Make Albania Lady Again!

27 Shkurt 2017, 10:44Politika TEMA

“Make Albania Great Again” –MAGA!

Ta bëjmë Shqipërisë sërish madhështore – të madhe.

Me këtë titull hapej dje Rilindja Demokratike shoqëruar fotos së disa senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë që kanë shprehur mbështetje për protestën e saj(http://www.rd.al/2017/02/faqja-e-pare-308/).

Është e pabesueshme sesi mundet të arrijë tallja – edhe me veten – deri këtu.

Zoti Basha është shkolluar jashtë vendit – cilësi kjo që mbahet për gjë të madhe në këtë vend – dhe presupozohet se duhet të jetë pak më i kthjellët në këtë drejtim.

Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë madhështore, as e madhe.

Ka qenë përherë e zhelosur, apo në variantin më të mirë, për ta thënë me një përkufizim të Konicës: Ajo ka patur një dinjitet tragjik.

Zoti Basha dhe të tijtë ofrojnë këtu një lexim alternativ duke mbajtur ndoshta Skëndërbeun në mendje.

Por edhe në kohën e Skënderbut, punët nuk kanë qenë mirë.

Nëse redaktorët kanë patur në mendje “Shqipërinë Zonjë”, sipas një përfytyrimi rilindas, atëherë edhe mund të mirëkuptohet problemi, pasi nuk do kishte kuptim titulli: Make Albania Lady Again, shkruan Respublica.

Ndërkohë që mesazhi duhet dhënë anglisht, për të kujtuar se PD-ja është forcë proamerikane, madje pro Trump dhe se në këtë kuadër Donald Lu nuk përfaqëson asgjë.

Një mesazh komik dhe një titull që nuk do të duhet të kalojë titujt e ZP-së gjatë miqësisë me sovjetikët.

Do na mjaftonte shumë një Shqipëri normale.

1 komente në “Make Albania Lady Again!”

  1. Syleshi says:

    Mut Akoma Gomare Albaneze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje