e skemave piramidale, grushtit të shtetit, në kohën e terrorit të SHIK-ut, në kohën e ndërtimeve pa leje, në kohën e skafeve, në kohën e Lazaratit apo aferave si CEZ, që për pak falimentuan për së dyti ekonominë shqiptare.

Ndaj, më mirë se sa sllogane të vjedhura nga një superfuqi me histori dhe trashëgimi krejt tjetër, Basha do të bënte mirë që t’i kërkonte stafit të tij të përkushtoheshin në hartimin e një programi të mirëfilltë ekonomik, politik dhe social, diçka që partia që pretendon të marrë pushtetin, tre muaj përpara zgjedhjeve ende nuk ia ka prezantuar shqiptarëve.

1 komente në ““MAGA” e Lulzim Bashës!”

  1. lavdosh says:

    E shkuara e Shqiperise:
    – Rregjimi komunist- Berisha u perpoq qe ta zendesonte me rregjimin e tij
    – Ngjarjet e 1991: per gjithe meriten e ngjarjeve, nuk mund te them qe cdo gje ishte organizuar nga Ramiz Alia
    – Votimi i May 1996- Berisha krijoji dhe ngriti sistemin e vjedhjes se votes
    – Firmat piramidale- Berisha krijoji sistemin perfekt te vjedhjesduke promovuar krijimin e nje shoqerie dembele
    – Shkaterimi i 1997- Berisha ndoqi politiken e tokes se djegur-Pas meje qameti
    – Gerdeci- Berisha i pa skrupullt per perfitime familjare
    – Sistemi arsimor- Berisha krijoji piramidat e reja qe krojojne diploma, dembele dhe pasurojne kasten e vet
    – Sistemi i drejtesise- Berisha krijoji korporaten e drejtesise te perbere nga kriminele
    – Sistemi shendetesor-Berisha shkaterroi cdo gje
    – 21 Janari- Berisha tregoi forcen si hapin e fundit per te sunduar kete vend perjete.Kjo nuk i eci
    A me thote njeri se cilen pjese te historise evokojne keta me MAGA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje