Maqedoni, Zaev i dorzon 67 firma presidentit për qeverinë e re, të mërkurën vendimi

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev është  kryeministri i ri i Maqedonisë.

Ai i dorëzoi  sot presidentit Gjorge Ivanov, nënshkrimet e deputetëve të partisë së tij dhe partive politike shqiptare, për të drejtuar qeverinë.

Zaev  u shpreh se pret që presidenti Ivanov t`ia ndajë mandatin në një afat sa më të shkurtër kohor.
“Pres që zoti Ivanov të më ndajë mandatin në një afat sa më të shkurtër kohor që të mund të fillojmë bisedimet për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë”, tha lideri i LSD-së.

“Në dorë mbaj 67 nënshkrimet e deputetëve të përbërjes së re parlamentare, si garanci për mundësinë e formimit të qeverisë së re për qytetarët e Maqedonisë. Njëkohësisht këto nënshkrime mundësojnë që të përfundojë kriza në Republikën e Maqedonisë dhe shteti përfundimisht të ecë përpara“, deklaroi Zaev.

I pyetur nga media lidhur me ofertën e liderit te VMRO DPMNE për ta mbështetur të bëhet kryeministër, ai nuk ka pranuar ta  komentojë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Maqedoni, Zaev i dorzon 67 firma presidentit për qeverinë e re, të mërkurën vendimi”

  1. koha jone says:

    Bravooo!! Maqedonia me Zaevin do te beje nje kthese te re , duke bashkepunuar me te gjitha partite shqipetare , si dhe me te gjithe fqinjet e saj .
    Zaevi foli qarte dhe paster ,nqs ne nuk do te permbushim premtimet , populli do te na ndeshkoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *